Tip:
Highlight text to annotate it
X
Për çka është fjala?
Ç’është e drejta e njeriut?
Që nga fillimi i jetës sonë, sepse jemi qenie njerëzore, ekzistojnë disa gjëra që qeveritë tona duhet t’i bëjnë për të na ndihmuar që t’i arrijmë mundësitë tona.
Këto pritje dhe kërkesa që i kemi për qeveritë tona quhen të drejta të njeriut.
Këto të drejta i ka çdo burrë, çdo grua dhe çdo fëmijë.
Si funksionon kjo?
Të drejtat i thërrasin qeveritë që: Të respektojnë – t’u shmangen kufizimeve të disa gjërave të cilat një person mund t’i bëjë.
Ta mbrojnë – një person nga abuzimi.
Të përmbushin –sigurojnë kushte themelore për t’ia mundësuar një personi arritjen e mundësisë së tyre.
Shtetet i kanë diskutuar dhe janë dakorduar për standardet më themelore minimale të të drejtave të njeriut.
Shtetet janë pajtuar që t’i zbatojnë këto standard.
Këto standarde janë bërë e drejtë ndërkombëtare.
Një shembull ku të drejtat e njeriut mund të gjenden në shtëpi ndodhet në kushtetutë.
Promovimi i respektit të të drejtave themelore është një nga qëllimet kryesore të Kombeve të Bashkuara.
Kjo arrihet nëpërmjet aktiviteteve të organizatave të Kombeve të Bashkuara nëpër botë.
Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut është përgjegjës për udhëheqjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
Ekzistojnë, po ashtu, komitete të ekspertëve të cilët monitorojnë sesi vendet e ndryshme i zbatojnë premtimet e tyre në praktikë
dhe ekziston një organ i shteteve që quhet Këshilli për të Drejtat e Njeriut i cili diskuton tema dhe situata të ndryshme të të drejtave të njeriut nëpër botë
Ç’mund të bëj?
Mëso cilat janë të drejtat tuaja. Mëso më shumë për Programin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe shpërndaje këtë informacion.
Vizito ohchr.org