Tip:
Highlight text to annotate it
X
www.titra.al, www.kino-al.com
Mundësoi: niti991
Në rregull.
A je mirë?
Po.
Ti mendoje se këto udhëtime
do të lehtësoheshin, por është e kundërta.
Edhe unë kështu ndihem, Egni.
E di që kjo është ajo çfarë bëjmë,
që kjo është jeta jonë.
Por thjesht duket se bota
po lëviz shumë shpejt,
dhe gjërat janë duke
ndryshuar shumë.
Ke të drejtë.
Do të të them diçka,
nuk do të jetë e lehtë për fëmijët tanë.
Do të hasin një botë ndryshe,
nga ajo që kemi hasur ne.
Po.
Të dy fëmijët tanë
po ecin më së miri.
Por shqetësohem kur Deni nuk
e merr shkollën seriozisht.
Ai mungon shpesh.
Kjo do ta pezullojë
kur ai të jetë duke kërkuar
për një punë, më kupton?
Konkurenca është e madhe.
Në kohën time,
bë*** kapiten nëse mbaje kokën
ulur dhe bëje punën tënde.
Por ka plot djemë të rinj tani...
Kompanitë i duan gjërat
shpejtë dhe lirë.
Dhe 50 persona konkurojnë
për çdo punë.
Çdo gjë është ndryshe,
dhe ka shumë kërkesa.
Duhet të jesh i fortë që
të mbijetosh.
Të kuptoj.
Do të jetë mirë, apo jo?
Oh, po.
Do të jetë mirë.
- Të dua.
- Edhe unë të dua.
- Kalofsh një udhëtim të sigurt.
- Do të telefonoj nga andej.
Ata janë këtu!
Nxito, Musi!
Çfarë dreqin po bëni?
Pse nuk jeni në det?
Ju e dini ç'duhet të bëni!
Duhet të jeni atje
duke bërë para!
Por ne kapëm një
anije javën e kaluar.
Kjo ndodhi javën e kaluar!
Shefi do para sot!
Sillini Garadit
një anije tjetër së shpejti
ose do ta pësoni!
Kthejuni punës që të gjithë, tani!
Mos më qëndro afër sot.
Hufan!
Do të marrim diçka të madhe!
Ata që duan të bëjnë
para, të vijnë.
Musi, më merr me vete.
A e di motra që je këtu?
Ajo është duke shitur bimë.
Kjo është bima e saj më e mirë.
Kur të vjedhim një anije të madhe,
do të pagohesh.
Do të punosh?
A di si të ngasësh një varkë?
Eja, eja.
Jam gati.
- Çfarë ke për mua?
- Para.
- Kur do të mi ***ësh?
- Sapo të paguhemi.
Shpërndahuni!
Tani njeriu im tjetër do
të zgjedhi ekipin e tij.
Herën tjetër më sillni diçka
nëse doni diçka.
Eja, Bilal.
Hej, skilipec, unë mund të ngas varkën tënde.
Nëse më zgjedh mua,
nuk do të pendohesh.
Në rregull, Elmi.
Më duhet dikush që është i fortë.
Si është puna e këtij?
Dua atë!
Hapuni!
Pse zgjodhi atë?
Ai është nga një fshat tjetër.
Lëviz!
Më shpejt!
Shih, mos siguron më shumë fuqi.
Në rregull.
Ti!
Eja këtu!
Eja na ndihmo!
Në rregull, tërhiqeni!
Firmos këtu, zotëri.
Kalofsh një ditë të mirë.
- Përshëndetje, kapiten. E marr unë atë.
- Mirëmëngjes.
- Hej, gëzohem që të shoh, kapiten.
- Shejn. Gëzohem që të shoh.
- Gëzohem që të shoh.
- Hej. Vazhdoni.
- Hej, shef?
- Po?
Merru me ato binarët e sigurisë, mirë?
- Keni.
- Po?
Dua të shkosh në zyrën e kuvertës,
të marrësh Xhimin, dhe vazhdoni në ''Yllin Polar''.
Balastën, lëvizeni pesë pikë.
Merru me këto që të thashë tani.
Si është familja, kapiten?
Oh, si gjithmonë.
Andrea është kampion, e kemi sistemuar,
duhet të sistemojmë tjetrin.
Si janë kutitë?
Janë duke u vënë më pak kontenier.
2400 tonë ngarkesë, 200 tonë
me ndihmë ushqimore,
166 tonë me ujë të freskët,
250 tonë metrik me karburant.
Më trego planin.
Jemi në Salalah.
Do të udhëtojmë poshtë për në Dijbouti.
Dhe pastaj për në
jug të Socotra.
Socotra, në rregull.
Pastaj do të ecim pëmes
bregut të Somali Basin,
deri në Mombasa.
Pesë minuta në atë hark marinari.
Duhet të shkarkojmë kontenierët
rreth orës 08:00.
Duhet të marrim masa
për sigurinë.
Do të kalojmë rreth
gjirit të Afrikës, apo jo?
Kemi kafaz piratësh.
Gjithçka ishte e hapur. Të gjitha dyert.
Dua gjithçka të mbyllur,
të kyçur, madje edhe këtu në port.
- Në rregull.
- Gati për tu nisur në 15:00.
Sigurisht kapiten.
Të heqim litarët.
Në rregull. Ule.
16-B gati. Ngrijeni.
Hej, ngadalë.
Litarët e përparmë u hoqën.
Litarët e mbrapmë u hoqën.
Ndizni motorrët.
Gjithçka në rregull.
Anija u nis.
Duhet ta shpejtosh.
Mbajini ato kapakët të kyçur.
- Kapiten.
- Mirëmëngjes.
Kontrolloje atë litar.
- Shein.
- Po?
Na duhen ato fletët e kohës.
Ajo më shkel syrin, por
rezulton se kjo është ajo ç'ka ato bëjnë.
Do ta tregoj këtë vendin.
Do të të çoj atje.
Dy birra dhe një gotë
plot me mëkate, të lutem.
Po. E pitë kafenë?
- Po.
- Po, e pimë.
Ora 15:00, djema.
- Në punë.
- Shkojmë.
- Zot.
- Shihemi poshtë, Majk.
Ato zakonisht janë me
shumë anije,
por ne nuk mund të sulmojmë
një tufë me anije
kurse kjo është e vetme.
Mirëmëngjes.
Hej, kapiten.
Kapiten. Mirëmëngjes. Kapiten.
Shein dua të bëj disa prova sigurie.
Duke filluar nga tani.
Për çfarë?
Zjarr, dikush në anije?
Për gjithçka.
Ken, ti je oficeri në detyrë?
Po, kapiten.
Një varkë me dy njerëz po afrohet
në rrezen tënde.
- Jo, jo, fishkëlle në fillim.
- Jepi.
Në këtë mënyrë piratët e marrin vesh
që ne i kemi parë dhe jemi gati të mbrohemi.
Përgatitu. Jepi.
Vëmëndje, i gjithë ekuipazhi.
l gjithë ekuipazhi.
Të gjithë në vendet tuaja në kuvertë.
E përsëris të gjithë në vendet
tuaja në kuvertë, tani.
Ta bëjmë këtë.
Hiqi ato çelësat nga beli,
dhe futi në xhep. Ejani djema.
Po të kapën piratët dhe
të gjetën ato çelësat,
ata do të kenë akses në çdo
derë të kësaj anijeje.
Merrini ato zorrat.
Sille.
- Kujdes.
- Gati numri 6.
Në rregull.
l lidhe?
Mbaroi kjo këtu, Shein.
- Hej, kapiten, jam Shein. Më dëgjon?
- Po, Shein, jepi.
Gjërat duken mirë këtu poshtë.
Po mbarojmë punë me zorrat.
Në rregull. Më njofto kur
të keni mbaruar punë aty poshtë.
Në rregull.
Shein, eja në kuvertën kryesore.
Në rregull.
Çfarë ka kapiten?
Çdo gjë në rregull?
Nuk më pëlqen kjo.
- Po, kapiten.
- Shef, dua të gjithë djemtë e tu në vende.
Akoma provë?
Kjo është e vërtetë.
Dikush po afrohet në rrezen tonë.
Kuptova.
Kthehu majtas, pesë gradë.
Të shohim nëse do të na ndjekin.
Majtas, 5.
Mblidhe ekuipazhin në
vendin e grumbullimit.
Në rregull.
Vëmëndje, i gjithë ekuipazhi.
Kthehuni në vendin e grumbullimit.
