Tip:
Highlight text to annotate it
X
Titrimi:
AnDi Shehu
shehuandi@hotmail.com
Nuk të dëgjoj dot.
Janë zilet e tyre!
I kam pasur në vesh
për 10 orë.
Ding-***, ding-***.
Rreshter.
Ku është Majori Lens?
Jemi kthyer tek komanda
tek ajo godina e gurtë. Majori është këtu.
Thirre, koloneli
është këtu.
Ndal!
Kolonel! Jam i gëzuar
që të shoh!
Ata trupa...
Uli poshtë ata trupa!
- Çfarë po bën? Uli poshtë!
- Patjetër. Po, zotëri.
- U sulmuam...
- E di këtë, por nuk dua t'ia di!
Uli poshtë ata! Poshtë!
Nuk i dua ata djem të varur atje.
Do të rrimë në këtë qytet
derisa të kemi lidhje, kurdo që të vijë.
Sot, nesër,
derisa botës t'i vijë fundi.
Për hir të tyre,
nëse nuk ka arsye tjetër.
- Nënrreshter?
- Po, zotëri.
- Është luftë e vështirë.
- Është privilegj që shërbej me ju.
Mirë, dashtë Zoti, do
të bëjmë atë për të cilën erdhëm.
- Gati, zotëri.
- Vazhdojmë!
Pelegrin, edhe ne
luftuam për këtë komb.
Pesë pulla poste, të lutem.
- Faleminderit. Gëzuar Krishtlindjen.
- Gëzuar Krishtlindjen.
Faleminderit shumë.
Të uroj një Krishtlindje të gëzuar.
Për me avion në
Kingston, Xhamaika.
Vetëm pulla poste?
Pulla poste
25 centëshe, ju lutem.
Më falni, zotëri?
Pulla poste 25 centëshe, ju lutem.
- Rodolfo.
- Ti.
- Shoku.
- Shtypi.
Në rregull.
- Hetues Riçi jeni?
- Kjo është historia ime.
Kam dëgjuar
për ty.
Epo mirë, duhet
të ndryshosh miqtë atëherë.
Unë jam Tim Boili.
Lajmet e Përditshme.
- Çfarë ndodhi?
- Lexo për këtë në tendën e Nju Jorkut.
Ata ikën që këtu bashkë me ''The Time'',
''Newsday'' dhe me çdo kanal tjetër...
...që ka televizori. Nuk i ke
dëgjuar ato të mëngjesit?
- Krisht.
- Shko gjej një mur për të qarë.
- Humba.
- Duke ardhur këtu?
Gjej një mënyrë tjetër
për një dollar për të ndryshuar xhepat.
- Është dita ime e parë si gazetar.
- Ndoshta e fundit.
Mirë se erdhët në Nju Jork.
Bëhu si governatori Rokfellër:
- Eja dhe largohu në të njëjtën kohë.
- Më jep pak kohë.
Gjithçka mund të ***ë
është ndjesi e zbrazët, djalë.
Krimineli është në Belevu,
në katin e tetë tek galeria e kikirikëve.
Viktima është më i vdekur
sesa një birrë e djeshme.
Dëgjova se s'kishte të veçantë
as kur merrte frymë.
Detyra ime e ardhshme do të jetë mbushja
e kutive të votimit në Stejtën Ajlend.
Më kujto të votoj. Atje jetoj.
Edhe shumë policë. Ik në shtëpi, djalë.
- Mos ndalo për bukën.
- Hë tani, hetues.
Duhet të ketë ndonjë punë për mua.
Të të ndihmoj pak?
Do të luaj Santën tek Pa-ja
për Krishtlindje. Ose do të...
...paguaj Sunë nga Hong Kongu për tek sheshi
që të të çajë veshët si Saçmoja.
Po sikur të të vendos
një ngjarje në favorin tënd?
''Polici i mirë
ndihmon fëmijët e varfër''
Për nder, do të fitosh
3 muaj të Shtunash nga kjo. Forca.
S'mund të kthehem pas
të krijoj biografira.
I shikon ata tipa?
Mos u kthe.
Po shkojnë në Harlem
për të hetuar banesën e kriminelit.
E vetmja çështje që ajo dyshe dinamike
ka hapur ka emrin e Shaferit të shkruar,
por ndoshta do të pikasësh diçka.
Mos i përmend ata njerëz.
- Nëse të duhet një citim, më thirr.
- Mirë.
- Hagerti, Dillard?
- Po, çfarë është?
- Merreni këtë djalë me vete.
- Faleminderit. Faleminderit.
- Eja.
- Në rregull.
Do të fillojmë nga
dhoma e gjumit e në kthim.
Mbylle derën
pas vetes, djalë.
Krimineli është shumë,
shumë fetar.
Asgjë të gabuar me
qenët drejt me Zotin.
Edhe një hero lufte.
Shiko këtë, një Zemër e Purpurt.
Kith, bombarduesi.
Muhamed Aliu s'do ta kishte
mposhtur. Shumë i shpejtë për Xho Luisin.
Ai mund të vrapojë,
por nuk mund të fshihet.
Deni, çfarë dreqin
është kjo?
- Çfarë gjete aty?
- Nuk e di. Është e rëndë.
Çfarëdo që të jetë, s'duket
e lirë. Duket e shtrenjtë.
Gruaja ime kërkon në tregun
e vjetër për këto lloj gjërash çdo fundjavë.
Seriozisht e kam,
kjo gjë nuk është normale.
Pa dyshim
nuk është normale.
- Bëj prapa, plako.
- Më falni.
Asnjë problem.
- Profesor Bruksi.
- Po.
Marr shumë nga këto gjëra.
Gurë të lashtë. Antike të veçanta.
Duket sikur çdo idiot
në botë...
...që gjen diçka në oborrin e tij
më ngatërron me Irisin.
Vendoseni këtu.
Nga mitologjia greke.
Ajo është zëri besnik i Zeusit.
Ajo fluturon nga njëri vend
në tjetrin dhe i jepet respekt...
...nga të vdekshmit
dhe nga të pa...
...të pavdekshmit.
- Ku dreqin e gjetët këtë?
- Tek banesa e kriminelit.
- Ka këtë shenjë...
- Mos e prek.
Kjo është 450-vjeçare.
Është Pranvera e humbur
nga Santa Trinita.
Është Nina, Pinta
apo Santa Maria?
Për Zotin, hetues.
Është ura harkore
më e vjetër...
...eliptike në botë.
Është në Firence, Itali.
Ndërtuar nga Amanati.
Kjo ishte njëra
nga statujat mbi të.
Primavera, që do të thotë
''pranvera''.
Kjo kokë ka
qenë e humbur...
...që kur nazistët
e shpërthyen urën më 1944.
O Zot!
Kjo është minierë ari!
Një minierë ari!
VRASËSI I KOKËS
Kryevepra italiane shumë milionëshe
gjetur në një banesë të Harlemit
Gëzuar Krishtlindjen.
Nga Tim Boili.
Djali i zgjuar.
Z. Hektor Negron?
I dashur, kthehu
në shtrat.
Të lutem. Mjaft.
Më duhet pak pushim,
mirë, shpirt?
Thonë që nuk ke folur
apo ngrënë për dy ditë.
Do të përpiqen
të të ushqejnë me forcë.
Të të ringjallin,
si Jezusi.
Hë tani. Kam ecur në gjithë
Nju Jorkun duke pyetur për ty.
Kam folur me të gjithë,
policët, motrën tënde.
Fola me kushëririn tënd në San Zhuan.
Je i pastër si një tabelë shëndeti.
Nuk ke asnjë fëmijë,
asnjë borxh, asnjë armik.
4 vjet në shërbim.
Zemër e Purpurt.
25 vjet me një martesë
të lumtur,
derisa zemra
e gruas suaj pushoi.
Pra, pse vendose një revolver gjerman
në kraharorin e një burri...
...3 muaj para pensionit tuaj?
5 milionë dollarë.
Kaq mund të kushtonte
ajo kokë në tregun e zi.
Çfarë bën ajo e varrosur
atje në fund të dhomës tënde?
Rrezikohesh me 25 vjet, or mik.
Nëse nuk gjen një avokat,
do të pish tableta depresioni...
...në këtë çmendinë
për gjithë jetën.
Por historia ime mund të të ndihmojë.
Dhe ty të duhet ndihma, or mik.
Enriko, çfarë lloj tregtari
i artit specializohet tek nazistët?
Sepse është
një biznes fitimprurës.
Ju amerikanët e doni punën
më shumë se ''dashurinë''.
Shpirti im, mos
po më heq mënjanë?
Pina, jo.
Mos eja këtu.
Enriko, ti më the
se doje vetëm 10 minuta.
Ndoshta duhet të çohem. Bota
mund të jetë përmbysur, nuk do ta di...
...sepse kemi shkuar
për dy ditë. T'ia ***ësh ulërimës.
Bota është ende këtu.
Ti dhe unë
jemi ende këtu.
Shpirt, jo tani.
Ja përsëri.
Më fal.
Në rregull?
O Zot.
Çfarë ndjesie!
Po më heq trurin, shpirt.
Po, të dua
për vdekje.
ART, VRASJE DHE MISTER NË NJU JORK
Kryevepra italiane e Luftës II Botërore
që kishte humbur, u gjet në shtëpinë e
një punonjësi poste të akuzuar
dhe ndez polemikat ndërkombëtare.
Unë...
Çfarë është, z. Negron?
Unë... Unë e di.
Ti di çfarë?
E di kush është
njeriu që fle!
- Ti di çfarë?
- E di se kush është njeriu që fle.
LUMI SERÇO - TOSKANA, ITALI
FUSHATA E VJESHTËS, 1944
DIVIZIONI I 92-të KËMBËSOR
USHTARËT BUAj - KOMPANIA XHORXH
Mami.
Dua mamin.
DIVIZIONI I 92-të KËMBËSOR
USHTARËT BUAj - KOMPANIA FOKS
Më vrisni tani! Më vrisni tani,
dua të kthehem tek mami im!
Nuk dua të jem këtu.
Dua të jem në shtëpi!
Më vrisni tani!
Më vrisni tani!
Jezus, dua mamin tim!
Nuk dua të vdes! Nuk dua të vdes!
- Hektor, qepja gojën.
- Po, zotëri.
- Nuk dua të vdes!
- Qepe gojën!
Do që të na vrasësh të
gjithëve? Kjo është mamaja jote tani.
- Mos mjafton kaq?
- Vazhdojmë ecim.
- Po ia del mirë, plako.
- Më ndihmo, o Zot. Më ndihmo, o Zot.
Më ndihmo, o Zot,
jam përgatitur për Ty.
- Tutje nga unë, snajpër ngacmues!
- Bishop, Trein, ndryshoni rradhën.
Bishop, merr të jashtmen.
Trein, merr të brendshmen.
- Çfarë është kjo?
- Merr rradhën e brendshme.
- Çfarë është kjo?
- Jepi. Ndrysho vendin, budalla.
Më lër pak vend.
Bishop. Pse duhet
të kalojmë lumin?
Sepse në anën tjetër shesin
kulaç në hi dhe birrë.
- Hajmalia ime e fatit më jep forcë.
- Ajo gjë koti që gjete...
...në kanalin kullues
të Firences?
As një tas supë breshke nga xhaxha Amosi
s'mund të nxjerrësh me të.
Vlen më shumë
sesa një tas supë!
Trein.
Hektor, ti flet italisht.
la vlen disi ajo koka e prerë?
- Ti flet si nga Porto Riko, or mik.
- Qepeni.
Vazhdoni ecjen.
SHËRBIMI NAZIST NË VALË TË SHKURTRA
BERLIN, GJERMANI
Ju flet Gjermania,
Ju flet Gjermania.
Guten morgen,
Divizionit të 92-t.
Ushtarë buaj,
mirë se erdhët në luftë.
Kemi qenë
duke iu pritur.
A e dini se Uehrmahti ynë gjerman
ka qenë duke gërrmuar bunkerë...
