Tip:
Highlight text to annotate it
X
U rrita duke studiuar trurin
sepse kam një vëlla që është diagnostikuar me një sëmundje të trurit:
shizofrenia. Dhe si motër,
e më vonë edhe si shkencëtare, doja të kuptoja përse
unë mundem t'i lidh ëndërrat e mia
me realitetin tim, dhe të njëjtat ti kthej në realitet.
Çfarë ka truri i vëllaut tim dhe
shizofrenia e tij që ai nuk mund të lidhë
ëndërrat e tija me një realitet të përbashkët dhe të pergjithshëm
por në fakt ato kthehen në deluzione?
Prandaj ia dedikova karrierën time, kërkimeve shkencore mbi
sëmundjet e rënda mendore. Dhe u shpërngula nga shteti im
i Indianës në Boston, ku po punoja në
laboratorin e Dr. Francine Benes,
në Departamentin e Psikiatrisë në Harvard. Dhe tek laboratori, ne po bënim pyetje si
"Cilat janë dallimet biologjike midis trurëve të individëve
që diagnostikohen si grupe kontrolli normale,
në krahasim me trurët e individëve të diagnostikuar me
shizofreni, çrregullime shizo-afektive ose bipolare?
Pra, në thelb, po ndërtonim një hartë të mikroqarqeve
të trurit: cila qeliza komunikonin me
cilat dhe nëpërmjet cilave lëndë kimike, dhe
në çfarë sasie të këtyre lëndëve kimike?
Prandaj jeta ime kishte shumë kuptim sepse po merresha
me këto lloj kërkimesh gjatë ditës.
Por pastaj mbrëmjeve dhe në fundjava,
udhëtoja si një mbështetëse për AKSM, Aleancën Kombëtare për Sëmundjet Mendore.
Por në mëngjesin e 10 Dhjetorit 1996, u zgjova
dhe zbulova që truri im kishte një çrregullim të vetin.
Një enë gjaku shpërtheu në hemisferën e majtë të trurit tim.
Dhe gjatë katër orëve në viijm,
vështrova se si truri im e humbi totalisht aftësinë e
procesimit të të gjitha informatave. Në mëngjesin e hemorragjisë,
nuk mund të ecja, flisja, lexoja, apo të kujtoja diçka mbi jetën time.
Në thelb, u bëra një bebe në trupin e një gruaje.
Nëse ju bie rasti të shihni një tru njeriu,
është e qartë që të dy hemisferat janë komplet të ndara nga njëra-tjetra.
Dhe unë ju kam sjellë një tru të vërtetë njeriu.
Ky pra është një tru i vërtetë njeriu.
Kjo është pjesa e përparme e trurit,
pjesa e pasme me palcën kurrizore që varet poshtë,
dhe kështu do të qendronte brenda kokës sime.
Dhe kur e shikoni trurin, është e qartë që
dy kortekset celebrale janë totalisht të ndara njëra nga tjetra.
Për ata nga ju që marrin vesh nga kompjuterat,
hemisfera jonë funksionon si një procesor paralel,
kurse hemisfera jonë e majtë funksionon si një procesor i lidhur në seri.
Të dy hemisferat komunikojnë me njëra-tjetrën
nëpërmjet urës ndërlidhëse (corpus callosum),
që përbëhet nga rreth 300 milionë fijesh nervore.
Mirëpo, përveç kësaj,
të dyja hemisferat janë të ndara nga njëra-tjetra.
Meqënëse ato e procesojnë informacionin ndryshe,
secila nga hemisferat tona mendon për gjëra të ndryshme,
ato kujdesen për gjëra të ndryshme, dhe, guxoj ta them,
kanë personalitete të ndryshme.
Më falni. Falemnderit. Ishte kënaqësi! (Ndihmësi: Me të vërtetë ishte.)
Hemisfera jonë e djathtë përqendrohet vetëm tek e tashmja.
Eshtë e gjitha për "këtu, tani."
Hemisfera jonë e djathtë mendon përmes imazheve
dhe mëson në mënyrë kinestetike përmes lëvizjeve të trurit tonë.