E përsëris, kthehuni
në vendin e grumbullimit.
Kjo nuk është një provë.
Është situatë reale.
- Po, kapiten.
- Dua të kontaktoj me 122.
Helmsan në kuvertën kryesore.
Je në rregull.
Vazhdo.
Tani më lidh me ''U.S. Maritime''.
2 varka.
Nuk mund ta përcaktoj se sa veta janë.
Marrje.
Nuk përgjigjen në linjën e ''U.S. Maritime''.
- Lidhu me ''UKMTO''.
- Në rregull.
Çfarë ka?
Po na afrohen dy varka.
Shif radarin.
Po, anija ''Maersk Alabama''.
Flisni me kapitenin.
UKMTO.
Jemi anija Maersk Alabama.
Pozicioni ynë është 2 gradë në veri
dhe 49 gradë në lindje.
Jemi në drejtimin 180.
Shpejtësia jonë është 19 mije për orë.
Po na afrohen dy varka
me një distancë 1.5 milje larg
me siguri me një anije më të madhe pas.
- Situatë pirate.
- Marrje, Alabama.
Vëni në dijeni ekuipazhin,
dhe bëni gati zorrat
dhe vazhdoni me proçedurat e kyçjes.
Po. Kështu?
Po ju kontrolloj tani, por
ka shumë gjasa të jenë peshkatarë.
Ata nuk janë këtu
për të peshkuar.
Ajo është shumë e madhe! Bëhuni gati!
Shqetësohu për veten tënde,
mi skilipec!
Të dyja varkat me njerëz të armatosur.
- Distanca?
- 1.4 milje dhe po afrohen.
- Po, kapiten.
- Dua të vazhdoj dhe me 1-25.
- Je në rregull për të vazhduar.
- 1-25.
Vëllezër do të bëjmë shumë para!
Ngadalësohu!
Dallgët janë shumë të mëdha!
Janë një milje larg tani, kapiten.
Vetëm një milje.
''Coalition luftëanije 237'',
flet Maersk Alabama.
Vazhdo, Alabama.
Pozicioni ynë është 2 gradë në
veri dhe 49 gradë në lindje.
Jemi në 180.
Shpejtësia jonë është 21 milje në orë.
Po na afrohen 2 varka pirate
me shumë gjasa me një anije
më të madhe mbrapa.
Kërkojmë ndihmë të menjëhershme.
Jemi një ekuipazh
prej 20 vetësh.
Ne po përgatisim armët tona tani,
por kërkoni ndihmë ajrore nëse është e mundur.
Marrje?
Marrje, Alabama.
Në rregull, ndihma ajrore është rruges.
Do vi për pesë minuta.
Pesë minuta. Faleminderit, 237.
A e dëgjuat atë?
A e dëgjuat atë?
Duhet të ikim!
Kthehu, kthehu!
Çfarë po bën?
Çfarë po bën?
Hë pra! Vazhdoni!
Po, iku njëri.
Por tjetri është akoma duke ardhur.
Gjysëm milje larg.
Duhet të bëjmë një thirrje më të madhe.
- Po.
- Anulloji limitet.
Je në skaj me cilindër numër 5.
Bëje.
- Majtas, pesë gradë.
- Majtas, pesë gradë.
Më shpejtë, më shpejtë!
Janë çerek milje larg tani.
- 5 gradë.
- 5 gradë.
Nxito, nxito!
Jemi duke e mbingarkuar
këtë motorr.
Më shpejtë, më shpejtë.
Jepi!
Kjo gjë u prish.
- Atëherë rregulloje!
- Atë po përpiqem të bëj!
Ata nuk po vërdallosen vërdallë.
Duke na ndjekur që milje larg.
Duhet të na kenë gjurmuar.
Pse nuk na dha kompania
roje të armatosur?
Lëvizni.
Kapiteni është këtu.
Ata po lëviznin me 33 milje për orë.
Nuk mund t'i tejkalojmë këta tipat.
Padyshim që kaluam një situatë
shumë të rrezikshme.
2 varka, të armatosura.
Tani e dimë që ka një rrezik
në këto ujra, por ja dolëm mirë.
Anija ja doli mirë.
Autoritetet janë vënë në dijeni
kështu që besoj se e kemi
situatën në dorë.
Që nga tani vazhdojmë me detyrat
tona normale.
Meit, çfarë ke?
Po. Jemi me dy turne
derisa t'ja dalim në këto ujra.
A mund t'i mbash inxhinerët e tu?
Ne do të mbajmë dikë në ECR.
Në rregull. Shijo kafen tënde.
Kapiten.
Ata do të vijnë përsëri.
Po.
Ata do të vijnë përsëri.
Nëse vijnë përsëri do të ndjekim proçedurën.
Funksionoi sot, do funksionoj nesër.
Kemi shpejtësinë, kemi peshën,
kemi zorrat që mund t'i pengojnë.
Do të ndjekim proçedurat edhe
nëse do të na duhet të kyçemi,
të qëndrojmë pezull në ujë,
dhe të presim për ndihmë.
Tani, prit unë jam ai
tipi me eksperiencë, në rregull?
25 vite, në rregull?
Po ju them që nuk janë duke na
paguar mjaftueshëm për të paguar piratë.
Të gjithë nënshkruat.
- Çfarë prisje?
- Nuk nënshkrova për ushtrinë këtu.
Nënshkrove për udhëtimin.
- Për një anije transportuese.
- Çfarë prisje?
Të mos u sulmoje.
Pse nuk ikim që këtu?
Ku të shkojmë?
Në 8 orë,
mund të jemi milje larg që këtu.
- 100 deri në 150.
Ka pesë banda pirate
në këtë vend.
Bën 300 milje, të del një,
bën 6, del një tjetër.
Puna jonë është të transportojmë
kargon sa më shpejt. Kjo është puna.
Nëse dikush nuk e pëlqen,
udhëtimin midis Salalah, Djibouti
dhe Mombasa,
të vij në zyrën time dhe të
nënshkruaj dokumentin,
dhe do të ktheheni me udhëtimin
e parë për në shtëpi, kur të jemi në Mombasa.
Shijojeni kafen.
T'i kthehemi punës.
Oqeani ishte i keq.
Shumë i keq.
Hufan, po të them,
që varka jonë nuk mund t'ja dilte.
Asgjë nuk po funksiononte për ne.
Nxito.
Na duhet një më e madhe për atë anije.
E dua të vënë për
nesër në mëngjes, në rregull?
Elmi.
Kur do të jetë motorri gati?
Duhet ta rregullojmë.
Kjo gjëja është e vjetër
dhe e dobët.
Është një copë m*ti.
Qepe dhe rregulloje.
Pse nuk më jep motorrin tënd?
Qepe, skilipec. Ti flet shumë.
Unë mund të jem skilipec,
por nuk jam frikacak.
Çfarë the?
Thuaje përsëri!
Mendon se je dikush!
Thuaje përsëri!
Kapiten, flet Shein.
Po, jepi.
Mendoj se bën mirë të vish këtu lart.
Po vi.
Ku janë ata?
1.7 milje, kapiten.
Po vjen vetëm.
Bjeri alarmit.
Kontaktoni me ''U.S. Maritime''.
Kjo nuk është një provë.
Të gjithë nëpër vende.
Dreqin.
Shkojmë. Shkojmë.
- Po, kapiten.
- Ata po vijnë përsëri.
Hiqi limitet.
- 5 gradë.
- 5 gradë.
Bëhu gati.
Linja ''U.S. Maritime''.
Jemi Maersk Alabama.
Jemi në një sulm pirat...
- Çfarë po ndodhë?
- Ken, ik që këtej.
Dua sy nëpër krahë.
Varka po vjen.
Jemi në 166.
Shpejtësia jonë është 21 milje për orë.
Marrje, Alabama.
Duke u lidhur me kanalet ushtarake tani.
Marrje.
Ata po vijnë shpejt, kapiten.
Alabama.
Anija Alabama.
Rojet bregdetare të Somalit.
Ky është një kontroll rutinë.
Ndalojeni anijën tani.
Po vijmë në bord.
Jemi këtu për t'ju ndihmuar.
Zot.
- Po, kapiten.
- Duhet të përdorim zorrat.
Po, pompat janë mirë.
- Numëro mbrapsht, Shein.
- Po. Ata janë në 800 jard.
- Përgatituni për kthesa të forta.
- Ndaloni tani!
Në gatishmëri.
Alabama, ky është paralajmërimi i fundit.
Ndalojeni anijen.