...për 6 muaj në linjën gotike?
Duke pritur.
Komandantët e bardhë patjetër
që nuk do t'ua thonë.
Pse? Sepse nuk duan
t'ia dinë nëse vdisni.
Por gjermanët nuk kanë
asgjë me zezakët.
Prandaj po ju paralajmëroj tani,
me zemër dhe me shpirt.
Shpëtoni veten,
vëllezër zezakë.
Pse vdisni për një komb
që nuk iu do?
Një komb që ju trajton
si skllevër.
Mos thashë ''skllevër?''
Po, ashtu thashë.
Pse nuk ia qep gojën?
Çfarë po thotë ajo?
Berlini mundet të dërgojë
plehra të tilla deri këtu...
...por nuk na jep
supë patateje.
Vetëm armët individuale,
me komandën time.
Kemi mjaft municion
për një orë, ndoshta dy.
Shiko rreth e rrotull.
Shikon ndonjë ushtar të bardhë
në lum pranë teje?
Do të dërgojnë ndonjë
ushtar të bardhë të vdesin me ju sot?
- Patjetër që jo!
- Qetësohuni të gjithë. Adolf Hitleri.
Duke folur idiotësira.
Mos i besoni asnjë fjale!
Ata ***ë gënjeshtarë mendojnë
se jemi majmunë, babuinë, jonjerëzorë.
Tregoji kush jemi, Trein.
Mendoni për fëmijët tuaj
të varfër,
familjet tuaja
që vuajnë në shtëpi.
Njeriu u bardhë amerikan...
...po ju përdhunon gratë
dhe vajzat tuaja.
Xhoni është i zënë tani
në dhomën tuaj të gjumit me gratë tuaja,
vajzat tuaja, madje dhe me bijtë tuaj.
Dhe kush do ta ndalë nëse vdisni sot?
Mos mendoni se përfituesit
në Uashington D.C...
...duan t'ia dinë për fëmijët tuaj?
Ata nuk po mendojnë për fëmijët tuaj!
Ata janë pranë familjes tani.
Duke fjetur, në një krevat
të ngrohtë dhe të këndshëm.
Mendoni për sakrificën
që ju po bëni,
thjesht për privilegjin e të qenit
qytetarë të klasit të dytë në atdhe.
Ku mund të votoni?
Ejani në anën
e fitimtarëve...
...dhe, ju lutem,
më mësoni ato kërcime.
Lindi Hopin dhe Tulet e Zeza.
Lufta është idiotësi, djema.
Më mirë hidhni armët,
dorëzohuni dhe kërceni!
Dilni nga ajo luftë e ftohtë, maçokë!
Ke më shumë biskota?
Jo.
- Apo diçka tjetër?
- Jo për ty.
Do të të *** para
për një biskotë vitaminoze.
Kalo përtej
dhe kërkoju zezakëve.
Po ti?
Zëvendës je?
Trupat ushtarake 65.
Mendova se ishin ende
në Rusi duke ngrirë.
- Pra?
- Ke ndonjë biskotë?
Jo.
Duhet të të kenë dhënë diçka.
Nëse vdes, mund t'i marrësh
të gjitha racionet e mia,
por për tani,
qepe gojën!
Më është bërë stomaku vrimë.
Kaloni këtej.
Ndjeni ngrohtësinë e popullit gjerman.
S'mund të dëgjoj asgjë
nga dërdëllitjet e asaj kurve.
Ne kemi ushqim të ngrohtë,
pula të pjekura,
perime, patate të ëmbla
dhe madje edhe biskota të shijshme...
...direkt nga furra,
ashtu siç ua bën mamaja.
Djema.
Unë kam këtu
dy biskota të bardha për ju.
Ushtarë të zinj.
Maçokë të lezetshëm.
A ka diçka
të veçantë për ju.
Dhe ju mund të keni
çfarë të doni.
Ajo kurvë e mallkuar
do të plasë ndonjë konflikt rracash.
Mos është grua e bardhë, oficer?
Si e keni emrin, ushtar?
- Lejtnant Birdsong, zotëri.
- Kush është ajo?
- Keni dëgjuar për Tokio Rozën, zotëri?
- Po.
Ky është version gjerman. Aksis Selli.
Ajo na viziton herë pas here.
- Amerikane është ajo?
- Nuk e di, zotëri.
E keni pyetur veten
çfarë ndjesie ka të jesh i lirë?
Të jesh zot i vetes?
Të jesh krenar?
Duhet një snajpër për të plasur
trutë e asaj grinjareje përtej Serçios.
S'mund të shoh asgjë me këto.
Më sistemo një çift më të mirë kufjesh.
Tani, dhe një gotë ujë,
shpejt.
Po, zotëri.
Negative, Abel 6. Qëndro aty
dhe prit për urdhra të tjerë. Marrje.
Çfarë do të bëjë ai,
t'i ***ë një puthje në buzë?
E vendos veten një milje larg me kontrollin
e zjarrit dhe ankohet pse nuk shikon.
Duhet të ishte atje
me njerëzit e tij si kapiten i vërtetë.
S'ka ndenjur aq
sa të mësojë.
Po, edhe ti s'do të jesh këtu
për shumë kohë duke e dëgjuar.
Njeri i bardhë budalla.
Tani!
Jepi, ta marrë dreqi.
Pagure të reja,
ujë i freskët, zotëri.
Ushtarë buaj,
merrni hapin e parë, miq.
Ne kemi zjarre të ngrohtë.
Shumë...
- Mbaje.
- Po, zotëri.
Herën tjetër dua
që ta heqësh kapakun.
Po, zotëri.
Vejushave gjermane
u pëlqejnë meshkujt e fortë...
...më shumë se lëpirëset.
Dhe neve na pëlqejnë lëpirëset.
Kjo është ajo që shet kuleçë në hi
dhe birrë, Bishop?
Truri yt të është ngatërruar keq.
Për herë të fundit,
qepe atë gojë!
Po na sulmojnë!
- Vazhdojmë!
- Të shtypim zjarrin!
Tërhiquni!
Tërhiquni!
Tërhiquni!
Tërhiquni!
Eja, Trein! Jepi, lëviz!
Shpejt, shpejt, shpejt!
Zjarr!
Zjarr!
Kompania Xhorxh. Kërkon artilieri
në informatat 4, 7, 9 dhe 1-6!
- Dërgoni postën!
- Ku dreqin jeni?
- Kemi kaluar!
- Çfarë?
Jemi me xhaxha Xherrin!
Zjarr, në informatat 4, 7, 9
dhe 1-6!
Është e pamundur për ju
që të jeni në anën tjetër të lumit.
- Mos është Hags që kërkon ndihmë?
- Hags? Cila është pozita juaj?
Zotëri! Hugsi ka vdekur!
Stemps këtu! Dërgo postën!
- Dërgo postën tani!
- Shkruaj emrin e tij. Stemps.
Stemps.
Kaloi ai?
Ai po gënjen.
Tani, dërgoni zjarr tek 2-3,
2-4 dhe 2-5.
- Ajo është Ruden, kompania Foks.
- Po kompania Xhorxh? Kanë kaluar?
Vetëm se jam i ri për këtë grup
nuk do të thotë që duhet të diskutoj...
...me një lejtnant të dytë që vepron
si zezak arrogant. Më kuptove?
Më kuptove, ushtar?
Po, zotëri.
Zjarr tek informatat
2-3, 2-4, 2-5.
Po, zotëri. Zjarr tek
informatat 2-3,
2-4, 2-5. Marrje!
- Zjarr tek informatat 2-3,
2-4 dhe 2-5!
Adolf Hitleri, kjo
është për ty.
Çfarë dreqin!
Radion!
- Tërhiquni!
- Po tërhiqemi!
Ndaloni zjarrin! Ndaloni...
Rregulloni zjarrin!
Rregulloni zjarrin!
E përsëris,
rregulloni zjarrin!
Kërkoj artilieri në informatat
4, 7, 9, 1-6! Dërgoni postën!
Zjarr!
Zjarr!
Po vjen!
Hiqmu tutje!
Ndihmë!
Ndihmë!
Ndihmë!
Më mbuloni!
Jepi.
Jepi.
Mirë. Ti dhe unë duhet të shkojmë
tek ajo pema. Mirë?
- Në rregull.
- Shpejt!
Shpejt, shpejt, shpejt!
Ulu poshtë, ulu poshtë,
ulu poshtë!
O Zot!
Po vij aty lart!
Më tako, Jezus!
- Qepe.
- Bishop, edhe ty të morën.
- Jo. Dëgjo!
- Jemi të vdekur, Bishop? Të vdekur jemi?
Jo, më dëgjo. Ishe i vdekur.
Në rregull? Por të solla përsëri.
Ti nuk do të vdesësh derisa
të marr paratë e mia. Më ke 1400 dollarë.
Shiko këtu. Kontrollo atë mullar.
Ai dreq po lëviz.
Çfarë është kjo?
Artur!
Artur, ku je?
Artur!
Artur.
I bukur.
Ku e gjete?
Më shiko kur ta hedh.
E vogla fytyra e zezë,
Abisiniani i bukur,
Prit dhe shpreso,
ora tashmë ka ardhur,
Kur ne do të jemi
pranë teje,
dhe për të të dhënë
një ligj ndryshe dhe një mbret ndryshe...
Artur! Tani, jam 9 vjeç.
Lëviz, snajper, shpejt!
Mirë, ndoshta jam 8 vjeç.
Me të vërtetë jam 8.
Zot i Madh!
Një gjigand çokollate.
Më ndihmo.
Do të të *** një babane,
gjigandi prej çokollate.
Më vjen keq, djalë. Dhashë
gjithë fuqitë e mia.
Përdor bishtin tënd,
gjigandi prej çokollate.
Jezusi po të pret, djalë.
Kjo botë s'vlen
për asgjë.
Jo, të lutem mos ik.
O Zot, sa më dhemb!
Jepi.
Jepi.
Djalë! Djalë!
Djalë.
Merr frymë?
Gjigand, ti nuk shijon
si çokollatë.
Mos qëllo.
Mos qëllo.
Ti s'mund të më vrasësh.
Unë jam i padukshëm!
Eja, djalë.
Forca.
Shkojmë.
Trein! Trein!
Jo.
Ku është Trein?
Ai nuk...
Nuk ia doli.
Ai zezaku ishte i lojtur fare.
Ti e dërgove mbi kodër?
- Nuk i thashë të rrezikonte jetën.
- Nuk është faji i askujt.
Ai djalë u lind
mbi kodër.
Pas meje.
KOLONJORA
TOSKANA, ITALI
Pako e veçantë
për Hitlerin.
Shën Mëri e Shenjtë.
Trein!
Trein!
Trein, o budalla!
Mendova se kishe vdekur!
Të thashë që po shkonte
mbi kodër.
Mos.
Mos dreqin ai...
Do të presim këtu sa të errësohet
dhe pastaj do të kthehemi.
Mirë.
Kjo dreq është e rëndë plumb.
Bishop!
- Ku po shkon?
- Ju kaloni përtej lumit po të doni.
I vetmi person me fat këtu
është ai.
Plus, ai më ka 1400 dollarë.
Këto janë para...
...që mund të më mbajnë
për pjesën tjetër të jetës.
Edhe nëse pjesa tjetër e jetës sime
është sot.
Në dreq të shkojë.
Unë jam në vështirësi.
- Xhisi Ouens!
- Xhek Xhonson.
Shko foli gruas tënde
atje lart.
Kurrë nuk jam ndjerë kaq i vetëm
në jetën time, Bishop.
- Kam ëndërruar shumë.
- Po.
Zezak, nuk më interesojnë ëndrrat
e tua. Dua paratë e mia.
Kam diçka që vlen
më shumë sesa 1400 dollarë.
Më mirë se kockat e maces
së zezë. Të bën të padukshëm.
Të jep fuqi
sa për pesë vetë!
Unë mendoj
se të kanë rrjedhur trutë.