Informacioni, në formën e energjisë, rrjedh në të njëjtën kohë
përmes tërë sistemit tonë të ndjesive
dhe pastaj shpërthen në një kolazh masiv
duke na treguar se si ky moment duket,
çfarë shije dhe arome ka ky moment në të tashmen,
si ndihet dhe çfarë zhurme bën.
Unë jam një qënie energjie e lidhur me të gjithë energjinë rreth meje
përmes vetëdijes së hemisferës sime të djathtë.
Ne jemi qënie njerëzore të lidhura me njëra tjetrën
nëpërmjet vetëdijes së hemisferës së djathtë të trurit tonë si një familje njerëzore.
Dhe ja këtu,
në këtë moment, ne jemi vëllezër dhe motra në këtë planet,
për ta bërë këtë botë një vend më të mirë.
Dhe në këtë moment ne jemi perfekt, jemi të plotë dhe të bukur.
Hemisfera ime e majtë - hemisfera jonë e majtë - është një vend totalisht tjetër.
Ajo mendon në mënyrë lineare dhe metodike.
Hemisfera jonë e majtë
përqendrohet tek e kaluara dhe tek e ardhmja.
Hemisfera jonë e majtë është dizenjuar për të marrë
këtë kolazh masiv të momentit të tanishëm dhe të filloj
të përzgjedhë detajet, detajet e detajeve dhe imtësitë e tyre
pastaj i kategorizon dhe
organizon tërë atë informatë, dhe e ndërlidh me
gjithcka në të kaluarën që kemi mësuar ndonjëhere, dhe
parashikon në të ardhmen, të gjitha mundësitë tona.
Dhe hemisfera jonë e majtë mendon në trajtë gjuhësore.
Është ajo biseda e vazhdueshme e trurit që lidh botën time
të brendshme me botën time të jashtme.
Eshte ai zeri i vogel qe me thote, "Hej, mos harro
të blesh banane rrugës për në shtëpi.
Me duhen në mëngjes."
Është ajo inteligjenca përllogaritëse që më kujton
kur duhet të laj rrobat. Por, mbase më e rëndësishmja,
është ai zëri i vogël që më thotë,
"Unë jam. Unë jam." Dhe menjëherë sapo hemisfera im e majtë me thotë "Unë jam,"
Unë ndahem.
Bëhem nje individ i vetem dhe i plote, i veçuar nga rrjedha e energjisë
rreth meje dhe vecmas ndaj juve.
Dhe kjo ishte pjesa e trurit tim që unë humba
në mëngjesin kur pësova gjakderdhjen trurore.
Në atë mengjes, unë u zgjova nga një
dhimbje e fortë pas syrit tim të majtë. Dhe ishte ajo lloj dhimbjeje--
dhimbje therese -- qe te shkaktohet kur
kafshon akullore. Dhe më kapte --
dhe me lëshonte. Dhe pastaj më kapte përsëri--
dhe më lëshonte. Ishte shumë e pazakonshme
për mua të ndjeja dhimbje të çfardo lloji,
prandaj mendova, dakort, po filloj me rutinën time normale.
prandaj u ngrita dhe hipa tek tapeti im per ushtrimet kardio,
që është një makinë që ushtron të gjithë trupin,
Dhe po vazhdoja ushtrimin tek makina, kur e kuptova
që duart e mia duken si kthetra primitive që po shtrëngonin fort
dorëzat. Dhe mendova, "kjo është shumë e çuditshme."
Dhe pastaj pashë trupin tim dhe mendova, "Uau,
dukem shume e çuditshme." Dhe ishte sikur
vetëdija ime ishte transferuar nga perceptimi im
normal i realitet, kur unë jam personi
duke patur nje eksperiencë në këtë paisje, drejt një hapësire ezoterike
ku unë isha dëshmitare e vetës sime që po kalonte këtë eksperiencë.