Ata nuk po ndalojnë.
Tregoji se kush jemi, Muse.
Qëllojini!
Të shtëna! Të shtëna!
Hidhni zorrat.
Kthehu!
Po afrohen, kapiten.
Shein! Zorra shtatë rrëshkiti!
Gjiri 17.
E rregulloj unë. Dreqin.
- Kujdes.
- Unë jam në kanalin 3.
Aty nuk ka zorrë!
Ata po vijnë.
Zgjidhe shkallën.
Më jep tjetrën.
Qëllojeni!
Jepini, jepini!
Nxito, Bilal.
Lëviz, djalosh.
Kanali 3.
Shein, ik që andej.
Futi të gjithë në dhomën e motorrit.
Dua të jesh në komand atje.
Ndalojeni atë!
l gjithë ekuipazhi! l gjithë ekuipazhi!
l gjithë ekuipazhi në dhomën e motorrit!
l gjithë ekuipazhi në dhomën e motorrit!
Shkojmë. Lëvizni.
Jepi.
Më lartë. Më lartë.
- Majtas 30 gradë.
- Majtas 30 gradë.
Kape!
Ata vendosen shkallën.
30 gradë.
30 gradë.
Hapu.
- Majtas 30 gradë.
- Majtas 30 gradë.
- 30 gradë.
- 30 gradë.
Dikush po na qëllon.
Rri pas murit.
- Kronan. Kronan.
- Po.
Do të numërojmë.
Pas derës.
- Majk?
- Po.
- Sa kohë duhet derisa ta fikësh?
- Pesë minuta.
Katër piratë në bord.
Katër piratë duke ardhur drejt
kuvertës kryesore.
- Kyçe.
- Po.
Dëgjoni. Na kanë hypur në bord
katër piratë të armatosur.
Ju e dini provën.
Ne qëndrojmë të fshehur pavarësisht
çfarë, nuk duam pengje.
Qëndrojmë të kyçur derisa
ndihma të vij.
Asnjë të mos dali derisa të
them kodin, '' suppertime.''
Zot.
Nëse piratët ju gjejnë, kujtoni
që ju e njihni anijen.
Ata nuk e njohin.
Bëjini të ndihen sikur janë në krye
por mbajini larg gjeneratorëve
dhe kontrolleve të motorrëve.
Qëndroni bashkë,
dhe ne do të jemi mirë.
Fat të mbarë.
Merri të gjithë poshtë
dhomës së motorrit.
Fshihi pas cilindrave.
Ndaji me grupe nga tre dhe katër.
Hej! Mos lëvizni! Mos lëvizni!
Në rregull, në rregull.
- Mos lëvizni, thashë. Mos lëvizni.
- Në rregull. Në rregull.
Në rregull.
Në rregull. Në rregull. Në rregull.
- Mos lëvizni!
- Kemi katër!
- Në rregull, në rregull.
- Mos lëviz! Kemi katër! Katër!
Jo, jo.
Kapiten.
Relaksohu. Asnjë të mos vritet.
Nuk jemi Alkaeda.
Vetëm biznes.
Duam para.
Kur të paguhemi gjithçka
do të jetë mirë.
Anija.
Nga?
Anija? Amerika.
Është anije Amerikane.
Amerika? Po! Po!
Ti?
lrlandez?
Unë? Po, po, po, po.
Irlandez. Po.
Që nga tani ky do
quhet irlandezi, në rregull?
lrlandez. lrlandez.
Në rregull, irlandez.
Çfarë tjetër po mbani?
Çfarë do të thuash?
TV? Makina?
Dollarë?
Kemi. Keni?
Keni, çfarë kemi në kasafortë?
Kemi rreth 30,000 dollarë në kasafortë?
Po, kemi rreth 30,000 dollarë në kasafortë.
Janë tuajat.
30 mijë dollarë?
Çfarë jam unë?
Të dukem si lypës?
Çfarë është ajo?
Gjithçka në rregull.
Hej, qetësohu! Qetësohu.
Aty.
Po, po aty.
Kemi një problem.
E çuam anijen shumë larg.
Kemi dalë jasht nga rruga jonë.
Kjo do të thotë që
kompjuterat janë jashtë linje.
- Kapiten.
- Anija është prishur.
Asnjë nuk lëndohet nëse
nuk bën lojra.
Anija është prishur.
Na u desh të...
- Asnjë nuk do të lëndohet.
- Hej!
- Më shiko mua.
- Sigurisht.
Tani jam unë kapiteni.
Ruaj këtë të shëmtuarin.
Çfarë po bën?
Do ta rregulloj.
A di se si?
Drejtoi armën.
E ruaj unë, mos ki merak.
Mos prek asgjë që nuk di.
- Çfarë po bën?
- Ruaj atë tipin.
Boll luajte.
Ku është ekuipazhi.
Nuk e di. Nuk e di.
Jam këtu me ju.
- Ku është ekuipazhi yt?
- Nuk e di. Ja t'i thërras.
Ti marr këtu lart.
Flet kapiteni.
Piratët kërkojnë gjithë ekuipazhin
lart në kuvertën kryesore.
Të gjithë,
një minutë, do të vras dikë.
Një minutë.
Një minutë tjetër, vras dikë tjetër.
Do i vras të gjithë shokët tuaj.
Një minutë.
Nuk do të telefonoj përsëri.
Merre atë dhe vendose pas murit.
Mendon se po luajmë?
- Jo, jam duke bërë më të mirën...
- Mos bëj lojra, mos bëj lojra.
- Po bëj më të mirën time.
- Do të vras.
Jo, jo. Shiko.
Nuk ke pse e bën.
Po bën lojra? Po bën lojra?
Merreni shtruar, merreni shtruar.
Jo, jo, jo.
- Jo, shiko, shiko.
- Boll me lojrat!
Mos e qëllo. Mos e qëllo.
Nëse do të gjuash dikë, më gjuaj mua.
Ku është ekuipazhi, irlandez?
40 sekonda!
Nuk e di.
Unë jam këtu me ju.
Jo.
Ku është ekuipazhi?
Unë nuk shoh asnjë.
- Unë jam kapiteni. Unë jam kapiteni.
- 30 sekonda!
Nëse do të qëllosh dikë,
më qëllo mua.
- Po e vrisni atë.
- Është anija ime.
- Më dëgjo mua.
- Po e vrisni.
Unë jam kapiteni.
Unë jam kapiteni, jo ata.
- 20 sekonda!
- Kjo është midis nesh.
Unë po përpiqem ta zgjidh këtë. Po ti?
Kështu i zgjidh problemet?
Ti the që doje thjesht para.
Ti the që ishte vetëm biznes.
Biznes është ky?
- Kështu bën biznes?
- 10 sekonda.
Vdis tani.
Prit.
Dua të kontrolloj anijen.
Do të kontrollosh anijen?
Dua të shoh çdo vend
në anije. Tani.
- Do të kontrollosh anijen?
- Tani.
Në rregull. Do të kontrollojmë anijen.
Do të fillojmë me kuvertën lart,
dhe do të vazhdojmë poshtë.
Bëjmë mirë të shpresojmë që
energjia elektrike në rast emergjence të na mbaj.
Nuk do të shohim dot gjë nëse fiket.
Do të të marr të kontrollojmë anijen.
Por mos i kërcëno njerëzit e mi.
Mos bëj lojra.
Shkojmë.
Në rregull?
Në rregull, mirë.
Merre radion e tij.
Në rregull. Në rregull.
Ec.
Duhet të fik dritat.
Ata do të na shohin.
Duhet të fik gjeneratorin.
- Mendon se ikën dot deri atje?
- Po.
Do të shkoj të marr ujë.
Në rregull.
Të fillojmë nga lart.
Kjo është kuverta E.
Dhe pastaj do të ulemi
poshtë duke kontrolluar një nga një.
Tek ngarkesa që po mbajmë duhet
të jenë fshehur. Ka shumë vend për tu fshehur.
Dhe nuk jam duke u përpjekur
që t'jua hedh.
Dua t'i gjej këta djema
po aq sa doni ju.
Merre elektrikun e tij.
Duhet të lëvizim,
jemi duke humbur kohë këtu.
Siç thashë, tek ngarkesat
duhet të shikojmë.
Dikush po merret me anijen.
Dhoma e motorrit.
Nëse do ta bëjmë këtë sistematikisht,
ne ja nisëm nga lart,
dhe do të ulemi poshtë,
kështu që duhet të shohim vendin e ngarkesës.
Problem nga dhoma e motorrit.
