Tip:
Highlight text to annotate it
X
Para se te fillojme udhetimin tone ne boten e ekonomise,
mendova te filloj me nje citim te nje prej ekonomisteve me te famshem te te gjitha koherave,
filozofi skocez Adam Smith.
Ai eshte pak a shume i pari ekonomist
qe shihte ekonomine sic e shohim ne ditet e sotme.
Kjo eshte nga libri i tij "Pasuria e Kombeve",
publikuar ne 1776, rastesisht, i njejti vit me
Deklaraten Amerikane te Pavaresise, dhe eshte nje nga pjeset me te famshme.
Cdo person, duke qene aktor ekonomik, nuk ka per qellim te promovoje interesin publik,
por edhe nuk e di se sa po e promovon ne te njejten kohe.
Duke marre pjese ne ate industri, ne menyre qe industria
te kete prodhimtarine me te madhe,
ai ka per qellim perfitimin e tij personal
"Ai ka per qellim perfitimin e tij personal".
Dhe ai drejtohet ne kete gje, si ne shume raste te tjera, nga nje dore e padukshme
qe te promovoje dicka te cilen nuk e kishte si qellim.
Ky term "dora e padukshme" eshte i famshem
I drejtuar nga nje dore e padukshme qe te promovoje dicka te cilen nuk e kishte si qellim.
Ai thote, shiko, kur pjesemarresit individual ekonomik marrin vendime ne interesin personal te tyre,
ajo gje shpesh ne agregat, sjell gjera qe secili person nuk e kishte marre parasysh.
Me poshte thote: Po ashtu nuk eshte gjeja me e keqe per shoqerine
qe nuk ishte e perfshire ne kete gje.
Keshtu qe nuk eshte detyrimisht dicka e keqe.
Duke ndjekur qellimet vetjake, cdo person shpesh promovon
interesat e shoqerise ne menyre me efektive se sa kur ai e ka per qelllim kete gje.
Keshtu qe kjo eshte me te vertete nje thenie e rendesishme.
Eshte ne qender te kapitalizmit.
Prandaj e theksoj qe eshte publikuar
ne te njejtin vit me Deklaraten Amerikane te Pavaresise,
sepse Amerika, baballaret e shtetit amerikan,
shkruajten Deklaraten e Pavaresise, Kushtetuten
qe pershkruan tamam c'do te thote te jesh nje shtet demokratik,
cilat jane te drejtat e qytetareve.
Por Shtetet e Bashkuara,
jane influencuar nga punimet e Adam Smith,
nga keto ide qendrore te kapitalizmit
Dhe te dyja qelluan rreth te njejtes kohe.
Por kjo ide nuk eshte gjithmone kaq intuitive. Aktoret individual, duke ndjekur
qellimet e tyre personale, mund te jene duke bere me shume per shoqerine
sesa po te kishin provuar te promovonin mireqenien e shoqerise.
Nuk besoj qe Adam Smith do te thoshte qe kjo eshte gjithmone gje e mire
per *** te veproje ne menyre egoiste, ose qe nuk eshte asnjehere mire qe njerezit
te mendojne per pasojat e veprimeve te tyre per shoqerine si e tere,
por ai thote qe shpesh... shpesh, ky veprim egoist
mund te sjelle te miren e pergjitshme. Mund te sjelle me shume inovacion.
Mund te sjelle me shume investime. Mund te sjelle produktivitet me te mire. Mund te sjelle me shume pasuri,
me shume per gjithsecilin.
Ne ditet e sotme ne Ekonomi shpesh... kur behen deklarata te ndryshme, ato jane
nje perzierje theniesh mikroekonomie dhe makroekonomie.
MIkro eshte rreth njerezve, aktoreve individual marrin vendime ne interesin personal te tyre
Makro eshte cfare mund te ishte mire per ekonomine ose kombin ne teresi.
Sot ekonomistet ndahen ne dy shkolla te ndryshme,
ose ne dy nen-ndarje: Mikroekonomia, qe studion aktoret individual.
Mikroekonomia... dhe ato aktore mund te jene firma, persona ose familje.
Me pas vjen dhe Makroekonomia, qe studion ekonomine ne agregat.
Makroekonomia. Kuptohet nga vete fjala.
Mikro -- prefixi do te thote gjera te vogla. Makro i referohet gjerave madhore.
Figures madhore.
Keshtu qe, mikroekonomia tregon se si aktoret marrin vendime
ose mund te thuash 'alokimet', alokimet.. vendimet ose alokimet.
Alokimi...
i resurveve te pakta. Dhe shume shpesh degjohen termat resurset e pakta
kur njerezit flasin per ekonomi.
Nje burim i paket eshte ai qe nuk eshte i pafund.
Per shembull, dashuria mund te mos jete burim i paket. Mund te kesh nje dashuri te pafundme.
Por nje burim qe eshte i paket si ushqimi, uji, parate, koha ose puna.
Te gjitha keto jane burime te pakta. Keshtu mikroekonomia tregon si njerezit marrin vendime
si ti shperndajne keto burime te pakta.
Dhe se si ajo ndikon ne cmimet e produkteve dhe ne tregje.
Makroekonomia merret me studimin e asaj qe ndodh ne ekonomine si e tere.
Keshtu qe, ne 'agregat, cfare ndodh ne agregat ne ekonomi, nga miliona persona individual.
Ekonomia agregate. Ne tani kemi miliona persona.
Ajo fokusohet ne pyetje qe kane te bejne me politika te ndryshme.
Si per shembul, duhen rritur apo ulur taksat. Cfare do te ndodhe kur rriten ose ulen taksat.