Dhe gjithcka ishte tepër e veçant, kurse dhimbja ime e kokes
sa vinte e përkeqësohej. Prandaj zbrita nga makina,
dhe po kaloja nga njëra anë e dhomës se ndenjës tek tjetra, dhe po
kuptoj që gjithçka brenda trupit tim
ishte ngadalësuar shumë. Dhe çdo hap ishte shume i ngurtë dhe
shumë i matur. Nuk kishte asnjë rrjedhshmëri të lëvizjeve të mia,
dhe kisha një shtrëngim në hapësirën time të përceptimeve,
dhe isha e fokusuar vetëm në sistemet e mia të brendshme.
Dhe po rrija në banjë duke u përgatitur për tu
futur në dush, mund të dëgjoja
dialogun brenda trupit tim. Dëgjova një zë të vogël
që tha, "OK. Ju muskuj tani, duhet te kontraktoheni.
Ju muskujt e tjerë, çlodhuni."
Dhe pastaj humba ekuilibrin, dhe u mbështeta në mur.
Pashë poshtë nga krahu im dhe e kuptova që
nuk munda më ti përcaktoja kufijtë e trupit tim.
Nuk mundja t'a përkufizoja dot ku filloja dhe ku mbaroja,
sepse atomet dhe molekulat e krahut tim
u përzien me atomet dhe molekulat e murit.
Dhe gjithçka që mund të ndjeja ishte një energji -- energji.
Dhe po pyesja veten, "Çfarë nuk shkon me mua?"
Çfarë po ndodh?" Dhe në atë moment, gumëzhima e trurit tim --
ajo gumëzhima e hemisferës sime të majtë -- ra në qetësi totale.
Tamam sikur dikush të kishte marrë një telekomandë
dhe të kishte shypur butonin MUTE(PA ZË). Qetësi totale.
Dhe në fillim u trondita kur u gjenda
brenda një mendjeje të qetë. Por pastaj menjëherë
më tërhoqi madhështia e energjisë rreth meje.
Dhe meqë nuk mund të dalloja më
kufijtë e trupit tim, u ndjeva e madhe dhe e përhapur.
Ndihesha njësh me të gjithë energjinë që ishte,
dhe ishe shumë bukur aty.
Por pastaj, përnjëherë hemisfera ime e majtë u rikthye
në linjë dhe me tha, " Hej! Kemi nje problem!
Kemi nje problem! Duhet të kërkojmë ndihmë."
Dhe unë po thoja, "AAAA! Kam një problem.
Kam nje problem." Situata ishte, "OK OK Kam nje problem."
Por pastaj menjëherë u ktheva pas aty ku isha
jashte ne vetedijen - dhe me dashuri
une e quaj këtë hapësirë Toka La La.
Por ishte shume bukur aty. Imagjinojeni çfarë do të
ishte sikur të ishit totalisht të veçuar nga komunikimi
i trurit tuaj që ju lidh me botën e jashtme.
Prandaj ja ku jam në këtë hapësirë, dhe puna ime -- dhe çdo
stres që ka lidhje me punën time --janë zhdukur fare.
E ndieja trupin shumë më të lehtë. Dhe imagjinova:
për të gjitha marrëdhëniet në botën e jashtme dhe çdo
strese që kishin lidhje me ato marrëdhënie - ishin zhdukur.
Dhe unë ndieja një lloj paqeje.
Dhe imagjinoni se si do të ndiheshe po të hiqje qafe 37 vjet bagazhi emoctional!
(qeshje) Oh! Ndjeva një eufori!
Euforia. Ishte e mahnitshme!
Dhe përsëri, hemisfera e majtë e trurit tim u fut në punë dhe tha,
"Hej, ti duhet të jesh e vëmendshme.
Duhet të kërkosh ndihmë."Dhe unë po mendoja, "Duhet të gjej ndihmë.
Më duhet të përqendrohem."
Prandaj dola nga dushi dhe mekanikisht
u vesha dhe po vija vërdallë apartamentit tim,
dhe po mendoja, "Duhet të shkoj në punë. Duhet të shkoj në punë
A mund t'a ngas makinën? A mund t'a ngas makinen?"