Do të shkojmë atje tani.
Në rregull.
Dhoma e motorrit.
Do të jetë shumë nxehtë aty poshtë.
Pa energji, nuk ka
ventilator dhe ajër.
Ndoshta duhet të marrim pak
ujë poshtë në kuvertën A.
Pastaj dhoma e motorrit.
Në rregull.
Kjo është kuverta A.
Këtu.
Kjo është kuzhina.
Këtu bëjmë ushqimin.
Ja pak ujë.
Shikojeni këtë dhomë.
Oh, do të shohësh këtu?
Është frigorifer.
Është një dhomë ku mbahen perime.
Kujdes aty ti me këmbët zbathur.
Mund t'i presësh me
çdo gjë.
Do pak nga ky pjepri?
Ka ngelur që nga mëngjesi.
Ka për tu prishur.
Është për vaktin e parë të ditës.
Ndoshta duhet të...
Merre, ndihmoje veten.
Është zakonish për mëngjes por...
Mjaft. Dhoma e motorrit.
Në rregull.
- Kronan. Kronan. Më dëgjon?
- Po, të dëgjoj.
Ata po vijnë tek ju.
Ata po vijnë tek ju.
Njëri është zbathur.
Ka ndonjë xham që mund ta thyesh
dhe ta lesh tek dera?
E bëj unë. Eja shkojmë.
Ja ku është dhoma e motorrit.
Oh, Zoti im.
Kujdes qënka një xham i thyer.
Kujdes.
Ngriji duart lart. Lart.
- Në rregull, në rregull.
- Lart.
- Ka një kuti ndihme të parë.
- Ngriji duart lart! Kush e bëri këtë?
Asnjë. lshte thjesht një aksident.
Duhet ta shikojmë atë plagën.
Kemi kutinë e ndihmës në dhomën e kontrollit.
Pusho, irlandez.
Mendon se jam idiot?
E di se çfarë po ndodh.
Do ta kontrollojmë të gjithë këtë dhomën.
Të gjithën.
Ec!
Dëgjova diçka.
Kontrollo anën tjetër.
Nuk ka njeri këtu.
Të lutem, kthehemi.
Ec. Për poshtë. Tani.
Ata po vijnë. Bëhuni gati.
Lëviz.
Prit. Ndalo.
Çfarë? Çfarë bëre?
Më shiko, irlandez. Më shiko.
Çfarë nuk shkon me anijen tuaj?
- Nuk e di.
- Ti e bëre?
- Nuk e di çfarë shkoi keq.
- Jo.
Nuk do ta gjesh kurrë këtë ekuipazh,
pa energji elektrike.
Nuk do t'i gjesh kurrë.
Nuk do t'i gjejmë kurrë.
lrlandez,
unë do t'i gjej.
Jo me atë.
Ai do të vdesi nga gjaku
që po i rrjedh.
Na nxirr që këtej.
Ke një njeri të plagosur.
Të kujdesemi për këmbën e tij,
të marrim paratë në kasafortë
dhe ta mbyllim. Në rregull?
Ti je fat i keq, irlandez.
Hej, merre lart.
Unë nuk lëviz dot.
Merre lart dhe thuaji
Naxhit të vijë.
- Ti shko me atë.
- Do të ikim?
Shko!
Hej.
Prit!
Nuk ke për të gjetur asnjë.
Mos flit. Shko.
Shoku yt na bën budallenj?
Na bën të endemi vërdallë?
Nëse lëviz dikush,
dërgojini në varrë.
Ja.
Hej.
Kemi një problem.
Shoku juaj është vrarë keq.
Bëjmë mirë ta lidhim. Kemi një
vend këtu ku ta çojmë, dhe ky di ç'të bëj.
Çfarë të ndodhi?
Ata vunë xham për mua.
Më bënë kurth.
Ku është Muse?
Në dhomën e motorrit.
Ai do që Naxhi të vijë poshtë.
Kuverta, kuverta.
Kuverta Alabamës më dëgjoni?
Jemi ekuipazhi i Maersk Alabama.
Ne kemi kapitenin tuaj.
Vëja dorën tek goja.
- Hej.
- Jo.
Kemi liderin tuaj.
Kemi kapitenin tuaj dhe armën e tij.
Duam shkëmbim.
Kapiten për kapiten. Duam një marrëveshje.
Hiqja atë nga koka.
Kronan, hiqja nga koka.
Unë nuk vras.
Flit. Flit me shokët që ata
ta dinë që je ti.
Flit me shokët.
Hë pra, trap. Thuaj diçka.
Unë e dua Amerikën.
Hej! Më nxirrni që këtu!
Dëgjoni çfarë thonë këta.
Çfarë ndodhi?
Ata ma prenë dorën keq.
l sqarojmë të gjitha më vonë.
Jepja irlandezit radion.
Ja *** unë tani.
Flit.
Kapiten, nëse do të zbresësh nga anija,
ti nuk ke më vark,
por mund të ikësh me një vark tonën.
Mund ta merrni,
dhe të largoheni me 30,000 dollarë tani.
Kemi një marrëveshje?
Thuaj që kemi një marrëveshje.
Thuaj që kemi një marrëveshje.
Në rregull, irlandez. Në rregull.
- Kemi një marrëveshje, irlandez.
- Në rregull
- Dëgjo, ne mund të...
- Hej.
30,000 mijë dollar nuk janë asgjë.
Unë dua miliona!
Ja. Ja ku është varka.
Hej, Bilal, kontrolloje.
Nëse dikush lëviz, vrite.
Vriti!
Ku është kapiteni ynë?
Ku është njeriu ynë.
Hej, kapiten, Kapiten jam Shein.
Nuk jam i armatosur. Nuk jam i armatosur.
Nuk kam armë. Hej, qetë.
Nuk ka armë. Nuk ka armë.
Hej, Shein. A e keni kapitenin?
Ku është ai?
- Në dhomën e motorrit.
- Merreni që ata ta shohin.
- Dua ta shoh.
- Do ta shohësh.
- Silleni që ta shohin.
- Ai po vjen.
- Ku?
- Ja ku është. Po ja ku është.
- Ku?!
- E sheh? Ja ku është.
Çfarë po ndodhë, skilipec?
Bëj çfarë thonë
dhe më nxirr që këtu.
Bëhu i fortë.
Tani të bëjmë këtë. Ne ju sjellim
njeriun tuaj. Ju bëhuni gati për të ikur.
Ne ju fusim brenda, dhe pastaj
mund të shkoni. Në rregull?
Jo. Ti vjen me ne.
Derisa të marrim njeriun tonë.
- Jo, jo, jo. Ju do ta merrni njeriun tuaj.
- Në asnjë mënyrë!
Hej! Hej!
Dëgjo! Hej!
Eja, ose i vras të gjithë!
Nuk më plas fare.
Është zgjedhja jote.
- Në rregull! Në rregull!
- Ti do vish! Ti do vish!
Silleni lart tani.
Do të jetë gjithçka mirë. Silleni.
- Shein, ke komandën.
- Mos shko kapiten. Mos u fut aty.
- Duhet ti zbresim nga anija.
- Jo kështu.
Kapiten, nuk mund ta bësh këtë.
Dreqi e marrtë, kapiten!
Në rregull, kush do ta ngasi këtë.
Ruaje atë.
Bilal, ruaje me armë.
Tani shiko, është shumë e thjeshtë.
Ndize, fike, filloje, ndaloje.
Busulla për të treguar drejtimin.
Ke gazin aty.
Gaz, gaz. Mjaftueshëm gaz?
Mjaftueshëm për të
shkuar në Somali.
Kapiten, e kemi njeriun e tyre.
Në rregull, dërgojeni brenda
dhe unë do dal jasht.
Në rregull, futeni brenda.
Lëreni.
Lëreni.
Nxirreni kapitenin jashtë.
E sheh atë levën?
Do ta lëvizësh lart e poshtë.
Bëje 1 herë, 2 herë,
3 herë, 4 herë, dhe pastaj jeni në ujë.
Kapiten, eja jashtë.
Kapiten? Kapiten?
Çfarë po ndodhë aty?
Çojeni lartë e poshtë
aq sa duhet, për
të dal poshtë në ujë.
Ec!
Mbrapsuni!
Hej, kapiten!
Dreqi e marrtë! Jo!
- Jo!
- Kapiten!
Ulu! Ulu!
Këtu.
Ec.
lrlandez, jemi vetëm ne tani.
Marrje.
CTF 151, flet Bainbridge
Çarli Oskar.