Duhet te nderhysh me shume ne ekonomi apo me pak. Dhe si ndikon ajo ne produktivitet
kur ben kete gje. Keto jane politika, politika nga lart-poshte.
Ne makro dhe mikro ne kohet moderne,
ka nje tendence qe te shnderrohen ne shkenca rigoroze matematikore.
Por sidoqofte mund te fillohet me disa ide, disa ide filozofike,
per te thene dicka si Adam Smith.
Keshtu ekzistojne disa ide bazike,se si njerezit mendojne, si marrin vendime.
Filozofi, 'filozofi' njerezish ne vendimmarrje,
ne sensin e mikroekonomise --'vendim-marrja'.
Me pas behen disa supozime mbi kete gje.
Ose mund ta thjeshtezosh.
Thjeshtezimi eshte ne sensin kur thuhet "te gjithe njerezit jane racional",
"te gjithe njerezit veprojne ne interesin e tyre persona, ose njerezit maksimizojne perfitimet e tyre personale",
qe nuk eshte e vertete - njerezit motivohen nga shume gjera.
Gjerat thjeshtezohen, qe te mundesohet studimi matematik i ekonomise.
Simplifikohen qe te zgjidhen matematikisht.
Kjo ka vlere per te qartesuar menyren e mendimit.
Keshtu mund te vertetohen gjerat bazuar ne supozime.
Keshtu mund te fillosh te vizualizosh gjerat me tabela dhe grafike
dhe te mendosh cfare ndodh ne te vertete ne tregje.
Keshtu qe ka shume vlere te kesh kete menyre te menduari matematikore.
Por ne te njejten kohe eshte e rrezikshme sepse behen.
keto thjeshtezime te medha, dhe disa here matematika mund te sjelle konkluzione te forta.
Konkluzione, qe mund te ndihesh shume i sigurt sepse duket sikur e ke vertetuar
ne te njejten menyre sic mund te vertetohet relativiteti, por ai bazohej
ne disa supozime, qe ose ishin gabim, ose e thjeshtezonin problemin me shume sec duhet,
ose mund te jene te rendesishme per kontekstin ne te cilin je.
Keshtu qe eshte shume e rendesishme qe gjithcka te merret me nje sens mosbesimi,
per te kujtuar qe gjithcka bazohet ne supozime thjeshtezuese.
Dhe markoekonomia ndoshta vuan me shume nga kjo gje.
Ne mikroekonomi merren disa gjera te komplikuara
si mendja njerezore, si njerezit veprojne dhe reagojne ndaj njeri tjetrit dhe me pas
agregohen keto vendime per miliona njerez, keshtu qe eshte shume e komplikuar.
Ekzistojne miliona njerez te komplikuar qe bashkeveprojne me njeri tjeterin.
Keshtu qe, eshte shume e komplikuar. Shume miliona bashkveprime
ne esence bashkeveprime te paparashikueshem, dhe me vone behen supozime,
behen supozime dhe me ndihmen e matematikes
mund te behen disa konkluzione qe ndihmojne per disa parashikime.
Perseri, kjo eshte shume e rendesishme. Eshte shume e vlefshme te besh keto modele matematikore,
me keto supozime matematikore per keto konkluzione matematikore,
por gjithmone duhet te merren me nje sens dyshimi.
Me kete sens dyshimi duhet gjithmone te jesh i fokusuar ne intuiten e gjerave.
Dhe kjo eshte pikerisht gjeja me e rendesishme per te marre nga nje kurs ekonomie.
Ne menyre qe te arsyetosh se cfare ka mundesi te ndodhe,
ndoshta dhe pa matematike.
Do e mbyll me dy citime. Dhe keto citime jane paksa me humor.
por jane gjera te rendesishme per te pasur parasysh,
ne menyre te vecante kur i futesh thelle anes matematikore te ekonomise.
Ky eshte nje citima nga Alfred Knopf, qe ishte editor ne vitet 1900.
"Nje ekonomist eshte nje njeri qe thote gjerat e dukshme ne terma te pakuptueshme".
Dhe besoj qe kur flet per gjerat e pakuptueshme e ka fjalen per pjesen matematike
qe shihet ne ekonomi, dhe shpresoj qe kete pjese ta bejme
sa me te kuptueshme
Do te shihni qe kjo gje ka vlere.
Por kjo eshte nje thenie shume e rendesishme per tu bere.
Shpesh here, flitet per gjera te thjeshta
Gjera qe jane evidente..
Dhe eshte shume e rendesishme qe gjithmone te kihet parasysh kjo gje, gjithmone
te keni intuiten per ate qe po ndodh ne matematike,
ose ta dini nese matematika po ju con ne nje rruge te habitshme
bazuar ne supozime.
E dyta eshte thenia nga Lawrence J. Peter,
i famshem per Parimet e Peterit, profesor ne USC.
"Nje ekonomist eshte nje ekspert qe do dije neser pse gjerat
qe parashikoi dje nuk ndodhen sot."
Edhe njehere, e rendesishme te kihet parasysh,
sidomos ne makro, sepse ne makro
gjithmone ka parashikime per gjendjen e ekonomise:
per ate qe duhet bere, sa do zgjase recesioni, sa do jete rritja ekonomike vitin e ardhshem,
sa do jete inflacioni ... dhe shpesh behen gabime.
Ne fakt, pak ekonomiste jane dakord ne shumicen e gjerave.
Dhe eshte shume e rendesishme te dihet kjo sepse kur futesh thelle
ne matematike, ekonomia mund te duket si shkence si fizika,
por nuk eshte tamam si fizika. Eshte e hapur... eshte subjektive,
dhe shume nga pjesa subjektive varet nga cilat supozime behen.