Tip:
Highlight text to annotate it
X
Pėrshendetje
Jam i lumtur qė kaq shumė qytetarė kosovarė tani po marrin pjesė
nė bisedat e rėndėsishme pėr dialogun me Serbinė.
Kjo është gjë e mirë. Megjithatë, dëshiroj t’i qartësoj disa gjëra.
Ne besojmė se thelbi i marrėveshjes ndėrmjet Kosovės e Serbisė duhet tė vijė nga vetė palėt.
Por, ka kufizime ēka do tė pranojmė.
Ne jemi të përkushtuar ndaj Kosovës; jemi të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe suksesit të saj ekonomik.
Jemi plotësisht të vetëdijshëm për rolin historik që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë luajtur
për t’i dhënë fund konfliktit në përgjithësi në Ballkan dhe në veçanti në Kosovë.
Nuk duam që të kthehen ditët e dikurshme; nuk duam që të shohim një marrëveshje
që do të krijonte më shumë probleme se sa që do të zgjidhte.
Duam të ndihmojmë në arritjen e një marrëveshjeje të zbatueshme,
të qëndrueshme dhe që i kontribuon stabilitetit në rajon.
Çdo marrëveshje duhet të garantojë sigurinë për të gjithë qytetarët e saj, duke përfshirë grupet e pambrojtura,
serbët e Kosovës dhe kishën ortodokse serbe.
Javëve të fundit ka pasur pak retorikë të padobishme,
duke përfshirë edhe kërcënime dhe gjuhë të tillë që e kemi dëgjuar gjatë ditëve të këqija të dikurshme të komunizmit.
Kjo duhet të ndalojë.
Deklaratat e tilla minojnë gjasat për zgjidhje dhe i ngritin tensionet.
Dhuna dhe kërcënimet për dhunë janë të papranueshme.
Ne do të qëndrojmë krah jush gjatë këtij rrugëtimi.
Gjatë javëve të ardhshme, dëshiroj t’ju njoftoj me disa prej diplomatëve të sapoardhur në ambasadën tonë,
të cilët iu kanë bashkuar ekipit tonë për të siguruar që partneriteti ynë me Kosovën mbetet i fuqishëm.