Kapiten, flet Admiral Hauardd.
Një anije transportuese amerikane,
e quajtur Maersk Alabama,
është sulmuar 820 milje në
perëndim të vendodhjes tuaj aktuale.
Katër njerëz kanë marrë kapitenin
e anijes peng në një varkë shpëtimi.
Piratë Somalezë.
Kemi ndonjë informacion tjetër?
Tani për tani jo, por besoj
se ato po shkojnë drejt bregut të Somalisë.
Urdhërat tuaja janë të ndiqni dhe të kapni.
Na duhet mbikqyrje ajrore.
Si urdhëron, zotëri.
ÇS, flet kapiteni.
Ecni me gjithë shpejtësinë.
- TAO, në pozicion.
- TAO, si urdhëron.
Në të majtë 285.
Hufan, dëgjon?
Hufan, më dëgjon?
Ku është shefi yt?
Ai duhet të ishte me ne tani.
Mos u shqetëso.
Ai do të vij.
Dorë idiote.
Boll u ankove.
Dukesh si një vajzë e vogël.
Ti doje të vije me ne.
Ti e kërkove këtë.
Nuk e dija që do të ndodhte kjo.
Mund të humbas këmbën.
Duhet të jesh gati për gjithçka.
Kjo lojë nuk është për të dobë***.
Je mirë, irlandez?
Po.
Dukesh i frikësuar.
Por gjithçka do të jetë mirë.
Nuk do të të lëndoj.
Në dy ditë do të jemi duke
ngrënë në Somali.
Oriz. Mish dhie. Ka për të pëlqyer.
Shefi im do të flasi me
kompaninë e anijeve.
Vjen njeriu me paratë,
ti shkon në shtëpi.
Çfarë është?
Është një dhuratë.
Hej.
lrlandez. Ti gënjen, irlandez.
Anija jote nuk është prishur.
Edhe ata po vijnë në Somali.
Më shumë para.
Mesa duket po i drejtohen veriut,
për në pikën më të afërt me tokën.
Dhe do ti duhen e shumta 36
orë për të arritur.
Duhet të qëndrojmë me to derisa
ushtria të vij.
Më jep pak bimë.
Pse? More më shumë
seç të takonte.
Kush thotë?
Më jep pak më shumë!
Qepe!
Qepeni të dy.
Thjesht merre.
Kaq është.
Kjo është gjithçka që kam.
- Ku është pjesa tjetër?
- Nuk kam.
Mbaroj.
Je i padobishëm.
lrlandez, janë taksa.
Këtë para që po ju marrim.
Ju vini në ujërat tonë,
duhet të paguani.
Ne ishim në ujëra ndëkombëtarë.
Jo në ujërat tuaja, ujëra ndërkombëtarë.
Ne kishim ushqim për njerëzit
e uritur në Afrikë.
Edhe për Somalinë.
Po, sigurisht. Vendet e pasura
e ndihmojnë Somalinë.
Anije të mëdha vijnë në ujërat tona,
marrin gjithë peshkun.
- Çfarë na ka mbetur për të peshkuar?
- Pra jeni peshkatarë?
Po, jemi të gjithë peshkatarë.
Hej, më lër ta pastroj të çarën.
Të marrë kutinë e ndihmës, dhe ta pastroj.
Do të infektohet.
Jo.
Po djaloshi?
A mund t'ja kuroj këmbën?
Jo.
Do t'ja kurojmë kur të kthehemi.
Hë pra ai është zbathur.
Ju keni sandale.
Ai është zbathur.
Vazhdo.
Në rregull.
Thjesht do të marrë kutinë
e ndihmës.
Eja këtu, çdo gjë në rregull.
Ma jep këmbën.
Ma jep.
Më lër ta shoh.
Sa vjeç je, gjithsesi?
A je 16, 17?
Je shumë i ri për ta bërë këtë.
Mos flit.
Hej! Hej!
Ai ka një thikë.
Hej! Çfarë do të bësh me këtë?
lk prapa.
UAV ScanEagle tregon që
varka shpëtimit momentalisht
është 126 milje larg
bregut të Somalisë,
duke ecur me 5 milje për orë,
me anijen e madhe mbrapa të ngecur
në ujë 60 milje drejt verilindjes.
A kemi ndonjë ide se kush
janë këta tipat?
Anija e madhe që kishin ishte një
anije e rrëmbyer para një viti.
Sipas ONl, ata kanë nën kontroll
bregun e Somalisë.
Jemi duke u marrë me identifikimin
e rrëmbyesve.
Nëse këto janë djemtë e Garaad ata janë duke
kërkuar për një shpërblim, që do të thotë
se do të flasin. Dhe nëse flasin
ne mund t'jua hedhim.
Frank kjo po bëhet e madhe,
dhe ka shumë presion.
Shtëpia e bardhë shpreson që
kjo gjë të zgjidhet paqësisht
por çfarëdo që të ndodhi, kapiten
Filips nuk duhet të mbërrijë në Somali.
E kuptoj, admirale,
por do të na duhet pak kohë.
Nëse ushtrojmë shumë presion,
do ta vendosnim pengun në rrezik.
Duhet të përdorim
disa taktika durimi.
Bëj më të mirën që t'i
qetësosh, Frank, por nuk ke shumë kohë.
Ne do të dërgojmë disa
ekipe të SEAL për mbështetje.
Nëse nuk e keni shpëtuar
Filipsin deri sa ata të mbërrijnë,
pastaj çështjen
do ta zgjidhi SEAL.
Kuptoj, admirale.
A mund të pi pak ujë,
ju lutem?
Ujë?
Jepi kësaj gjësë mirë!
Qetësohu. Jemi në oqean.
Duhet të të hedh nga
kjo varkë që tani!
Duhet të ulesh dhe të qetësohesh.
Hej, ujë.
Hej. Hej.
Aq.
Hiqe.
Që nga tani,
uji do të jetë vetëm për ne.
Mjaft u tregove kaq trap.
Duhet ta kesh nën kontroll.
Thjesht ec dhe qepe.
Hufan, më dëgjon?
Po ke probleme?
Nuk ka probleme, irlandez.
Vetëm se kjo është shumë e ngadaltë.
Po, po. Varkë e vogël.
Dhe ke rrymën kundra.
E di se çfarë jam
duke bërë.
Po, po, sigurisht që e di. Sigurisht.
Ti je kapiteni tani.
Oh, hej, kapiten,
pse nuk e hapim pak
kapakun dhe ta marrim pak ajër këtu?
Si është puna me ty?
Mos flit me mua.
Pak ajër mund t'i bëj mirë atij.
Po, hape kapakun kështu ekuipazhi yt...
Mos bëj hile, irlandez.
Hufan, më dëgjon?
Hufan, më dëgjon?
Duhet të ecim në veriperëndim.
Duhet të mbërrijmë në portin e Garaad.
Atë po bëj, por ka shumë erë.
- Vetëm ec!
- Në rregull, atëherë më lër ta bëj.
Musi? Aty je?
Aty je?
Hufan, ku je?
Kam probleme me motorrin.
Vazhdo për në shtëpi.
Unë do të jem atje sa po të mundem.
Hej, jemi vetëm këtu.
Duhet të vish të na marrësh.
Duhet të ikim nga kjo
varkë shpëtimi.
Qepe dhe më dëgjo.
Ju e dreqosët me anijen
kështu që Garaad thotë:
Tani ose sillni kapitenin,
ose mos u ktheni fare.
Duket sikur ke probleme.
Ka ndonjë problem?
Probleme.
Nuk kemi probleme, irlandez.
Gjithçka do të jetë mirë.
Po, zotëri.
Këto janë të fundit nga SOCOM.
Bainbridge CO do të negociojë
me ata derisa të vini ju.
Ju do ta keni komandën.
Shtëpia e bardhë ka autorizuar të bëni
ç'të jetë e nevojshme për ta zgjidhur këtë.
Kuptova.
Kam nevojë për ajër.
Kur do të jemi në shtëpi?
Nuk e ndiej më këmbën.
Është një ferr i vërtet këtu.
Do t'i thuash atij që mos
ta bëj atë?
Ai ka nevojë për ajër.
Ajo gjëja është e mbushur.
Ka karikatorin brenda.
Flet shumë.
Do të na duhet më shumë ujë.
Kur të shkojmë në shtëpi,
do të kesh miliona
shishe me ujë.
Sa ujë të duash.
Vitin që kalova rrëmbeva një
anije greke.
6 milionë dollarë.