Kurrë nuk më ke parë të kaloj vijën
për asnjë fëmijë të bardhë si ti.
- Ti më the ta bëja!
- Nuk të thashë të na vrisje!
Uniforma nuk ndryshon asgjë për ne.
Kjo është lufta e njeriut të bardhë, Trein.
Zezakët nuk kanë të bëjnë fare
me këtë. Ky djalë nuk ka jetë gjithsesi..
Pse nuk ka?
Një jetë mirësie nuk është çfarë këta njerëz
të bardhë kanë zgjedhur për fëmijët e tyre.
Më shiko mua.
Libri i Mirë thotë,
Proverbat 22:16.
''Rrite fëmijën në rrugën që duhet të
ndjekë dhe ai nuk do të largohet nga ajo.''
Tani, ai është stërvitur
që të urrejë.
Dreqin, jeta e tij nuk vlen
as sa një dollar kinez.
Dëgjo këtu, Bishop.
Ky djalë nuk të ka bërë asgjë.
Ti nuk e doje më parë,
apo jo?
- Ku po të çon mushka, Sem Trein?
- Stemps, do të lëvizim apo jo?
Do të rrimë këtu sonte. Unë dhe Bishopi
do të marrim shërbimin e parë.
Hektor, ti dhe Treini të dytin. Jepini
djalit çfarëdo ndihme të parë që të keni.
Në çfarë belaje
na ke futur tani, Diezel?
Gjithmonë do të ndodhë diçka
me ty, or mik. Merri, do të të duhen këto.
Forca, djalë.
Haje.
Haje.
Hë tani.
Ai nuk e merr ilapin.
Ma jep këtu.
Do pak çokollatë, djalë?
Nuk do të ngjitesha kaq shumë.
Ai do të vdesë për një javë.
S'kam qenë kurrë kaq afër
një njeriu të bardhë më parë, Hek.
Kurrë nuk kam prekur një të tillë.
As edhe të vdekur.
Nëse ky vdes, do të të ***
një bilbil si një çmim ngushëllimi.
- Seriozisht e ke se do të vdesë?
- Pse merakosesh për këtë?
Gjithsesi të gjithë
mund të vdesim për një orë.
Pse e puth gjithmonë
atë gjënë, Hek?
Më kujton gjithmonë se
kush është babai im.
Nuk më duhet ndihmë të kujtoj babain.
Ai quhet Çester.
Çester Trein.
T'i japim pak ujë djalit.
Ujë.
Artur?
Mund të të pyes
për diçka?
Çfarë do, djalë?
Mund të më thuash
se kush jam unë?
Hektor, e flet këtë italishte?
Çfarë po thotë?
Ai tha, ''Kush jam unë?'',
por kujt po i flet?
o Zot, e dija!
Mund ta shikoja në fytyrën
e tij! Shikoje, Hek.
Ule zërin.
Zot i Madh!
- Ai mori fuqi!
- Çfarë fuqie?
Zoti e dinte. Në kohët e vjetra,
çdo gjë mund të fliste.
Pemët, zogjtë.
Nëse mund të dëgjosh gjërat e tyre,
atëherë kjo do të thotë që e kishe.
Ky djalë po qëndron
nën hijen e Zotit, Hektor.
Faleminderit, Jezus! Faleminderit që
i përmbahesh Fjalës Tënde të Shenjtë, Zot!
Halelujah!
Faleminderit, Jezus!
Qetësohu.
DIV. 92-të KËMBËSOR - KOMANDA E REGJIMENTIT
GALIKANO - TOSKANA, ITALI
- Gjeneral Almond.
- Kolonel.
Kam një foto
që duhet ta shikoni, zotëri.
Harroje për një minutë. Sa keq
janë numrat që nga e djeshmja?
- Keq, zotëri.
- Dhe Ajku zemërohet kur më jep...
...kamarierë dhe llustraxhinj
për të luftuar nazistët.
Gjermanët janë nën tokë.
Dhe ajo artileri në La Specia po na vret.
15 mijë ushtarë me ngjyrë.
Një në katër vritet.
Dhe gjithçka dëgjoj
është një artileri e mallkuar?
Edhe ne kemi armë, këtu.
Shikon, kolonel? Unë e kam një.
Ky divizion me ngjyrë...
Ky është një eksperiment, Xhek.
Një ekperiment. Këto janë zezaket e para
të Eleonor Rusveltit. Jo tonat.
- Zotëri, me respekt, nuk bie dakord.
- Prandaj të dërguan këtu, Xhek.
Për të më drejtuar
në Botën e Re.
Një dhuratë nga britanikët.
Marrë nga 3000 metra. Shikon?
Është një skuadrilje gjermane
në Lama Di Sotto. Dy ose tre regjimente.
- I druhesh një sulmi të papritur?
- Shpresoj që jo.
Mora përforcime
nga një partizan.
Çdokush që shtyp rrush
me këmbë nuk mund t'i zihet besë.
Gjej ca gjermanë
për konfirmim.
Jemi duke punuar tashmë, zotëri.
Kapiten Ruden!
- Mirëmbrëma, gjeneral.
- Eja.
Gjermanët mund të planifikojnë
kundërsulm poshtë tek Lugina e Serçios.
Na duhet një gjerman për
ta konfirmuar. A bëni patrulla atje?
Kompania Xhorxh ka një njësi
të përqëndruar në atë zonë.
- Si?
- Ata kaluan përgjatë Serçios...
...përtej kodrës Mein në pikën e dobët.
I dëgjova të kërkonin artilieri.
Mund të ketë thyer kontrollin e Xherrit
mbi lumin. Kapiteni Noks nuk hapi zjarr.
- Pse jo?
- S'mund t'i shikonte, zotëri.
Nuk besoj të kenë kaluar,
ata u ndaluan.
Kisha kompaninë Foks të pozicionuar
poshtë lumit nga kompania Xhorxh.
Situata u nxeh shumë atje.
Katër prej tyre iu ngjitën malit.
Kanë armë dhe një radio
nëse janë gjallë.
- Kush janë ata të katër?
- S'duhet të jetë e vështirë për ta gjetur.
Njëri prej tyre është zezaku
më i madh që ke parë në jetën tënde.
Shumë mirë atëherë.
Largohuni.
O Zot, mbarova.
Eja, mjafton.
Po, shkojmë.
Dua diçka
për të ngrënë.
Gjermanët po largohen!
Tërhiqe ose do ta vras tani.
Po e tërheq
mesa fuqi që kam.
Hajde, hajde.
O Zot, kam uri.
Më në fund diçka për të përtypur,
më mirë sesa balta që na ushqejnë.
Lamtumirë mish.
Tani s'ka mbetur asgjë.
Ata nuk do të zënë
dhjam me të.
Të shpresojnë që të mbyten.
Qepeni, që të dyja!
Tani, të shohim nëse burri yt
do të kthehet nga Rusia.
Mari, Jozef, Jezus,
na e thoni nëse do ta shohim
apo jo përsëri.
A është ende gjallë?
Sytë nuk i kam njësoj
si dikur.
I poshtër!
Çfarë, çfarë, çfarë?
Nuk mund të bëjmë
as shaka? Hë tani.
Kjo është një lojë idiote fëmijësh.
Ju silleni zakonisht
si ***ë!
Vetëm se mban
teserën e partisë fashiste,
ai mendon se mund të bëjë
çfarë të dojë.
Vërtet?
Atëherë kush ishte ai që mori gjalpë
nga gjermanët dje?
Papa?
Ndoshta, sepse ne nuk ishim.
Dhe dritën?
Si u kthye energjia?
Babi.
Eja me mua.
Eja me mua.
Si u kthye energjia?
E vërteta nuk do të dalë
kurrë nga goja e tij.
Pas gjithë këtyre viteve
që njihemi,
mund t'i trajtoje
më mirë miqtë.
Çfarë nuk shkon me ty, baba?
Do të më thuash?
Është për faj
të Natalinës.
Çfarë ka bërë ajo?
Ajo më ka marrë
me sy të keq, shtriga.
Babi, ende me këtë histori?
Gjermanët vodhën lepurat
e tu, jo të saj.
Gjëra të çuditshme
po ndodhin.
Energjia ime u kthye,
Zoti e di se pas sa kohësh,
pas 2 vjetësh e gjysëm.
Do të të pyesja
për këtë.
Tani kjo shtëpi duket
si pishtar...
...për t'u parë nga të gjithë
banditët dhe gjermanët.
Është faji i Natalinës. Ajo do që të më
shohë të vdekur dhe të varrosur pas kishës.
Çfarë po flet?
Ajo lutet çdo ditë për ty.
E di çfarë të them?
Kthehu brenda
dhe kërkoju falje miqve.
Thuaji të gjithëve
që Musolini ta shpif,
dhe që nuk je më fashist.
Ky Duçe na bëri përsëri
superfuqi.
I vetmi gabim i tij ishte
që fle me atë poshtrin, Hitlerin.
Babi, Duçja e tradhëtoi Italinë.
Dhe do ta shohësh
sesi do të përfundojë.
Je ende e re,
vogëlushja ime.
Nuk di asgjë nga bota,
por do të kuptosh.
Nga kush?
Nga një fashist si ti?
Je njësoj si mamaja jote.
Dhe dikur ajo të thoshte
që këmishzinjtë...
...janë vetëm të mirë
për të fshehur pisllëqet.
Mirë, shkojmë.
Gjermanët!
Është shtëpia jote, apo jo.
O Shën Mari!
S'ka gjë.
S'ka gjë.
S'ka gjë, s'ka gjë.
Hektor, pyet kush është në krye.
Thuaji që jemi amerikanë.
Amerikanë?
Edhe unë.
Gjysëm.
Gjysëm.
Unë dhe motra ime Ida, gjysëm.
E quanim Ida e vogël
sepse ajo ishte bebja.
Të dyja bashkë
e bëjmë një amerikan.
Mirë, prisni.
Prisni.
Prisni. Prisni.
Prisni.
Faleminderit.
Kush është shefi këtu?
Ndokush që flet anglisht?
Ku janë gjermanët?
Kudo.
Unë quhem Renata.
- Ku ke mësuar anglisht?
- Isha kujdestare për një familje britanike.
Duhet të jesh shumë e mirë
edhe në shtrat.
- Mund të kujdesesh për mua. Do një Kamel?
- Mjaft, Bishop.
Unë jam Rreshteri i grupit, Aubri Stemps.
Kemi një djalë në nevojë.
Një djalë?
Ka një fëmijë.
O Zot.
Gjallë është?
Vendoseni aty.
Ngadalë.
Ngadalë.
Ku e gjetët?
Në mal.
E njeh?
Jo, nuk e njoh.
Por mund të qëndrojë këtu
derisa të bëhet më mirë.
Thuaju që po e çojmë djalin
në spital. Edhe ata mund të vijnë.
Ata duhet të evakuohen. Ne do t'i
shoqërojmë poshtë malit.
Po shkojmë në spital.
Mund të vini edhe ju.
Spitali në qoshe?
Gjermanët janë kudo.
Torrite, Rontano,
Mexana.
Gjithandej në Barga
dhe poshtë në Serço.
Nuk e di si ia keni bërë
kur kaluat Verxhemolin.
Megjitatë, e vetmja rrugë
në Pietrasanta...
...ku amerikanët
mund të jenë...
...është në atë rrugë,
mbi malin e
njeriut që fle.
Thotë që jemi të rrethuar.
Nuk e di
sesi i kaluam gjermanët,
por e vetmja rrugë ku mund
të gjejmë amerikanë është aty lart.
- Mali i njeriut që fle.
- Njeriu që fle?
- Çfarë është kjo?
- Është një legjendë.
Një bari ra në dashuri me një vajzë
që nuk e donte.
Kështu që ai u shtri
përgjatë malit...
...për ta mbrojtur
nga era dhe shiu.
Ai ende shtrihet atje,
për të na mbrojtur të gjithëve.
Legjenda thotë
që një ditë ai do të ngrihet.