Dhe në atë moment krahu im i djathtë
u paralizua totalisht. Dhe pastaj e kuptova,
"O Zot! Po përjetoj një sulm në tru! Po përjetoj një sulm në tru!
Dhe gjëja tjetër që truri im më thotë është, "Uau!
Kjo është shumë e veçantë!" (qeshje) "Kjo është kaq shumë e veçantë!
Sa shkencëtarë të trurit kanë mundësi
të studiojnë trurin e tyre nga jashtë-brenda?"
(Qeshje)
Dhe pastaj më ra ndërmend: "Por une jam një grua shumë e zënë!"
(qeshje) "Nuk kam kohë për një sulm në tru!"
Prandaj mendova, "Ok, nuk mund ta ndaloj sulmin në tru,
prandaj po e bëj këtë për një ose dy javë, dhe
pastaj do t'i kthehem rutinës sime. OK.
Prandaj më duhet të thërras për ndihmë. Me duhet t'i telefonoj punës."
Nuk mund të kujtoja numrin e punës,
dhe u kujtova qe në zyrë kisha një kartëvizitë
me numrin tim aty. Prandaj shkova tek studioja e punës,
dhe mora një pirg 7-8 cm të lartë me kartëvizita.
Po shikoja kartën e sipërme dhe ndonëse
e shikoja me syrin e mendjes se si dukej një kartëvizitë
nuk mund të tregoja nëse
kjo ishte karta ime apo jo sepse gjithçka që mund të shihja ishin piksela.
Dhe pikselat e fjalëve përziheshin
me pikselat e sfondit dhe me ato të simboleve,
dhe unë nuk mund të dalloja asgjë.
Prandaj prita për atë që unë e quaj një dallgë qartësie.
Dhe në atë moment mund të
lidhesha me realitetin normal dhe mund të thoja
kjo nuk është kartëvizita ime... kjo nuk është kartëvizita ime
Mu deshën 45 minuta për të kaluar 1/3 e kartëvizitave
të pirgut të kartëvizitave.
Ndërkohë, për 45 minuta, hemoragjia ishte
zmadhuar në hemisferen time të majtë.
Nuk i kuptoja numrat. Nuk i kuptoja telefonat,
por ishte i vetmi plan që kisha.
Prandaj e mora aparatin e telefonit dhe e vura mu këtu. Mora kartëviziten,
dhe e vura mu këtu, dhe
Po lidhja formën dhe shkarravinat në kartëvizitë
me formën dhe shkarravinat në aparatin e telefonit.
Por pastaj kthehesha përsëri në Token La La,
dhe nuk mbaja mend kur kthehesha nëse e kisha
shtypur atë numër deri tani.
Prandaj mu desh t'a detyroja krahun tim të paralizuar
dhe të mbuloja numrat ndërkohë që shtypja
ashtuqë kur tëkthehesha në realitetin normal
të mund të thoja "Po, e kam shtypur këtë numër."
Më në fund, të gjitha numrat u shtypën
dhe po degjoja telefonin dhe
kolegu im e ngriti në anën tjetër dhe më përshëndeti
"Uuuu Uuuuu Uuuu." (qeshje) Dhe po mendoja me vete,
"Oh Zot, më ngjan me një qenush!"
Dhe i them atij -- sipas mendjes sime të qartë, i them:
"Jam Jill! Kam nevojë për ndihmë!"
Dhe ajo që doli nga zëri im ishte, "Uuuuuuu uuuuuuu uuuu uuu."
Po mendoja, "O Zot, edhe unë ngjaj me një qenush."
Prandaj nuk mund ta dija, nuk e dija që
nuk mund të flisja apo kuptoja gjuhën deri kur provova.
Kolegu e kuptoi që kisha nevojë për ndihmë dhe thirri ndihmën e shpejtë.
Pak me vonë, isha në një ambulancë
nga një spital i Bostonit tek Spitali i Përgjithshëm (Masachusets)
Dhe u mblodha në pozicionin fetal.
Dhe si një tullumbace me pak ajër brenda,
që sapo po dilte nga tullumbacja,
e ndjeva energjinë që mu ngrit dhe e ndjeva shpirtin tim që u dorëzua.