6 milionë dollarë?
Atëherë, çfarë je duke bërë këtu?
Qepe, irlandez.
Ti flet shumë.
Problemi yt nuk është që unë po të flas.
Problemi yt është që nuk po më dëgjon.
Mendon se ke pushtet këtu?
- Lëre.
- Duhet të të vras dhe të mbaroj kjo punë.
Hiqja armën.
Unë jam kapiteni.
Kush mendon se je?
Po merr anën e tij?
Ti e lë amerikanin të bëj
çfarë do ai!
Jam duke humbur kontrollin.
Janë amerikanët.
Merr diçka për të lidhur dyert.
Varka e shpëtimit e Alabamës, flet Frank Kastelano,
komandant i USS Bainbridge.
Ne duam të marrim mbrapsht kapiten Filipsin
dhe ta mbyllim këtë paqësisht.
- Mos lëviz!
- Në rregull.
Jo veprim ushtarak.
Jo veprim ushtarak. Nuk jemi Alkaeda.
Jemi thjesht peshkatarë.
Qetësohu, vëlla.
Jemi këtu për kapitenin,
jo për ju.
Ata kanë një spiun me vete.
Hej, ti.
Kush je ti?
Emri im është Nemo.
Unë punoj me ushtrinë Amerikane.
Ne thjesht duam të flasim.
Unë flas anglisht.
Dua 10 milionë dollarë.
Nuk është aq e lehtë
por ne jemi duke
punuar për këtë.
Në të njëjtën kohë duam
t'ju japim pak ushqim dhe ujë.
Mos bëni lojra ose kapiteni
juaj do të vdesi.
- Shein Mërfi?
- Po, jam unë.
Toger Hiks. Ju jeni duke hyrë
një zonë ushtarake, zotëri
Dua që ta ktheni anijen në të majtë në 210.
Jemi këtu për t'ju dërguar në Mombasa.
Kapiteni juaj do të jetë në
duar të sigurta.
Në rregull. E dëgjuat atë, djema.
OSS, mbaje kamerën
në varkën e shpëtimit.
ASTAC, si urdhëron.
Zotëri, kuverta e varkës
është drejtuar dhe është gati.
VBSS është në vendin e duhur.
Kërkojmë leje për të ulur RHlB.
- Vazhdoni.
- Si urdhëroni, zotëri.
TAO, lëshoni RHlB.
Ata po vijnë.
Bilal, ruaje atë.
Ruaje me kujdes.
lrlandez, ekipi yt,
iku. Anija iku.
Është ushtria që po
pastron zonën.
Bën mirë të mendoni për atë
që po bëni.
Ushtria mirë. Ata na mbrojnë,
për në Somali.
Ushtria nuk është këtu
për t'ju mbrojtur.
As për të negociuar.
Nuk kanë zgjidhje tjetër,
unë të kam ty.
Hapeni derën! Ne jemi këtu
me ushqimet tuaja.
Ulni armët!
Amerikan, ulni armët!
Qetëso vëlla.
Jemi këtu për t'ju ndihmuar.
Ulni armët tani!
Një jashtë, një tek kapaku.
Dëgjoni, duhet të shohim njeriun tonë.
Kemi ushqime dhe ujë për ju
por duhet të shohim kapitenin tonë.
Në rregull. Prit.
Ata duan ta shohin.
Nxirre jashtë.
Në rregull. Në rregull.
Në rregull. Në rregull. Po vi.
Ulu.
Konfirmim vizual.
Je në rregull, kapiten?
Po, po jam mirë.
Dëgjoni.
A e di familja se ku jam?
Po, zotëri po i mbajmë
të informuar.
Është e rëndësishme ta
dinë se ku jam.
Jam në ndenjësen 15.
Kuptoni?
Jam në ndenjësen 15.
TAO, Ndenjësja 15.
Dërgojani njëive.
Mos u shqetëso, zotëri.
E zgjidhim ne.
Fute brenda.
Qepe dhe mos lëviz.
Qetësohuni ne duam vetëm të flasim.
Kemi këtu ushqimin dhe ujin tuaj.
Ku janë paratë.
Nuk dua ushqim, dua paratë.
Kemi edhe një lartë,
mbajini kamerat.
- Prit një sekond.
- Mos bëni lojra.
10 milion dollarë.
Dëgjo, ti je i plagosur.
Ne kemi doktor në bord.
Na lëni të kujdesemi për ju!
Ata po na trajtojnë si fëmijë.
10 milion dollarë, kur?
Nuk është aq e lehtë,
kështu që na duhet kohë.
Duhet të flasim për këtë.
Nxitoni!
Mos filmoni! Mos filmoni!
Të shtëna!
Kush qëlloi?
Largojini RHlB nga aty.
Je çmendur? Çfarë po bën?
Do të na vrasësh!
Je çmendur.
Çfarë mendon se po bën?
Ti vetëm flet.
Më dëgjoni?
Lëviz.
Duhet të jesh i fortë për të marr
atë që do.
Duhet të flasim.
Thjesht një aksident.
Thjesht një aksident.
A është lënduar ndokush?
Jo, amerikani është mirë.
Amerikani është mirë.
Dua ta dëgjoj nga ai.
- Po të them që është mirë.
- Dua ta dëgjoj nga ai.
Ngriu! Ngriu!
Lëviz. Lëviz.
- Flit.
- Po, po jam unë.
A je mirë?
Ai sapo qëlloi ngjitur
me veshin tim.
- A është lideri aty?
- Po, ai mund të dëgjojë.
Kapiten, dëgjo.
Ne nuk do ta tolerojmë këtë.
Si kapiten, ti ke përgjegjësi për
këdo që është në bord.
Tani ti je duke i vënë ata në rrezik.
Ne duam ta zgjidhim këtë paqësisht.
Të gjejmë një mënyrë së bashku
para se të lëndohet ndonjë.
Përgjigjuni.
Do të flas kur të shkoj në Somali..
Ulu.
Kapiten, varka është
12 orë larg bregut të Somalisë.
Bokser dhe Halyburton
kanë mbërritur.
Koha e mbërritjes të ekipit të SEAL është 04:00.
lrlandez, mos u shqetëso.
Çdo gjë do të jetë mirë.
Pas kësaj, do të shkoj në Amerikë.
Gjithmonë kam dashur të
shkojë në Amerikë.
Të shkoj në Nju Jork, të blej një makinë...
Hej, kjo situatë është përkeqësuar.
Ka dy anije të tjera.
Kjo tjetra është e madhe.
Oh, Zot.
Ulu! Ulu!
Ulu!
Bilal, merr litarët.
Hej, kapiten ka marrë fund.
Mori fund, kapiten.
Litarët e tjerë.
Ka një arsye pse shefi
yt u tërhoq.
Ai nuk donte të merrej me ushtrinë.
Ai ka ikur. Të ka lënë vetëm.
Ti kishe një plan të merrje anijen time,
që nuk funksionoj,
kështu që mendove të më merrje mua.
- Qepe.
Ata kanë marrë ushtrinë.
Duhet të dorëzohesh. Duhet të ndalosh.
Nuk mund të ndaloj, irlandez.
Ushtria nuk do të lëj të fitosh.
Ata nuk mund të të lënë të fitosh.
Ata më mirë e mbysin varkën,
se të lënë ty të shkosh mbrapsht në Somali.
Mori fund.
Shkova shumë larg, irlandez.
Nuk mund të heq dorë. Jo.
Përshëndetje?
SEAL po vjen,
tre milje larg.
Kuptova.
Më duhet të urinoj.
Shpejt.
Uji kripur mund të bëj
mirë për këmbën.
Ai iku!
Ktheje varkën!
Bilal, ti idiot!
Ktheje, më shpejt.
Lëviz, ose do të lëmë!
Kapiten. Kemi dy në ujë.
Dy në ujë.
l shoh të dy.
Dy në ujë.
- Filips është një nga ata?
- Nuk e dimë. Nuk mund ta themi.
Ata janë në ujë.
Një mund të jetë Filips,
një mund të jetë pirat. Nuk e dimë.
Duhet të jemi të sigurtë.
Të flakërojmë diçka në ajër
për të parë.
Gjejeni. Mos e vrisni.
Mos qëllo!
Do të të qëlloj!
Ndalo! Çfarë po bën?
Ai po ikën.
- Mos e vrit!
- Më mirë ta vras se sa ta lë të iki!
Ja ku është.
Po të urdhëroj,
mos ta vrasësh.
Nuk mund të themi se kush është
në ujë.