Një legjendë për një bari
që ra në dashuri...
Çfarëdo që ajo po thotë,
ne do të rrimë derisa të gdhihet.
- Mirë.
- Të rrini këtu? Jo, jo.
Të rrimë këtu.
Po, po.
Thuaju që, nëse i tregojnë gjermanëve,
do t'u drejtojmë këtë...
...dhe t'i qërojmë. Nuk do të ngelet
asgjë këtu veç pluhur dhe hekur.
Ne nuk jemi gjermanë.
Jemi italianë.
- Gjak i pastër.
- Po ne çfarë jemi? Gjak i papastër?
Duhet ta marrim...
...dhe ta vendosim
në shtrat.
Djali do të rrijë këtu.
Është i sëmurë.
Hail Hitler!
DIV. 65-të KËMBËSOR - KOMANDA GJERMANE
UERMAHT, PASO KROÇE - TOSKANA, ITALI
Të kapa duke lexuar?
Po, kolonel, po marr
të dhëna mbi armikun.
Partizanët shpesh i marrin emrat
nga poezitë dhe letërsia e ndaluar.
Kjo na ndihmon
t'i idendifikojmë.
Kush është poeti?
Xhovani Paskoli.
Mendon se është gjë e mençur
të harxhosh kohën duke lexuar poezi?
Muajt e kaluar kemi parë
një rritje të madhe të aktivitetit partizan.
Çfarë po planifikoni
për këtë?
Kolonel, ne jemi
të zhytur thellë.
Njerëzit e mi janë të lodhur.
Na duhet municion
dhe ushqim.
Ushqim? Doni ushqim?
Mund të hani akull
në Rusi...
...siç ke bërë më parë para se plaga juaj,
e ashtuquajtur në qafë, t'u sillte këtu.
Ti mendon se je i pari
që udhëheq ushtri të uritura?
Me gjithë respektin, kolonel.
Mirë.
Dëgjo me kujdes.
Mjaft e kam përsëritur veten.
Së pari, është një fermer,
një terrorist.
I quajtur Flutura e Madhe.
Ai po shkakton shumë probleme.
Ai fshihet në këto male.
Gjejeni.
Kur të gjendet, dërgojani
drejtorit Bandenfel...
...atë dhe shokët
e tij kriminelë.
Bandenfeli?
Mos ka ndonjë eko këtu?
Gjenerali Keselring mban rregullin
për Republikën Italiane.
Me zgjedhjen e një komandanti,
për çdo ushtar gjerman
të vrarë,
ne ekzekutojmë
10 civilë italianë.
Ti duhet të jesh i aftë ta zbatosh
këtë urdhër të paktën një herë në 9 muaj.
Kolonel, me gjithë respektin,
nëse e zbatoj këtë urdhër...
...njerëzit e mi
do të vrasin njerëz të pafajshëm.
Do të ishte një dhunim
i konventës së Gjenevës.
Partizanët nuk janë civilë,
ata janë terroristë.
Ata nuk janë të mbrojtur
nga konventa e Gjenevës.
Bandenfeli!
Bandenfeli.
Së dyti, sulmi i befasishëm
është ende në plan.
Unë do t'i ngushtoj rrugët e furnizimit
me ushqime dhe municion.
Dhe tre:...
Një informacion delikat duhet
për prioritetin kryesor.
Na mungon një oficer...
...nga regjimenti i 35-të,
bataloni i dytë, kompania e pestë.
Emri: Hans Brandt, arratisur
tre javë më parë.
Kemi të tillë çdo ditë.
Çfarë ka të veçantë ai?
Ti dhe unë
nuk jemi këtu...
...të diskutojmë
urdhërat e Hitlerit.
Ti duhet të dërgosh
një skuadër kërkimi.
Gjeje.
Mos e lër
t'ia mbathë.
Dhe kur ta gjesh...
...më ço fjalë menjëherë.
Shkojmë!
Nëse nuk jam më
ajo dritë...
...e cila vezullon para
një Marie të dashur.
Çfarë do të thotë?
Zoti e ndihmoftë
bastardin e shkretë Brandt.
Çfarëdo të ketë bërë,
s'është më e keqe sesa
gjithkush ka bërë në këtë luftë.
Organizo një skuadër kërkimi.
Më parë duhet
ta gjejmë,
ta mbajmë dhe t'i japim
ca kohë...
...para se Pflugeri t'ia heqë
dhëmbët, një nga një.
Po.
Do të qetësohem
kur të mbarojë kjo luftë.
Dua të kthehem
tek familja ime.
Të kam parë
të rritesh.
Por nuk je rritur
aq sa duhet.
Dhe s'mund të bëj
aq sa duhet.
- Me mua po qeshni?
- Patjetër.
Ku e gjete këtë?
Kaq shumë gjëra
që dëshiron të dish.
Urdhëro.
Merr dhe ha.
Më jep edhe mua pak.
Ke frikë se
nuk do të marrësh asgjë?
Urdhëro.
Rritu.
Më jep edhe një arrë.
O Zot, ti të qelb era dele.
Më lini rehat.
A nuk je ti i pispillosuri?
U ofendua.
Çfarë dreqin po bën, Pepi?
Duhet të jesh me shërbim.
Nëse do të isha gjerman
do të ishit të vdekur... 1, 2, 3.
Për pak desh u mbyta.
Ti prit këtu.
Miku im.
Amerikanët po afrohen.
Ne duhet t'i paralajmërojmë
për kundërsulmin gjerman.
Ata e dinë tashmë,
me siguri.
Ti? Si je ti?
Unë?
Jam mirë.
Ti?
E kam gjithmonë fytyrën
e Markos para syve.
Mos u shqetëso për këtë.
Vëllai im ka vdekur.
Askush nuk do t'ia dijë më për këtë.
Unë dua t'ia di.
Sipas mendit tënd...
...kur të gjendemi
përballë Zotit,
nëse do të shkojmë
ndonjëherë atje,
do të na pyesë
për teserën tonë politike?
A do të thotë ai,
''Marko, jo... Ludoviko, jo.
Ti nuk do të lejohesh
sepse je fashist.''
Çfarë ndryshimi ka midis nesh
dhe atyre në sytë e Zotit?
Ti i bën vetes
shumë pyetje.
Nëse mendon tepër shumë,
do të çmendesh.
Dhe atëherë kush
do t'i vrasë gjermanët?
Gjithsesi, çfarë është bërë,
është bërë.
Kompania Xhorxh për 3-7,
kompania Xhorxh për 3-7, marrje.
Komapnia Xhorxh
për 3-7, marrje.
Dikush t'i thotë asaj
bishe të dalë nga dhoma ime.
Djali ka ethe.
Atij i duhet të hajë
dhe të pushojë.
Përpiqu të mendosh
për të tjerët ndonjëherë.
Artur.
Kështjella e gjigandit
prej çokollate...
...nëse mund ta shihje.
Është shumë e madhe.
Jo, më e madhe.
Patjetër që e pashë.
Është i tëri
prej çokollate.
Posa thyen një copë,
rritet përsëri.
Po, të ruajta
edhe një copë ty.
Zot i madh.
Diçka nuk shkon.
Dikush i ka hedhur
syrin e keq.
I yshtur apo jo,
ai duhet të largohet.
- Ku?
- Me amerikanët.
Unë mendoj se ai sjell
fat të mirë. Djali do të rrijë.
Kjo është shtëpia ime.
Edhe unë kam
një shtëpi.
Natalina.
Çfarë mendon?
Unë them se djali
po flet me djallin.
Na duhet një prift.
Atij nuk i duhet prifti.
I duhet doktori.
Një prift mund
ta nxjerrë djallin nga ai.
Trein, çohu.
Duhet të largohemi.
Më falni.
Djalë.
Koha që të marrësh
përsëri ilaçin.
Ja tek po vjen.
Gati?
Ja kështu.
Faleminderit.
Ha pak nga kjo supa, djalë.
- Po.
- Ai nuk hante më parë.
Ja kështu, djalë.
U hap gjithandej
nëpër këmishë.
- Eja, djalë. Shkojmë.
- Gjigandi im prej çokollate.
- Mirë, rreshter. Jemi gati.
- Prisni, prisni, prisni.
Ne? Ku dreqin
do të shkojmë ''ne''?
Bishop, nëse nuk do t'ia kishe
hedhur këtij, nuk do të ishim këtu.
- Ti mendon se Noksi po na kërkon?
- Çfarë?
Hektori është përpjekur ta
rregullojë atë radio që kur erdhëm këtu.
Çfarë?
Mirë u pjekshim.
Hektor. Duhet të ikim. Thuaji plakut
nëse mund të na tregojë një rrugë tjetër.
- Ndoshta mund të arrijmë 366-n.
- Ne nuk mund të bëjmë as 2 metra...
...pa tërhequr vëmendjen
e gjermanëve.
Këta njerëz kanë mbijetuar prej vitesh
pa mortaja. Mendoj të rrimë me partizanët.
Do që të rrish këtu dhe të luash
me shtëpi, vazhdo, por unë po iki.
Pyete plakun nëse mund të na tregojë
një rrugë tjetër jashtë këtyre maleve.
Thuaji që do ta paguajmë. Kemi plot
nga ato para qesharake që përdorin këtej.
Mund të tregosh
një shteg të sigurt?
Nuk ka asnjë shteg të sigurt.
Gjermanët!
Ti di një shteg.
Franko ishte postieri.
pyet atë. Unë jam shumë plak.
Mua?
Më duhet të çoj postën.
Çfarë poste, ti plak matuf??
Plak matuf?? Ti je plak matuf,
si mamaja dhe babai yt.
- Unë e di.
- Ti e di?
Unë di një shteg.
Do t'ju çoj unë.
Çfarë the?
Çfarë tha vajza ime?
Nuk kam të bëj fare
me këtë.
Bishop. Si mendon?
Kësulkuqja e vogël
që na drejton përmes pyllit?
Nuk e di, rreshter.
Dua të them, ajo është
e mirë. Është e mirë, or mik.
Kam dëgjuar që kanë
edhe gra musoliniane.
Mund të jetë
një kurth.
Hektor.
Ti je shefi,
rreshteri i grupit.
Jo mirë.
Jo. Jo mirë.
Krejt papritmas plakushi
flet ca anglisht, hë?
Të kanë rrjedhur trutë?
Hiqmu tutje.
Të ndaloj të shkosh.
Nuk më duhet leja jote.
Kupton?
Ti je ende vajza ime.
Shiko, do të gjejmë
një rrugë për të dalë. Shkojmë.
Bai-bai, amerikanë.
Renata.
Eja këtej.
Jo!
Cigare?
Çokollatë?
Jo!
Në të sat ëme!
Rreshteri Stemps po kujdeset
se cilën anë të marrim.
Nuk do të thotë asgjë, djalë.
Unë, s'kam vendosur
cilën anë.
Arturi thotë se nëse
e kthen kokën...
...do të jetë ditëlindja ime.
Unë do të marr
lodra dhe shumë karamele.
Tani, të lutem ktheje kokën.
Të lutem ktheje kokën.
Nuk i kuptoj
fjalët e tua, djalë.
Por nuk është nevoja.
E shikon, çdo gjë që prek,
i sjell të mira. Me të vërtetë.
E shikon këtë gjënë?
Të bën të padukshëm.
Të jep fuqinë sa për 5 vetë.
Nuk ke pse të kesh diçka.
Nuk ke pse
të jesh i madh.
Gjithçka që duhet të bësh
është të besosh në të, djalë.
Provoje, djalë.
Provoje.
Mund ta kthesh kokën
kështu? Shiko?
Zoti e bëri këtë
përmes dorës së njeriut.
Por Zoti i dha
formë dhe qëllim.
Dhe përmes kësaj gjëje,
Zoti të jep diçka tjetër, djalë.
E di se çfarë është?
Do të ta them, do të ta them.
Është një sekret.
Mrekulli.
Dëgjo, gjigandi prej çokollate.