Dhe në atë moment e dija që
unë nuk isha me koreografja e jetës sime.
Dhe ose doktorët do të më shpëtonin trupin dhe të më jepnin
një mundësi të dytë për jetën, ose kjo ishte mbase
momenti im i kalimit.
Kur u zgjova ate pasdite, u trondita
kur zbulova se isha akoma gjalle. Kur e ndjeva që shpirti mu dorëzua,
i thashë mirupafshim jetës sime.
Dhe mendja ime ishte pezull midis dy
planeve të kundërta të realitetit . Stimulimin që vinte
nga sistemi im i ndjesive më dukej si dhimbje e pastër.
Drita m'a digjte trurin si zjarr i pakontrolluar, dhe zhurmat
ishin aq të larta dhe kaotike sa nuk mund të dalloja
një zë nga zhurmat e sfondit,
dhe unë vetem doja të shpetoja. Sepse nuk mund të dalloja
pozicionin e trupit tim në hapësirë, dhe ndihesha e stërmadhe dhe e përhapur,
si një xhind i sapoliruar nga shishja e vetë.
Dhe shpirti im u ngjit i lirë, si një balenë e madhe
që rrëshket në detin e qetë të euforisë!
Nirvana. Gjeta Nirvanen. Dhe mbaj mend që mendova,
është e pamundur që mund të shtypja
stërmadhësinë time dhe ta fusja në trupin tim të vogël.
Por pastaj kuptova, "Jam akoma gjallë! Jam akoma gjallë!
dhe kam gjetur Nirvanen. Dhe nëse kam
arritur Nirvanën dhe jam akoma gjallë, atehere çdokush
që është i gjallë mund të arrije Nirvanen." Dhe e imagjinova botën
të mbushur me njerëz dashamirës, të bukur, paqësor,
njerëz të dashur që e dinë që mund të vinin tek
kjo hapësirë në çdo moment të mundur. Dhe që ata mund të
zgjidhnin qëllimisht të shkelnin në të djathtë të
hemisferen e tyre të majtë dhe të gjenin këtë paqe. Dhe pastaj
e kuptova çfarë dhurate e madhe mund të ishte
kjo përvojë, çfare goditje marramendëse mund të ishte
për mënyrën që ne jetojmë jetën tone. Dhe më motivoj të shërohem.
Dy javë e gjysëm pas hemorragjisë,
kirurgët më hoqën mpiksjen e gjakut
me madhësinë e një topi golfi që po me shtypte qendrat e gjuhës.
Dhe ja ku jam tani me mamanë time
që është një ëngjëll në jetën time. Mu deshën 8 vite të shërohem plotësisht.
Pra, kush jemi ne? Ne jemi forca e pushtetshme e jetës në univers,
me zhdërvjellësi manuale dhe dy mendje njohëse.
Dhe ne kemi pushtetin të zgjedhim, në çdo moment,
kush dhe si duam të jemi në këtë botë.
Në këtë vend, në këtë moment, mund të shkel në
vetëdijen e hemisferes simë të djathtë, aty ku jemi.
Une jam forca e jetës së universit.
Une jam forca e jetes e 50 bilione
molekulave gjeniale që formojnë formën time në njësh me gjithçka që ekziston.
Ose, mund të zgjedh të shkel tek vetëdija e
hemisferës sime të majtë, ku behem një individ i vetëm,
një trup i ngurtë. I ndarë nga rrjedha,
i ndarë nga ju. Une jam Dr. Jill Bolte Taylor:
intelektuale, neuroanatomiste. Këto janë "NE" brenda meje.
Cilën do të zgjidhnit ju? Cilën zgjidhni ju? Dhe kur?
Unë besoj që sa më shumë kohë harxhojmë
duke zgjedhur rrjetin e paqes së brendshme
të hemisferës sonë të djathtë, aq më shumë paqe do të
projektojmë në botë, dhe akoma më në paqe do të jetë planeti yne.
Andaj mendova që kjo ishte një ide që ia vlente t'a shpërndanim.