Nuk kemi pamje të
qartë për të qëlluar.
Asnjë të mos qëllojë,
derisa të kemi pamje të qartë.
Ku është ai?
Ja ku është! Ja ku është!
Ai është aty!
Edhe një tjetër në ujë.
Kemi edhe një tjetër në ujë.
Ndihmë!
Ndihmë!
Në rregull!
- Eja!
- Në rregull!
Në rregull.
E kapa.
Eja.
Në rregull. Në rregull.
Eja, irlandez!
Zotëri, SEAL po vjen.
Ku shkon?
Më thuaj! Më thuaj!
A je i çmendur?
- Ku është kapiteni?
- Po të pret në kuvertën kryesore.
Jo sot!
Ndaloje atë!
Mjafton!
Mos e vrit!
Nëse e vret atë do
të vdesim të gjithë.
- Çfarë do të bëj me të?
- Çfarë po bën ai?
Duhet të dorëzoheni.
Nuk do t'ju lejojmë
të shkoni më tej.
Është një helikopter.
Në anën tjetër.
Përgjigjuni.
Nxito!
Po përpiqem.
Ec!
Keni një zgjedhje për të bërë, kapiten.
Dorëzohuni tani dhe kjo mbaron paqësisht.
Pastaj nuk mund t'ju ndihmoj dot më.
Dorëzohuni.
Ata mendojnë se po bëjmë lojra.
Bëj diçka!
Nuk mund ta fitoni këtë.
Merrni vendimin e duhur.
Po ju mbaron koha.
Më kuptoni?
Është shansi yt i fundit.
Këtë do?
E di si të merrem me amerikën.
Më jep pistoletën.
Ata mendojnë se po luaj lojra, hë?
Ec!
Ec!
Lartë.
Objektivi tek dera.
Ata kanë armë mbi
kokën e Filipsin.
Ai po ulëret dhe po
lëviz pistoletën.
Do e vras! Do e vras!
Tani! Do e vras!
Kemi të shtëna, kapiten.
- Sa të shtëna?
- Kush qëlloi? Kush qëlloi?
Jemi duke e humbur këtë.
Tani çfarë?
Ata nuk kanë respekt për ne.
Ma jep radion.
Helikopteri po kthehet.
Amerikan, do e vras pengun!
Do e vras pengun!
Dhe do e vendos në qese!
Flit. Flit.
Ata kanë armë në fytin tim, dhe do të përdorin
një kostum shpëtimi për të më futur trupin.
Ti nuk je thjesht një peshkatar.
Ti nuk je thjesht një peshkatar.
Jam këtu për të folur
për paratë e tua.
E përsëris, jam këtu për
të folur për paratë e tua.
Kush është?
Jam negociatori,
jam i autorizuar për të folur me ju.
Negociatori?
Tani ti je Abduali Muse, saktë?
Nga Jariban, Puntland?
Nga klani i Haiye
dhe Daarood?
Shokët e tu janë Adan Bilal,
Ualid Elmi dhe Nour Naje.
Por ti je Muse, ti je në
komandë, apo jo?
Ata na njohin.
Ne kemi folur me kokat.
Ata janë këtu për të
negociuar një marrëveshje.
Ne marrim njeriun tonë, ju merrni paratë tuaja.
Por kjo duhet bërë në fshehtësi.
Ne nuk duam që asnjë të shohi
shkëmbimin. As kokat.
Është gënjeshtër.
Nuk keni shumë karburant.
Kemi mot të keq përpara,
kështu që duhet të vini
në pikën e shkëmbimit.
Por duhet të vi dikush në bord,
që të negociojmë.
Është kurth.
Kapiten.
Në rregull.
Është kurth.
Kontroll radioje.
OSS, TAO, dua sy mbi RHlB.
Më duhen sy mbi RHlB.
Komanda taktike tani me ekipin SEAL.
TAO, ku jemi?
RHlB janë duke shkuar drejt varkës së tyre.
Halyburton dhe Bokser janë duke
qëndruar në gatishmëri për urdhërat tuaja.
ASTAC, TAO.
Më duhet statusi i Halyburton.
Duhet të jesh i fortë.
Mos lë asnjë brenda.
Çfarëdo të ndodhi, mos ndalo.
Është puna ime.
Çdo gjë mirë, irlandez.
Gjithçka do të jetë mirë.
Unë shkoj te anija ushtarake.
Marr dollarët,
ti shkon në shtëpi.
lshte e pritshme që do të ishte e lehtë.
Marr anijen...
shpërblimin...
asnjë nuk lëndohet.
Kishe 30,000 dollarë
dhe një biletë për në Somali.
Nuk të mjaftuan.
Unë kam shefa.
Ata kanë rregulla.
Të gjithë kemi shefa.
Duhet të ketë diçka
tjetër perveçse të qënit peshkatar
dhe të rrëmbesh njerëzit.
Ndoshta në Amerikë, irlandez.
Ndoshta në Amerikë.
Varka e shpëtimit Alabama, jemi
ushtria Amerikane. Hapeni derën.
Ule armën.
Qetë. Dua të shoh kapitenin.
- Ta tregoj unë kapitenin. Mbrapsu.
- Qetë.
- Eja.
- Mbrapa.
Dëgjo. Ne duhet të afrojmë anijen.
Ngriu.
Duhet të ledhim një litar.
- Mos bëni lojra.
- Nuk ka lojra.
Ne thjesht duam të shohim kapitenin
dhe pastaj të të marrim ty në anije
për takimin me kokat.
Po bëtë gjë, ai vdes.
Po bëtë gjë, ai vdes. Po ta them.
Zotëri, kemi vesh në varkë.
Në rregull, ja ku po vjen.
Kam sy mbi objektivin.
Kapiten, a je mirë?
- Po, po. A po e zgjidhni këtë punë?
- Kjo do të mbarojë së shpejti.
Hej, kapiten, kam një uniformë,
një uniformë të pastër.
Dua ta veshësh.
Dhe të qëndrosh në ndenjësen
ku ke qëndruar.
Vishe këtë, kapiten.
Duam që të jesh i shëndetshëm.
Është shumë e rëndësishme
që të jesh i shëndetshëm.
Ruaj qetësinë.
Çdo gjë do të jetë mirë.
Merre.
Brenda.
Shko.
- Ku janë kokat?
- Kokat janë në anije.
Lëje armën brenda,
dhe ne do të çojmë te kokat.
Po bëtë gjë, ai vdes.
Të *** fjalën, që
gjithçka do të jetë mirë.
Ule armën.
Prit.
Qetësohu.
Me jep dorën.
Qetësohu.
Edhe pak.
Të kapëm. Eja ngadalë.
Gjithçka do të jetë mirë.
Kapiten, kjo do të mbarojë
së shpejti. Qëndro i fortë.
Qëndro në të njëjtën ndënjëse
ku ke qëndruar.
Në rregull, era nuk duhet të jetë
një faktor.
Ku duhet të jemi?
Ajo është në 235 metra.
91 do të jetë optimale.
Zotëri, një somalezë është jashtë.
RHlB po shkon. Kavoja është vënë.
- TAO, të vazhdojmë me shpejtësi.
- Si urdhëron, zotëri.
Halyburton, Bokser.
Flet Bainbridge.
Vazhdoni me shpejtësi.
Silleni këtu.
Këtu.
Në rregull, hiqja.
Eja këtej.
Hej, këtu.
Unë jam O'Brajan.
Do të kujdesemi për ty brenda.
Futeni brenda,
dhe kujdesuni.
- A mund të ta shoh dorën?
- Jo. Ku janë kokat?
Do të flasim më vonë për atë.
Këtej.
Te kjo dera. Këtej, shkojmë.
Qëndro këtu.
Një piratë është në anije.
Qëndro.
Aty.
Ku janë kokat?
Kokat do të vijnë shpejt.
Qetësohu, ne do të kujdesemi për ty.
Kapiteni juaj e di se çfarë po bën.
Ai do të marri paratë tani.
Çfarë po ndodh?
Nuk mund të shoh.
Ma jep radion.
Shumë dritë. Nuk shohim.
Do të tërheqim me litarë.
E përsëris, ne do të
tërheqim me litar.
Duhet t'i thuash pilotit që
të qëndrojë në ndenjësen e tij
dhe të vazhdojë vozitjen.
Një shihet, dy jo.
Varka po tërhiqet me kavo.
Jemi me 6 milje në orë.
Duhet që të kemi 3 pamje.
Qëndroni gati.