Ti duhet të bësh
çfarë të them.
Ktheje kokën
që të jetë ditëlindja ime.
Ti do që të rri gjithmonë
8 vjeç?
Ktheje kokën.
Artur!
Po! la dola!
Unë jam 9 vjeç!
Po!
9 vjeç!
9 vjeç!
Djalë, mos more shpirtin?
la dola!
9 vjeç!
E dini lojën lart-poshtë.
*** njëherë.
*** njëherë.
Në rregull. Në rregull.
Lart.
Lart, ***.
Në rregull.
***.
***.
Lart.
Poshtë.
Poshtë.
Shumë poshtë.
E dini këtë?
***.
Lart.
Poshtë.
Shumë poshtë.
Të shohim nëse kam
ndonjë çokollatë këtu.
Ju pëlqen çokollata?
Po.
Si hipa këtu?
I vetmi vend ku
gjermanët nuk mund të jenë...
...është përmes malit
në Pietrasnata, Luka.
Është këtu. Shikon?
Dhe këtu mendoj
se do të gjeni njerëzit tuaj.
- Urdhëro, Hektor.
- Faleminderit, Trein.
Djalë!
Si e di?
Është e vërtetë?
Po, e di.
Kujt po i flet?
- Arturit.
- Arturit?
Kush është Arturi?
Shoku im.
Dhe ku është ai?
Atje, e shikoni?
Është i turpshëm
para njerëzve.
Artur, çfarë mendon?
Ata ndihmojmë?
3-70 për Stemps.
3-70 për Stemps. Marrje.
3-70, jam Negroni.
kompania Xhorxh, marrje.
E gjeta, zotëri.
E gjeta njësinë e humbur.
Çohu.
- Stemps, duhet të vini këtu!
- Halelujah.
Mendoj se radion
e rregulloi djali, or mik.
- Me kë po flas?
- Rreshterin e grupit, Stempsin.
Rreshteri i grupi, Stempsi.
Më dërgoni pozicionin, marrje.
Në perëndim të Borgos në Mozano.
Mund të shohim malin e njeriut që fle.
Malin e... Çfarë?
Ku ndodhet në lidhje me këtu ku jemi?
Në perëndim të lumit Serçio diku.
Marrje.
Nuk e di sesi keni shkuar aty,
por do të bëjmë më të mirën.
- Ke parë ndonjë gjerman bir bushtre?
- Kam parë ndonjë nazist?
Jo, qelbësirë, vetëm Kab Kallouein
dhe orkestrën e tij.
Negative.
Por mendoj se jemi të rrethuar.
Mirë. Duam që të kapni një nazist
***. Është e rëndësishme.
Ne duhet të kthehemi
sa më shpejt. Marrje.
Kapni gjermanin dhe mbajeni fort.
Është urdhër direkt nga gjenerali Almond.
- Ta mbajmë fort me çfarë? Marrje!
- Sapo ju dhashë një urdhër.
Tani, gjeni gjermanin.
Do të flasim përsëri
nesër në 4:00.
Dhe mos u vrisni.
Dola.
Mirë. Bishop, pas meje.
Mos.
Kjo është një shaka.
Së pari, miku yt gjigand
ikën si i çmendur,
tani ky fshatar më kërkon
të sjell një të burgosur.
- Diçka po gatuhet këtu.
- Mendova se të pëlqente Noksi.
- Kush tha se e pëlqej?
- Të pashë që i pëlqeje atij.
Nëse vij vërdallë
duke lozur poker...
...s'do të thotë që e pëlqej Noksin.
Veç kësaj ai nuk është më i keqi.
Ai njeri na la pa ndihmë
tek Serçio.
Të dëgjova që i the, i the atij njeriu
3 herë të hapte zjarr tek 105-a,
- dhe ai nuk e bëri.
- Ai s'është njeriu i parë i bardhë...
që nuk i beson fjalës së dikujt me ngjyrë.
Thika pret nga të dyja krahët, Bishop.
Noksi i raporton Driskollit.
Driskolli ështëi drejtë.
Dreq, or mik, i çmendur je? E vetmja
arsye që të bardhët mendojnë tani...
...që të jenë të drejtë në këtë ushtri
është që gjermanët po ua presin thonjtë...
...shumë shkurt dhe që
po u mbarojnë të bardhët.
Nuk ka rëndësi.
Ata thanë që nuk mund të luftojmë.
Na përdorin për balona, shkruesa,
për kuzhinierë dhe pastrues.
92-*** provoi se mund të luftonim.
Ky është edhe vendi ynë.
Ne ndihmuam të ndërtohej nga themelet.
Jam këtu për fëmijët e mi...
...dhe stërnipërit e ardhshëm, Bishop!
Ka të bëjë me progresin!
Plako, të lutem. Prog...
E di çfarë?
Rreshter, e mban mend
këtë progres?
BIRRAT E FTOHTA
TË LUIZIANËS
KAMPI KLEIBORN
MERRIVIL, LUIZIANA - 1943
- Po të them. Lena Horn.
- Dhe Satçel Peixh?
Satçel Peixh më detyrohet
20 dollarë.
- I njeh që të dy?
- Dhëmbë e dhëmballë.
Kemi vetëm një orë kohë
para se të kthehemi për manovrat.
Do të vijë edhe koloneli Driskoll të
na shohë. Më dëgjove, Bishop?
Nuk po studioj Driskollin.
Fituesi i garës këtu.
- Mirëdita, miq.
- Përshëndetje.
Shiko, paskemi
ca gjermanë këtu.
Së shpejti
do të kthehemi në shtëpi.
Askush nuk e beson këtë.
Ai thjesht dëshiron
të vizitojë të dashurën e tij.
- Po.
- Çfarë doni, djema?
Asnjë problem, zotëri. Po kërkojmë
pak birrë të mirë dhe të ftohtë.
Shkoni nga pas.
Do t'ju gjej unë.
Trein.
Edhe ata aty
kështu vepruan?
Zezak, se kujt i shërbej
është puna ime.
Ata janë marshues të Hitlerit
që ushqen aty.
Do që unë të ha në oborr
sikur jam derr?
Do që të të qëlloj në kokë?
Qetësohu!
Ule poshtë atë armë, Herbi!
- Ne të gjithë jemi amerikanë këtu.
- Me kë anë jeni ju? Me ta apo me ne?
- Respektoni uniformën.
- E di çfarë?
- Do të paguaj për ato birra të qelbura.
- Në cilën anë jeni ju?
- Do që ky dyqan të bëhet i paligjshëm?
- Provoje njëherë.
E morëm akulloren, djema.
Sugjeroj që ju të merrni rrugën
për tek baza. Më kuptoni?
Nxirri shpejt jashtë këta gjermanë.
Lëvizni, lëvizni!
Çohuni në këmbë!
Shpejt, e marrtë dreqi, shpejt!
- Nuk e kam ditën në dispozicion!
- Nuk kam kohë për këto gjëra.
E marrtë dreqi!
Lëvizini ato dreq këmbë!
Nuk ju ka mësuar Hitleri
sesi të marshoni, djema? Lëvizni!
Çfarë prisni ju zezakë?
Jeni të shurdhët? Vazhdoni.
Erdhi koha që të ikni.
Doni të nervozoheni? Jepi!
Është vetëm për të bardhë këtu. U thoni
shokëve që s'janë të mirëpritur këtu.
Shpërndajeni lajmin!
Ti majmun i madh! Forca, largohu!
Shporru!
- Stemps, çfarë ndodhi?
- Me fat kësaj here.
Bishop?
Ku janë birrat e ftohta?
Është një mësim për ty, bir.
Kështu duhet t'i trajtosh këto kafshë.
Mes një zezaku me uniformë dhe një
japonezi frikacak që vjen vërdallë,
vendi po vuan shumë.
- Uli poshtë.
- Dreq.
Mirëdita. Shiko këtu
ti kaposh pederast...
...nga Luiziana, dua 5 birra
të ftohta me një qershi në majë.
Atje ku u shërbeve
gjermanëve.
- Patjetër.
- Laji duart para se të shërbesh...
...meqë po merreshe
me ata nazistë gjithë mëngjesin.
Ju lutem, kam gruan
dhe djalin këtu. Ju lutem, merreni shtruar.
Do të bëjmë
çfarë të dëshironi.
- S'ka gjë.
- Stemps.
Ndryshova mendje.
Do të shkoj.
Nuk do të vdisja
duke ngrënë një qelbësirë si kjo.
Vera? Kemi tase prej letre
për këta zotërinj?
- Bardhush, jepi duarve.
- Prit një sekondë.
- Shpejto.
- Sa veta jeni?
- Pesë.
- Pesë gratis.
Shpejto, djalë!
- Edhe qershi?
- Unë thashë qershi!
- Ja dhe qershitë!
- Shpejto.
Hiqja majën për mua.
- Tani, forca, djalë.
- Po shpejtoj sa mundem.
Mirë, djalë. Ne duhet
të zbulojmë një mënyrë sesi të flasim.
Kam një kushëri në shtëpi,
që nuk flet. Çfarë ai bën është troket.
Pra, çfarë do të bëjmë
është të trokasim. Mirë?
Mirë.
Tani, pas meje.
Një trokitje do të thotë ''po''.
Dy trokitje për ''jo''.
Tre trokitje për ''provoje''.
Katër trokitje
do të thotë...
...se do gjumë.
Pesë trokitje do të thotë...
...se duhet të marrësh ilaçet.
Gjashtë trokitje, kjo
është e rëndësishme, djalë...
Është rrezik. Është keq.
Është problem.
- Mirë. Një.
- Po.
- Dy trokitje?
- Jo.
Tre trokitje?
Nuk e kuptoj mirë, djalë,
por mendoj se e kape.
Katër trokitje.
Pesë trokitje.
Mirë, djalë, ka edhe një.
Je gati?
Gjashtë trokitje.
Mirë. Mirë.
- Do që të mësosh italisht?
- Po përpiqem.
- Renata, je e martuar?
- Po.
Ai quhet Vitorio.
Ushtar si ti.
Ju, zezakët, jeni të ndryshëm
nga amerikanët e tjerë.
Nuk ka asnjë ndryshim
tek ne, me të vërtetë.
Jo, ne jemi ndryshe
atje ku duhet. Kjo është.
- Çfarë do të thuash?
- Renata, shpirt,
të ta them me fjalë të tjera.
Nëse do të ngjyroseshe...
në mbrëmjen e së Shtunës në Harlem, vajzë,
nuk do të doje të ishe asgjë tjetër.
Çfarë do të thotë kjo?
- Ti duhet të më lësh të ta tregoj.
- Pse thua marrëzira?
- Ku po shkon?
- Bie erë e keqe këtu.
Pi cigare, shpirt?
Si thua për një?
Janë Kamels.
Cigare amerikane.
Pa filtër.
Shije e butë.
Cilësi e lartë.
Merre, vajzë.
Nuk duhet të tymoset
në kishë.
Rreshter.
- Ndonjë lajm nga radioja?
- Po. Snupp.
''Situata normale,
u prish puna''
Zezakë si Bishopi
janë 400 vjet pas.
Edhe me një 88 vjeçare
do të shkonte po të mundej.
- Ai më thërret kokëshami.
- Çfarë?
- Si xhaxha Tomi.
- Unë nuk...
Unë e di. Ju nga Porto Riko
nuk keni të bëni me këtë.
Jo, zotëri. Dua të them,
shiko, Bishopi është Bishopi.
Për atë që vlen, unë mendoj
se po punon shumë këtu.
- Diçka shkon gabim këtu.
- Gabim me çfarë?
Po më pëlqen Italia.
Këtu s'jam një zezak.
- Jam thjesht unë.
- Po. Njësoj dhe unë.
Këta italianë
po përjetojnë ferrin,
por nuk përpiqen
si të përbuzin një zezak.
Kurrë s'jam ndjerë kaq i lirë në jetën time.
Më turpëron fakti që ndihem më i lirë...
...në një vend të huaj
sesa në vendin tim.
E gjithë e ardhmja ime ishte e bazuar
që Amerika të bëhej më mirë.
Po sikur të mos ishte kështu?
Thjesht gëzoju mbrëmjes, miku im.
Sepse e nesërmja
mund të mos vijë kurrë.
Hektor.
Do të vish?
Rreshter?
Faleminderit.
- Verë?
- Patjetër.
Çfarë?
Nuk ke parë gjoks femre
më parë?
Renata, ti je e bukur.
Faleminderit.
Kush jeni ju?
Kush jeni ju?
Kush dreqin jeni ju?
Partizanë?
Kush je?
Partizanë?
Eja këtu!
Eja këtu!
***!
Ec! Ec!
Derr i ndyrë! Ec!
- Është ai, apo jo?
- Po!
E dija që do të kthehej.
Gjithçka është në rregull.
Thuaju të ulin armët.
- Çfarë duan ata?
- Ushqim.
- Amerikanë?
- Po.
- I njeh këta?
- Po.
Urdhëro pak bukë.
Faleminderit.
Pepi.
Xhani.
Italo.
Hektor, ku janë
dokumentet e tyre?
Dokumentet tuaja.
Lexoje.
Paskemi një djalë të zgjuar.
Po vrapoja
dhe kërceva...
Ku ishe, Trein?
E nxora djalin
për pak ajër të pastër.
Kemi një situatë këtu, ushtar.
Merr pushkën.
- Trein, merre pushkën tani.
- Çfarë do, djalë?
Nënrreshter, merr pushkën!
Duhet të ikim prej këtej.
Hektor, hyr në radio.
Negative. Do të rrimë ku jemi,
të presim Noksin të marrë radion.
- Çfarë dreq problemi ke?
- Këtë tha që të bënim.
Jo, ai tha gjeni një gjerman.
Ne e kemi gjetur një.
Ai është ulur këtu
dhe po ha si qen kasapi.
- Duhet të presim kapitenin. Urdhrat e tij.
- Ti e di, Stemps,
ne s'mund të rrimë me italianët,
veç nëse ndonjëra nga këto sinjorat...
...vendos të shkojë me ty. Tani,
ti e kishe shansin mbrëmë.
Ta nxora këtë
dhe ta ndava kokën.
Jo.
Të lutem.
Çfarë po thoshin ata?
Ata të dy kanë luftuar
që kur erdhën këtu.
- Ata duan gjermanin.
- Gjermanin do ta mbajmë ne, është yni.
Ne do ta intervistojmë sapo
të gjejmë dikë që flet gjermanisht.
Është i burgosuri i tyre.
Do ta intervistojnë.
- Po shikojnë për dikë që flet gjermanisht.
- Kemi plot njerëz...
...që flasin gjermanisht tek komanda. Eja
me ne dhe do të mbarojmë punë.
Tek komanda shumë njerëz
flasin gjermanisht. Shkojmë.
Së pari, do ta intervistojmë ne.
Pastaj do ta dorëzojmë.
Thonë që duan të dhëna, dhe derisa
t'i kenë, ai nuk do të shkojnë gjëkundi.
Në rregull. E kuptoj.
Në djall të shkojë!
Dreqin!
Djalë! Djalë!
Qenke gjallë.
Të thashë të vrapoje
dhe ia dole.
Sa djalë i mirë.
Sa djalë i mirë dhe i zgjuar.
Tamam si vëllai im
i vogël, Ulrihu.
Flokët madje i keni njësoj.
Duhet të dëgjosh
vëlla i vogël.
Dëgjo me kujdes.
Ti duhet të vraposh përsëri.
Ik larg.
Po flet shumë. Të thashë
që duhet ta vrisnim.
E kupton?
Vrapo.
Vrapo përsëri.
Vrapo sa më shpejt
që të mundesh.
Qepe!
Shko tek radioja!
E gjetëm një gjerman të burgosur!
3-70, jam kompania Xhorxh.
E kemi një gjerman.
E përsëris, e kemi
një gjerman. Marrje.
Kompania Xhorxh, qëndroni
ku jeni. Ne do të vijmë tek ju. Jashtë.
Kuptova, jashtë.
Si i gjete dritat?
Nuk e di.
Ishte një mrekulli.
E di se çfarë është
një mrekulli e vërtetë?
Është që je ende gjallë.
Trein, po vjen Noksi.
Ai po vjen vetë.
Diçka po ndodh, Hektor.
Diçka e keqe.
Askush nuk mendon
se djali shikon ndonjë gjë.
Por ai shikon gjithçka.
E di, mor burrë.
Këtë e di.
Mendon ta dorëzoj
kur të vijë kapiteni?
E di sesa afër je me të, Trein,
por nuk më përket mua.
Dua që t'i flas tani.
- Vazhdo.
- Faleminderit.
Pra,
si ndjehesh?
Do një çokollatë?
Është e mirë.
Më duhet ndihma jote.
- Trein?
- Djalë.
Si e ke emrin?
Anxhelo. Anxhelo Torançeli.
Unë, Hektori.
Prej nga vjen?
Nga Shën Ana e Stacemës.
Anxhelo...
...atë gjermanin...
...e njeh ti?
Po. Ishin shumë prej tyre.
Çfarë të tha më parë?
Ai më tha
çfarë më tha më parë.
Ai më tha të vrapoja
sa më shpejt që të mundja.
Kur?
Më parë. Tek zjarri.
Tek kisha.
Çfarë zjarri?
Anxhelo.
Babai yt dhe mamaja jote...
Ku janë babai yt
dhe mamaja jote?
- Hektor, lëre të qetë.
- Trein, të lutem.
Edhe një gjë të vetme.
Pse ke kaq frikë
prej tij?
Unë nuk kam frikë
prej tij.
Ai është miku im.
Kam frikë
nga ai tjetri.
Cili tjetër?
Vrasës!
- Nazist! Derr i ndyrë!
- U djegsh në ferr!
Nxirreni atë bir bushtre
që këtu!
Sprapsuni!
Ne do t'ia nxjerrim sytë!
Flutura!
Kush e hodhi këtë?
Na e jep neve!
E duam tani!
Ik, ik, ik!
Ju keni dy ditë afat.
Asnjë më shumë. Thuaju atyre!
Ai thotë se keni dy ditë.
Jo më shumë.
Ai do të rrijë këtu.
Ai do ta lërë njeriun e tij.
- Ku po shkon ai?
- Nuk e di.
Më duhen
një palë sy të tjera.
- Kur do të vijë Noksi?
- Së shpejti. Ai do të vijë vetë.
- Erdhi koha që të ikim të gjithë.
- Ku?
Më falni.
Mund të flasim pak?
Djali i Treinit.
Në rregull?
Ai po flet që ka parë një kishë,
një zjarr, italianin.
Cilën kishë, çfarë zjarri?
Cilin italian?
Nuk e di. Ai ka parë diçka
të keqe, ai e ka parë patjetër.
Edhe unë e kam parë.
Çfarë pastaj?
Djali s'ka folur
prej ditësh.
Befas ai e shikon atë
dhe flet?
- Kjo s'është e drejtë.
- Ky është gabim,
por unë s'kam kohë
t'i flas tani.
Ti, eja këtu.
Mblidh kush mund të vijë,
dhe ne do t'i çojmë poshtë malit.
- Ne nuk vijmë me ju.
- Pse jo?
- Nazistët në të gjithë fshatrat.
- Po. Po.
Rrini aty ku jeni
dhe do ta shikoni.
Ushtria amerikane do të rrijë
para jush.
Neve na duhet ushtria brenda
në shtëpi tani! 3 vjet kemi pritur.
Së pari britanikët, pastaj amerikanët.
Italia është lodhur duke pritur.
Të flasim me partizanin tuaj.
Kërkoji mikut tënd t'i ngjitet kreshtës
dhe të na thotë çfarë shikon.
Ai dëshiron
që t'i ngjitesh malit...
...dhe të na thuash
çfarë shikon.
Forca.
- Nuk i besoj atij tipi.
- Ai është njeri i mirë.
Është partizan.
Vjen nga këto anë.
- Ajo është rritur me të.
- Po. Mirë. Fantastike.
Nuk dua t'ia di nëse është Frenk
Sinatra apo Xholtin Xho Dimaxho.
Ka diçka tek sytë e tij
që nuk i zë besë.
Ushtari. Ushtari. Ushtari.
Alesio!
Bjeri asaj kambane
nëse shikon Hitlerin!
Kam më shumë
nga këto karamelet për ty!
Ushtari. Ushtari. Ushtari.
Epo?
Gjithçka në rregull?
Po, në rregull. Po.
Mirë.
- Është mirë?
- Është qetë.
Urdhëro, merre gjermanin tënd.
Eja me mua.
Ec.
- Hektor, ruaji që të dy.
- Me kënaqësi.
Pas teje.
Çfarë është ajo?
Nuk kuptoj spanjisht.
Çfarë është ajo?
Një cigare.
Jo, ajo s'është cigare.
Cigare amerikane.
Mirë.
Shumë mirë.
Si të quajnë?
Rodolfo.
Hektor.
Burra, gjunjëzohuni.
O Zot i Plotfuqishëm.
Pema e jetës lulëzon
pranë bregut të ujërave të qeta.
Fytyra e Krishtit po ndriçon,
dhe asnjë qiri nuk nevojitet, asnjë dritë...
Asnjë diell.
Nuk ka asnjë vuajtje
në Mbretërinë tënde.
Dhe ne kërkojmë falje
At i mëshirshëm...
...që nuk e kemi parë dritën
para kësaj dite.
Sepse drita jote
mbretëron përjetë.
Është një fanar ndriçues që ndriçon
rrugën për tek froni yt qiellor.
Mund të mos jem njeriu
që ti do që të jem, o Zot.
Mund të mos jem njeriu
që duhet të jem, o Zot.
Por ne jemi populli yt.
Ne të kërkojmë o Zot, të ecësh
me ne në dhimbjen dhe vuajtjen tonë.
...si një komb i fëmijëve të tu
që lartësojnë Emrin tënd...
...për fitore.
- Amen.
- Amen.
Amen.
Amen.
Me ngadalë, djalë.
Nuk duhet të hidhesh
mbi çdo gjë të butë që të del përpara.
Urdhëro. Vazhdo.
Po.
Ti...
Ende përpiqesh t'ia fusësh
atë kotësirë dikujt?
Nuk duhet të përdorësh këto
fjalë para djalit, Bishop.
Dreq.
Ai nuk kupton.
Hyr brenda, djalë.
Vazhdo.
Po gjithë ai predikim
që bëje dikur, Bishop?
Nuk beson në Zot?
Epo tani, unë besoja në të
kur predikoja.
Më pas nuk besoja më.
Tani besoj në fotot e njerëzve
të bardhë mbi letrën e blertë.
Epo kjo s'është
mënyra sesi të jetosh.
Ti e di, Zoti
nuk i do të ligjtë, Bishop.
As të mirëve nuk
u vjen pas Ai.
Trein, pse mendon...
Pse mendon se Zoti e lejon gjithë
këto vrasje në botë të ndodhin?
E shikon?
E shikon, prandaj nuk besoj në të.
Epo, nëse nuk beson në të,
Bishopi Kamings, atëherë...
...pse të intereson nëse Zoti
i lejon apo jo vrasjet?
Or mik...
Or mik, po fillon të më dukesh
si mamaja ime tani.
Gjallë e ke mamanë, Bishop?
Trein, shiko punën tënde, djalë.
Më dëgjon?
Po, më fal, shoku.
Nuk doja...
Nuk doja të thosha asgjë
me të, Bishop.
A do të na kthejë Zoti yt
në shtëpi? Shëndoshë e mirë?
Do ta bëjë këtë Ai?
Në dashtë Zoti
dhe përrenjtë nuk ngrihen.
Renata.
- Ku po shkon?
- Të do shefi.
Jo. Jo, asnjë shef, në rregull?
Vajzë, më lër
të ta rregulloj kopshtin.