- Hej. Hej.
- Unë po vesh bluzen siç thanë ata.
Nëse ai lëviz përsëri,
qëlloje.
Zotëri, piratët sapo
bën një kërcënim.
Çfarë tha?
''Nëse ai lëviz përsëri,
qëlloje.''
Situata po përkeqsohet.
Mbaje drejtë.
Si urdhëron.
Lëvizja me shpejtësi, po krijon dallgë
të mëdhaja për varkën e tyre.
Ngdalësohuni! Ju bëni dallgë!
Çfarë lojrash po luani?
Nuk mund ta mbaj drejtë.
Bëhu burrë.
Qepe dhe jepi.
Anija amerikane, përgjigjuni.
Amerikan, mu përgjigjni!
Kemi pamje të njërit,
nuk kemi pamje të dy të tjerëve.
Shumë dallgë!
Ushtria amerikane.
Shumë dallgë!
Varka e shpëtimit e anijes Alabama, jam negociatori.
Do t'ju fusim në rrymën tonë.
Nëse ecni në rrymën tonë,
do të jetë më mirë.
lrlandez. lrlandez. Çfarë po bën?
Çfarë po bën?
Kemi pamje të njërit,
nuk kemi pamje të dy të tjerëve.
Më jep distancën.
Përsëri 129.
Mos shkruaj më, irlandez.
Nëse të sheh ai do
të na vrasi të dyve.
Anija amerikane.
Mu përgjigjni.
Ushtria amerikane, përgjigjuni!
Dua të flas me Musen!
Dua të flas me të!
Kemi pamje të dy personave,
nuk kemi pamje të njërit.
Jam negociatori.
Lideri juaj është në anije
duke pritur për kokat.
Ku janë kokat?
Ku janë kokat?
Anija amerikane, mu përgjigjni!
Hej.
Hej! Çfarë është kjo?
Çfarë po shkruan? Ma thuaj!
Aty po ndodhë diçka.
Më duket se një zënkë.
Ndalo! Ndalo!
Ngrije volumin.
TAO, më jepni pamjen e tretë.
Ndaloje atë.
Bilal, ndaloje.
Ndalo irlandez! Ndalo!
Sill litarin!
Nuk kemi pamje të asnjërit.
Jam negociatori.
Nëse e lëndoni pengun,
nuk kemi marrëveshje.
Më dëgjoni?
Lidhe!
Nëse e lëndoni pengun nuk
kemi marrëveshje.
Kuptoni?
Çfarë po bën?
Kapiten Filips, a më dëgjon?
- Ata janë 64 metra lartë.
- Vazhdo shpejt me kavon.
Qepe.
Lidhja sytë!
A mund ta shihni këtë?
A mund ta shihni?
Të fillojmë me shënjestrat,
armët të qëllojnë me komandën time.
Jemi 44 metra larg optimales.
Kemi pamje të njërit,
kurse dy të tjerët nuk shihen.
Lidhja sytë.
Djalosh ngri duart lart.
Ti je thjesht një djalosh.
Ule armën dhe ngri duart lart!
Ngri duart lart!
A po e dëgjon njeri këtë?
Thuajini familjes time që i dua.
Andrea, të dua.
Tu dua, Anxh.
Zemër, të dua.
Të dua, Deni. Më vjen keq.
Më vjen keq që jam këtu
dhe nuk jam me ju.
A më dëgjoni?
Nuk mund ta përballoj më këtë.
Jemi 39 metra larg optimales.
Nuk kemi pamje të dy personave.
Më duhen pamje në shënjestrat.
Më duhen pamje të të treve.
Mos e vrit!
Kokat po vijnë.
Ne do të marrim paratë tona.
Ju jeni të dy idiotë.
Asnjë nuk do të vij.
Nuk kemi pamje të vetëm
një objektivi.
30 metra larg optimales.
Mbarova.
Do të vdesim të gjithë
nëse e vret.
Çdo gjë që thanë
ishte gënjeshtër!
Ata do të na vrasin të gjithë,
dhe ai është mbrapa gjithçkaje.
Nuk kemi pamje të njërit.
- Nuk mund të qëllojmë.
- Dua pamje në të gjithë.
Zotëri, ata do ta gjuajnë.
Ndaloni me kavon.
Ekzekutoni.
Çfarë ishte ajo?
Oh, jo!
Ne do të nxjerrim nga aty
dhe do të çojmë në shtëpi.
Shtriheni.
- Pengu është i sigurtë.
- Shtrihu.
- Ule kokën
- Çfarë?
- Punë e paqme djema. l vramë.
- l vramë të tre.
Kapiten Filips është mirë.
Punë e paqme që të gjithë.
- Këtu, shko me atë djalin.
- Kapiten, eja me mua.
Thjesht ulu.
A je mirë?
A je mirë?
Këtej.
Kujdes.
Kujdes, zotëri.
Mirë se erdhe në bord.
Këta djemtë do të bëjnë kontrollin mjekësor.
Ai është i shokuar.
A je në gjëndje të ecësh, zotëri?
A je mirë?
Si quhesh?
Urn Riç Filips.
Do të përballesh me
departamentin e drejtësisë.
Do të shkosh në amerikë,
të përballesh me gjyqin.
Ju vratë shokët e mi?
Kapiten Filips është i lirë.
Të gjithë shokët e tu kanë vdekur.
Mbaroj.
Tani do të shkosh në Amerikë.
Je i dyshuar për pirat.
Tani do të lexoj
të drejtat e tua.
Ke të drejtën të
qëndrosh i heshtur.
Çdo fjali do të përdoret
kundra teje në gjyq.
Kapiten Filips, eja.
Ulu.
Ka trauma.
Unë do të jem ajo
që do të kujdeset për ty sot.
A mund të më thuash ç'po ndodh?
A mund të flasësh?
A mund të më thuash ç'po ndodh?
Jam mirë.
A je mirë?
Pasi nuk dukesh mirë.
A të dhëmb ndonjë gjë?
A të dhëmb ndonjë gjë?
Aty, anash.
Në rregull. Më lër ta shoh shumë shpejt.
A mund ta ngrish krahun?
A të dhëmb?
- Pak?
- Pak.
Ule krahun.
Dua që të më shohësh.
Qetësohu,
dhe merr frymë.
Merr frymë thellë.
Ashtu.
Shumë mirë.
Shumë mirë.
Tani dua që të qetësosh krahun.
Do ta vëmë këtë,
dhe të masim pulsin dhe nivelin e oksigjenit,
të sigurohemi që po merr frymë.
- Mirë.
Dua që të vazhdosh duke
e bërë atë, në rregull?
Do ta vë këtë në gishtin tënd.
Çfarë i ndodhi kokës tënde?
A mund të më thuash çfarë
i ndodhi kokës tënde?
Vëje tek gishti yt.
Ata...
Nuk ka gjë,
merr kohën që të duhet.
Ke një çarje 2 centimetra në
vetullën e majtë.
Nuk ka gjë.
Dua që të më shohësh
dhe të marrësh frymë.
- Kuptove?
- Po.
Mirë, në rregull.
Ka një hapësirë prej 4 centimetrash.
Ka edhe një çarje këtu.
Shumë mirë.
Je duke ja dalë
më së miri, në rregull?
l gjithë ky gjak doli
nga vetulla dhe koka juaj?
Çfarë?
l gjithë ky gjak doli
nga vetulla dhe koka juaj?
Jo i gjithi.
Nuk është gjaku im.
Në rregull, në rregull.
Më shiko.
Do të të shtrijmë.
- Në rregull.
- Po.
Dua të shtrihesh ngadalë dhe butë.
Ashtu.
Ashtu, shumë mirë.
Kapiten, je i sigurt tani, në rregull?
- Faleminderit.
- Je i mirëpritur.
- Je mirë.
- Faleminderit.
Je i mirëpritur.
- A e di familja ime?
- Familja jote e di që je mirë.
Do t'i telefonosh sapo
të marrësh veten.
Dua që të marrësh frymë.
Je i sigurt dhe je mirë.
Çdo gjë do të jetë mirë.
Gjithçka do të jetë mirë.
Çdo gjë do të jetë mirë.
Riçard Filips u kthye në Vermont në 17 prill të 2009.
Ai u ribashkua me familjen e tij.
Abdual Muse u dënua për piratësi
me 33 vjet burg, në burgun e lndianës.
Më 20 korrik të 2010
kapiten Filips ju rikthye detit.
www.titra.al, www.kino-al.com
Mundësoi: niti991