Çfarë do të thuash?
Sinjora, të rrokësh duart e tua
është si të rrokësh një zjarrhedhëse.
Ti je e mirë si vera
dhe e butë si qumështi.
Të pëlqen vallëzimi?
Të pëlqen xhazi?
- Ke dëgjuar për Kaunt Bejzin?
- Kontin e Bejzit?
Ku është?
Do një cigare Kamel?
Eja brenda.
Nuk e di që gjermanët e kanë ngritur
çmimin për kokën tënde.
Nga 50 mijë lira
në 100 mijë lira...
...dhe një çantë kripë.
Jo keq!
Por ti e pe që
askush nga fshati nuk të dorëzoi.
As dhe ai
Ludovik fashisti...
...që është shumë kurrnac dhe
i mban paratë në pelevrekë.
As Ludoviku?
As Ludoviku.
Nëse do ta dinin
se kush jam,
çfarë kam bërë,
do të ma nxirrnin zemrën
nga kraharori.
Pepi.
Çfarë të torturon kaq shumë?
Befasuam një patrullë gjermane...
Djalit tim të vogël, Robertit,
i pëlqen shiu.
Ana ime e vogël
e urren.
Qepeni ju të dy!
Po, zotëri.
Ku po shkon?
Ku po shkon?
Do të të therr.
Më dëgjon?
Më dëgjon?
Do të të therr.
Sa herë do ta vrasësh?
Ai tashmë ka vdekur.
Shiko se çfarë gjeta.
Urdhëro.
Do t'i mbaj për familjen time.
Vajza ime ka uri.
Të paktën mund t'i *** ushqim.
Merri.
Kjo para është ngjyer
me gjak.
Supozohet që të kapnim hajdutë...
...jo të bëhemi
si ta.
Të mos fillojmë luftën
në mesin tonë.
Çfarë ka të bëjë me këtë?
Të kam dhënë 3 vjet gjak.
Italisë dhe atij.
3 vjet gjak.
Ti je një fashist dhe gjithmonë
i tillë do të mbetesh, si Marko.
Urdhëro.
Merr paratë e tua
dhe shko në shtëpi.
Do t'i marr në shtëpi.
Do t'i marr.
Ik, ik, ik.
Ik!
Kaq ishte këtu.
Do të paguash për këtë.
Gjermanët ishin të verbuar
nga inati.
I kishim sulmuar për muaj të tërë.
Ata ishin të inatosur.
Ata i krehën malet
duke kërkuar për ne.
Na duhet të fshiheshim.
Mund të kishim vdekur urie.
Nuk ka njeri aty.
Një shoqe partizane
na shpëtoi.
Paseli e kishte emrin.
Ajo ishte ajo që më tregoi
çfarë ndodhi në Shën Anën e Stacemës.
- Ha.
- Faleminderit.
I kisha dërguar të tjerët
në Serraveca.
Më duhet të takoja një nga njerëzit tanë
që kishin shkuar për pajisje.
Por më pas, për shkak të stuhisë,
më duhet të rrija në male.
Ata shkuan në Shën Ana.
Mblodhën qindra njerëz,
- gra,
- fëmijë,
fëmijë dhe pleq.
Kishte edhe refugjatë.
I grumbulluan tek sheshi.
Para kishës.
SHËN ANA E STACEMËS
TOSKANA, ITALI - 12 GUSHT 1944
Njëri prej jush...
...e di...
...ku është ai.
Një prej jush...
...e ka parë...
...atë.
Pra...
...flisni.
Të gjithë heshtin.
Nuk dinë asgjë.
Janë të pafajshëm.
Nuk dinë asgjë.
Ju dhashë 15 minuta...
Ata janë të pafajshëm.
...për të gjetur dikë
që mund të na thotë...
Ata nuk e dinë.
Ku është fshehur Flutura...
- Ata nuk e dinë.
- dhe banditët e tij.
Merr vetëm jetën time.
Të përgjërohem.
Keni ende një minutë.
Gjunjëzohuni.
Në emër të Atit...
...dhe të Birit...
...dhe të Shpirtit të Shenjtë.
Ati ynë që je në qiell,
u shenjtëroftë emri yt,
Ardhtë mbretëria jote,
Vullneti yt u bëftë,
në tokë...
...siç është në qiell.
Na jep bukën tonë
të përditshme.
Na fal mëkatet tona,
siç ne ua falim
fajtorëve tanë.
Mos na drejto në tundim.
Por shpëtona nga i ligu.
- Amen.
- Amen.
Unë e kuptoj.
- Ka ndonjë gjë?
- Po, zotëri...
Ka urdhëra nga komanda.
Po?
Do të kryhet.
At.
Fali ata...
...sepse nuk dinë
çfarë bëjnë.
Ata...
...vranë kaq shumë.
saqë iu mbaruan fishekët.
Dogjën kaq shumë...
...saqë iu mbarua karburanti.
Ajo ç'ka ndodhi këtu,
çdo gjë që ndodhi...
...është faji yt.
Ti më premtove
të më sillje Fluturën.
- Më tha që do të vinte këtu.
- Jo. Jo. Nuk dua t'ia di!
- I njoh këta njerëz.
- Ti do të paguash për këtë!
Ata nuk kanë asgjë
që të bëjnë.
Rodolfo, kishim një marrëveshje.
Jo, unë e mbajta marrëveshjen.
Unë e solla këtu.
Por ti më premtove,
i dashur Rodolfo.
Ju italianët nuk dini
si të mbani marrëveshjen.
Unë i tradhëtova njerëzit e mi.
Do të digjem në ferr për shkakun tënd.
Italianë pa vlerë!
Do të paguash për këtë!
Të gjithë ju italianët
do të paguani për këtë!
Mami!
Mami!
Mami!
Artur!
Artur!
Mos!
Mos! Ndalo! Ndalo!
Vrapo! Vrapo!
Vrapo!
Vrapo!
Vrasës fëmijësh!
Tradhëtar gjakatar!
Eja!
Lëviz!
Lëviz! Lëviz! Lëviz!
Ma sillni këtu!
Ec!
Jepi fund!
Vriteni!
Lëvizni, lëvizni.
Nuk mund të kthehemi pa të.
Ku shkoi ai derr?
Atje.
Edhe nëse jetoj
100 vjet...
...kam qenë i vdekur
që nga ajo ditë.
Pepi.
Na duhet më shumë kurajo
për të jetuar sesa për të vdekur.
Por më dëgjo mua.
Ti duhet ta pranosh
të vërtetën.
Dikush të ka tradhëtuar.
Dhe duhet ta gjesh tradhëtarin.
Një gjë di...
Gjermanët u gabuan
të provokonin njeriun që fle.
Sepse do ta shikosh...
Në fund,
ai do të na mbrojë.
Ai do ta mbrojë
tokën e tij.
Mbarova.
I vdektë nëna Hitlerit.
Nëse do të isha në San Zhuan do të haja
një pjatë të mirë me oriz dhe fasule.
Dhe një pastë për ëmbëlsirë.
Kush është ai?
Do ta takoj atë derr...
...në ferr.
Nuk kuptoj.
Jo, jo, jo.
Forca.
Ku është gjermani.
E morën amerikanët dhe
më përzunë mua. Të kisha thënë.
Duhet të ikim prej këtej menjëherë.
Shumë gjermanë po vijnë
drejt njeriut që fle.
Gjermanët kanë humbur,
të gjithë e dinë.
Çfarë po flet? Ai që ka gabuar
duhet të paguajë.
Rodolfo...
Gjithsesi Ludoviku
nuk është tradhëtari.
Ne do ta gjejmë.
Ki besim tek unë.
Të kujtohet koha...
...kur Marko kaloi gjithë javën
duke vështruar malin...
...i bindur që njeriu që fle
do të çohej?
Dhe sesi mamaja ime
i ulëriti?
Patjetër që e mbaj mend.
Fli. Fli.
Marko ka vdekur.
Unë e vrava.
Në zjarr
me shokët e tij fashistë.
Ai do të kishte bërë njësoj
me mua.
Sepse ne jemi partizanë.
Nuk ka asnjë gjë
për të parë këtu.
Pepi...
Dëgjo, nëse dikush
bën një mëkat...
...një mëkat të madh...
...dhe pendohet...
...dhe rrëfehet,
a mendon se do të shkojë
në ferr?
Nuk e di.
Nuk jam prift.
Çfarë je bërë?
Nuk të njoh më.
Je këtu duke llogjikuar.
Gjithmonë duke folur për vëllanë tim
të vdekur. Çfarë do prej meje?
Dëshiron të dish se kush
të tradhëtoi në Shën Ana?
Duhet ta kishim mbajtur gjermanin
në vend që t'ua jepnim amerikanëve.
Ndoshta do ta kishim zbuluar
që mund të fliste italisht.
Ndoshta ai do të kishte folur
për ty.
E kemi njohur njëri-tjetrin për
një jetë të tërë dhe mendon se isha unë?
Kjo është luftë, Pepi.
Dhe në luftë njerëzit vuajnë,
njerëzit vdesin!
Pra, ti mendon se njerëzit në Shën Ana
duhet të vdisnin sepse kjo është luftë?
Nuk thashë këtë!
Kisha besim tek ti.
Ishe ti që duhet të takoja
për të marrë pajisjet.
Ishe ti që sugjerove
që Shën Ana ishte vend i sigurt.
Çfarë dëshiron të bësh?
Do hakmarrje sepse vrava
vëllanë tënd?
Për herë të fundit...
Të më kishe thënë, pastaj mund t'u kisha
thënë të më vrisnin vetëm mua.
Mjaft fole për vëllanë tim të vdekur.
Ti e vrave!
Qindra njerëz të pafajshëm.
Ti më dërgove në ferr...
***!
***!
Stemps!
Stemps!
- Kemi probleme!
- Ku ishe?
Ku është gjermani?
Ai biri i bushtrës, Rodolfi,
i preu fytin.
Më pas vrau Pepin.
- Po qafa jote?
- U përpoq të më vriste.
- Ai nuk ishte i mirë.
- Të largohemi para se të vijë artileria.
Shko merr një fasho.
Shko merr radion.
Bishop! Ku e ke armën?
Jam këtu.
- Ku është Sigfridi?
- E vrau italiani.
Vërtet?
Noksi do të vijë gjithsesi,
apo jo?
Merr pajisjet, shko tek shtëpia
e plakut Ludi menjëherë.
Nëse nuk do ta kishe dërguar
atë idiot në kodër, nuk do të ishim këtu.
Nuk e dërgova unë
atë idiot. Këto janë gjepura.
Çfarë ke bërë është më e keqe.
la bëre këtë për 1400 dollarë.
Ai trap e zgjati shumë,
kështu duhej të adoptohej.
Fol!
Do të të vras!
Do të të vras! Do të të vras!
Do të të bëj ta hash atë dhëmb floriri!
- Hiqu tutje!
- Çfarë?
Thashë, hiqu tutje!
Noksi është këtu!
- Noksi është këtu!
- Hiqmu tutje!
Vriteni veten në kohën e lirë.
Djema.
Cili prej jush është Stemps?
- Zotëri.
- E gjetët atë të mallkuar gjerman?
- Kapiten...
- Nuk dua të dëgjoj gjë tjetër sesi...
...përfunduat milje larg nga
ana e gabuar e kësaj lugine.
Gjermani është atje
në qoshe.
Bërdsong, gjeje cili
është problemi i tij...
...ndërsa unë do të shkoj
të marr ushtarin.
Stemps, ke 2 minuta
për ta nxjerrë veten nga telashi.
- Lëshoje atë fëmijë.
- Po përpiqem, zotëri.
Por mendoj se nuk do që të më lëshojë.
Është një mik i mirë.
- A s'është i lezetshëm?
- Thashë që ta lëshosh.
Nuk di çfarë të bëj me të, zotëri.
Ai nuk më lëshon.
Kështu që thashë
ta marr me vete.
Ai nuk flet shumë, por troket.
Shikoje këtu.
- Unë bëj këtë dhe...
- Çfarë dreqin ke?
Kemi kaluar 2 ditë duke rrezikuar
jetën për të ardhur këtu.
Njerëz të mirë, njerëz të bardhë në
ushtrinë e këtij duke bllokuar atë sulm,
dhe ti më flet
për një djalë italiani?
- Më vjen keq për të, zotëri.
- Të vjen keq?
Mirë.
Mbërtheu, hip në Xhip,
dhe të ikim prej këtej.
Nuk është nevoja për ato fjalë
përpara një fëmije, zotëri.
Nuk ke pse e bën
të qajë tani, zotëri.
- Jo.
- Qetësohu, Dizel.
Askush nuk duhet t'i flasë
kështu djalit tim.
Mallkime dhe shtytje dhe ulërima
dhe pa kontroll. Pështyma.
- Me ngadalë, or mik.
- Ai është fëmijë, zotëri.
Zotëri. Zotëri.
Trein ka një mendje të vetën.
Ishte ideja ime të merrnim fëmijën.
Ne e gjetëm poshtë tek lumi Serço.
Fakti është që fëmija nuk na lëshonte.
I thashë Treinit ta merrte.
Bëji zap njerëzit e tu.
Shkojmë.
- Kapiteni Noks ka një gojë të ndyrë.
- Eja këtu.
- Renata.
- Eja këtu! Trein.
Jepja fëmijën prostitutës.
Ajo do t'ia dalë për bukuri.
- Ajo nuk është mamaja e tij.
- E di, por duhet ta dorëzosh.
Ajo nuk e njeh aq mirë sa unë. Kam
një gjyshe që do ta rrisë siç duhet.
- Trein, ma jep mua. Të lutem.
- Rreshter.
Eja këtu.
Eja këtu.
- Ai nuk do.
- Eja me mua, të lutem.
Mos është ndonjë spektakël
këngëtarësh ky?
Hapu!
Hapu nga rruga!
Hapu nga rruga ime!
Lëvizni!
Ky gjerman i fëlliqur ka vdekur!
Me fyt të prerë.
Si i ndodhi ashtu?
Mendoj se dikush
e vrau, zotëri.
E shikoj këtë, rreshter Stemps.
Por si u vra?
- Mos dërgove dikë për të?
- Po.
- Partizani e vrau.
- Ti dështove!
Ti dështove në detyrë!
Nuk dole me sukses.
Tani, të katër ju
do të dilni në gjyqin ushtarak.
Një, dy, tre, katër.
Zotëri, duhet
të largohemi tani.
Tani, je në telashe, ushtar.
Për këtë fëmijë? Nëse mund
të flas me ty për...
Për herë të fundit, ushtar.
Të thashë të hipësh në atë Xhip.
Nuk është nevoja
të qëllosh një njeri mbi asnjë fëmijë.
Mund ta çojmë tek komanda.
Kemi vend.
Po. Ai nuk shkakton rrëmujë.
Mund ta marrim djalin.
Lejtnant Bërdsong, merre
atë djalë.
Më dëgjove.
Mos u sill keq me mua,
or mik.
Bën mirë të mos afrohesh.
Mos e bëj atë, ushtar.
Mbyte, Trein!
- Trein, për Zotin!
- Mbyte atë zezak.
- Ule poshtë.
Ushtar, ule poshtë!
Mjaft me kaq.
Ule poshtë.
Merrja shpirtin!
Ule poshtë këtë sekondë!
Gjigandi prej çokollate!
Njeriu që fle.
- Dizel, po e vret.
- Ule poshtë!
Lëre të qetë, Stemps.
Të lumtë, or mik.
- Bërdsong! Bir, je mirë?
- Zezak i çmendur!
- Eja këtu.
- Më ndihmoni ta marr.
Sprapsu.
Sprapsu.
Ma lër mua.
- Shihemi përsëri, Stemps.
- Shpresoj.
- Ejani!
- Ikim! Shkojmë!
Forca. Largohemi.
Gjermanët!
Natalina!
Ikni! Ikni! Ikni!
Natalina!
Eja. Eja me mua.
Hektor! Shko merr Ludovikun!
Shpejt!
Prit!
Bishop! Më mbulo!
Ik, ik, ik!
Ludovik!
Natalina!
Babi! Babi!
Bishop!
Bishop!
Bishop!
Bishop! Bishop!
Trein!
Para! Para!
Shpërndahuni!
Lëvizni! Shpërndahuni!
Para.
Hapni sytë.
O Zot, Jezus, Bishop,
nuk mund ta lëviz kokën.
- Jeton djali im?
- Po.
Jeton ai?
Ai mori një gërvishje të lehtë,
por do të jetë mirë.
Mirë. Mirë.
Thuaji Hektorit t'i vendosë
atë kryqin e vogël.
- Ta dijë kush është babai i tij.
- Mirë.
Urdhëro.
Merre këtë.
E ke parë gjithë kohës,
apo jo Bishop?
E dija. E dija...
Trein, do të marr këtë fëmijë
dhe do të kthehem tek ty.
Do të kthehem për ty.
Në rregull.
Këtu do të jem.
Liri!
Do të kthehem
për ty.
Dreqin!
Para!
Trein.
Bishop!
Bishop! Bishop!
Lëviz, lëviz, lëviz.
Rrethojeni fshatin. Lëvizni!
Pastroni ndërtesat!
Forca, vritini zezakët!
Ata derra! Këtej.
Këtej.
Ik! Ik! Ik! Ik!
Mos qëllo!
Mos qëllo!
Lëviz.
Lëviz.
- Ik! Ik! Ik!
- Vrapo! Vrapo!
Stemps!
Stemps!
Stemps!
Ulu poshtë!
Ne jemi fashistë!
Fashistë!
Stemps!
Anxhelo.
Anxhelo.
Nuk je më i vdekur.
Hapi sytë.
Anxhelo.
Artur, ku ndodhem?
Nuk ka rëndësi.
Duhet të shkojmë.
Do të shkoj në qiell?
Jo, do të shkosh
në shtëpi.
Ku është shtëpia ime?
Anxhelo, do të ta tregoj unë.
Kush është aty?
Babai yt.
Të kujtohet?
Po miku im...
...gjigandi prej çokollate?
Duhet ta mbash mend atë,
mua,
të gjitha këto.
Kjo ishte koha jonë
për të qenë fëmijë.
Eja këtu.
Përgatitu të vdesësh.
Kaq ishte.
Mblidhni të plagosurit...
...dhe varrosni të vdekurit.
Shkojmë.
Shkojmë.
Shkojmë.
Mbroje veten.
- Ambulanca! Na duhesh tani!
- Këtu.
Djema, na duhet
një dorë.
Gati. Ngrijeni!
Me kujdes, të gjithë.
Me shumë kujdes.
Gjithçka do të jetë mirë, Hektor.
Do të shkosh në shtëpi, or mik.
Fotot e para
ishin të përpikta.
Gjenerali Almond nuk donte të dëgjonte.
Merrni shenjat e tyre.
Po, zotëri.
Dua një raport të plotë, shpejt.
- ''Stemps, Aubri''
- E gjeta.
- ''Kamings, Bishop''
- Gjetur.
- ''Trein, Samuel''
- Gjetur.
Të lumtë, korporal.
Fitove një Zemër të Purpurt.
- Çojeni këtë njeri tek stacioni i ndihmës.
- Po, zotëri!
Ushtarë.
Hë tani, z. Negron.
Jeni i pastër si tabelë shëndeti.
Nuk keni asnjë fëmijë. Asnjë armik.
4 vjet në shërbim. Zemër e Purpurt.
Pse do ta vendosje revolverin gjerman
në kraharorin e një njeriu
3 muaj para pensionit?
Rrezikohesh me 25 vjet, or mik.
GJYKATA E LARTË E MANHATANIT
24 JANAR 1984
Shteti kundër Hektor Negronit.
Çështja 14, lista 79A
dhe 34B.
Gjykatësi Trinkof është në autoritet.
Çohuni të gjithë.
Piter Hamond, avokati,
përfaqësues i njerëzve, shteti i Nju Jorkut.
Majkëll Deker, ndihmës
për të akuzuarin.
Është Zana Uilder.
Majkëll, lërmëni mua.
Ndihma ligjore tërhiqet. znj. Uilder
do të jetë këshilltare për të pandehurin.
Mos thuaj asgjë,
mos bëj asgjë.
Shkëlqesia Juaj, kërkojmë
që ajo gjobë të jetë 2 milion.
I pandehuri vrau një njeri
në gjakftohtësi.
Si edhe, kishte në zotërim një nga
kryeveprat e famshme vjedhur në Itali.
Çështja e kokës së statujës së vjetër.
Çfarë ndodhi me këtë?
Viktima është i vdekur,
Shkëlqesia Juaj.
Rudolf Tringali, nga Shën Ana e...
çfarëdo që të jetë, në Itali.
Punëtor emigrant tekstilesh,
jetonte në Bronx.
Jo ai.
Koka e statujës.
Ajo u kthye në Firence të Italisë,
Shkëlqesia juaj.
Gjoba e propozuar në 2 milion.
Mbrojtja?
I pandehuri do të ***ë
gjobën në dorë.
- Znj. Uilder, afrohuni podiumit.
- Po, Shkëlqesia Juaj.
Çfarë bëni këtu? Eksoni
që blen shërbimin postar të Amerikës?
Është një çështje dhuratë për Krishtlindje.
Nxjerrë nga një kapele.
Posi.
Unë nuhas diçka të keqe.
Nëse prisni të caktoheni...
...në gjykatën e apelit
vitin tjetër,
të sugjeroj të mbyllësh hundën.
Gjoba u vendos në 2 milion.
Çështja tjetër.
- Mund të të pyes diçka, zonjë?
- Çfarë të doni, z. Negron.
- Kush jeni ju?
- Mik pas miku.
- Xhenifer, shkojmë.
- Pas jush.
Faleminderit.
Z. Negron, z. Negron,
kush është njeriu që fle?
Kush është ai?
Z. Negron?
Kush është njeriu që fle?
- Ku ndodhemi?
- Roz Ajlend, Nasau, Bahamas.
- Është një mik që dëshiron t'ju takojë.
- Jo.
- Të gjithë miqtë e mi të vërtetë vdiqën.
- Jo ky ama.
Miku yt ka mësuar që
nuk ka asnjë kontroll në jetë.
Kudo që të shkosh, kudo
që të fshihesh, ka një rrezik.
Miku yt e ka kuptuar,
e ktheu njohurinë në shpikje:...
Rripa sigurimi, pajisje sigurie dhe me
radhë. Dhe miku yt u bë i pasur.
Njerëzit paguajnë për kontrollin
edhe pse nuk e kanë.
Siguria është rreziku
më i madh nga të gjithë,
sepse siguria nuk lë vend
për mrekulli.
Dhe mrekullitë janë e vetmja gjë
e sigurt në jetë.
Zotëri, ti flet si i çmendur.
Tani, nuk më duhet një mrekulli.
Dua të bashkohem me gruan time,
Lurdesin, në lavdinë qiellore.
Mos është shumë që kërkoj?
Unë isha i vetmi
që mbijetova.
Jam i vetmi që di.
- Jam i fundit.
- Ju nuk jeni i fundit.
Dikur ishte një djalë i vogël.
- Jam unë.
- Anxhelo?
Anxhelo!
Anxhelo.
Anxhelo.
Anxhelo.
Titrimi:
AnDi Shehu
V L O R Ë
Përktheu:
AnDi Shehu
s
sh
she
she
sheh
shehu
shehua
shehuan
shehuand
shehuandi
shehuandi@
shehuandi@h
shehuandi@ho
shehuandi@hot
shehuandi@hotm
shehuandi@hotma
shehuandi@hotmai
shehuandi@hotmail
shehuandi@hotmail.
shehuandi@hotmail.c
shehuandi@hotmail.co
shehuandi@hotmail.com