Tip:
Highlight text to annotate it
X
Translator: Iris Xholi Reviewer: Helena Bedalli
Nuk do ta harroj kurrë atë ditë
të pranverës së 2006-ës.
Isha kirurg rezident
në Spitalin Johns Hopkins
në pranim të thirrjeve te urgjences.
Rreth orës 2 të mëngjesit u njoftova nga E.R
që të shkoj të shoh një grua me ulcerë diabetike
në këmbën e saj.
Ende e kujtoj atë lloj ere të gjakut të kalbur,
tek po e tërhiqja perden që ta shoh atë.
Të gjithë aty mendonim që ajo grua ishte shumë sëmurë
dhe kishte nevojë të shtrohej në spital.
Kjo nuk vihej në diskutim.
Pyetja qe shtroja ishte një tjetër,
a kishte ajo nevojë për amputim?
Tani, duke kthyer koken pas ne atë natë
do të doja dëshperimisht të besoja se e trajtova atë grua,
atë natë, me empatinë dhe dhembshurinë e njëjtë
që tregova ndaj 27 vjeçares së sapo martuar
e cila erdhi në E.R tri ditë perpara
me dhimbje mesi
e cila doli të jetë kancer pankreatik i avancuar.
Në rastin e saj, unë e dija se s'kishte asgjë që mund të bëja
që do ti shpëtonte jetën.
Kanceri ishte shumë i avancuar.
Por isha i përkushtuar të sigurohesha që
do bëja gjithçka të mundshme për ta bërë atë të ndihet
më rehat. I solla një batanije të ngrohte
dhe një filxhan kafe.
Solla edhe për prindërit e saj.
Por shikoni, më e rëndësishmja eshte qe unë nuk e paragjykova atë,
sepse dukej qartë qe ajo s'kishte bërë gjë
qe mund t'ia shkaktonte këtë vetes se saj.
Atehere, si eshte e mundur qe disa nete me pas,
tek qendroja ne te njejten dhome te urgjences dhe i vendosur
qe pacientja ime diabetike kish nevoje per amputim,
perse ja thashe kete ne nje menyre kaq te hidhur?
Dallimi eshte qe ne ndryshim me gruan e nje nate me pare,
kjo grua vuante nga diabeti i tipit 2.
Ajo ishte e shendoshe.
Dhe te gjithe e dime qe kjo vjen si rezultat i te ngrenit shume
dhe mungeses se aktivitetit fizik, apo jo?
Dua te them, sa e veshtire mund te jete?
Teksa e shihja te shtrire mendoja me vete,
sikur shume pak te te interesonte,
nuk do te ishe ne kete gjendje tani
me nje mjek qe nuk e kishe pare kurre me pare
duke u pergatitur per te te prere kemben.
Perse u ndjeva i justifikuar qe gjykoja ndaj saj?
Do desha te thoja qe nuk e di.
Por ja qe nuk eshte e vertete.
Me kryelartesine e rinise sime,
mendova se e kisha psikologjisur ate.
Ajo ka ngrene shume. Ajo ka qene pa fat.
U semur me diabet. Kaq qe puna.
Cuditerisht, ne ate kohe,
po hulumtoja rreth kancerit,
terapite e sistemit imunitar per kancer te lekures, per te qene me ekzakt,
nga kisha mesuar se duhej te kisha dyshime per gjithcka,
te mos merrja te mireqene gje
dhe ti masja me standardet me te larta shkencore.
Nderkohe, kur vjen fjala tek diabeti
i cili vret 8 here me shume amerikane se melanoma,
nuk e vura kurre ne prove dijen e deri atehershme.
Pranova te mireqene,
cdo hallke te zinxhirit te shkaqeve patologjike qe te conte ne te.
Tre vite me pas, zbulova se isha shume gabim.
Por kete here, isha pacienti.
Edhe pse beja ushtrime fizike 3-4 ore ne dite,
dhe zbatimin i piramides ushqimore me perpikmeri,
kisha shtuar shume ne peshe dhe kisha zhvilluar
dicka te ashtuquajtur sindroma e metabolizmit.
Disa nga ju mund edhe te kene degjuar per te.
Isha bere imun ndaj insulines.
Mund ta mendoni insulinen si ky hormon i gjithepushtetshem
qe kontrollon se cfare ben trupi yne me ushqimet qe hame,
nese i ruajme ose i djegim.
Ne gjuhen mjekesore kjo quhet "ndarje e energjise".
Mos prodhimi i mjaftueshem i insulines nuk pajtohet me jeten.
Dhe rezistence ndaj insulines, sikunder sugjeron dhe emri,
ndodh atehere kur qelizat behen gjithnje e me rezistente
nga efektet e insulines qe perpiqet te beje punen e saj.
Kur behesh rezistent ndaj insulines,
kthehesh ne diabetik,
c'ka ndodh kur pankreasi
nuk mund te perballoje rezistencen dhe te prodhoje mjaftueshem insuline.
FIllon ngritja e sasise se sheqerit ne gjak,
dhe nje ujvare problemesh patologjike
dalin jashte kontrolli, c'ka mund te cojne ne probleme me zemren,
kancer, ose edhe Alzaimer,
dhe amputim, pikerisht si ajo grua disa vite me pare.
Me kete problem, nisa te ndryshoj dieten time ne menyre drastike,
duke hequr e shtuar gjera qe ju do ti gjenit
padyshim shokuese.
Bera keshtu dhe humba 20 kg, ndonese beja me pak ushtrime fizike.
Sikunder mund te shihni, nuk jam me mbipeshe.
Cka eshte me e rendesishme eshte qe nuk kam me rezistence ndaj insulines.
Por edhe me e rendesishme, jane keto tre pyetjet
qe me kane mbetur dhe te cilat nuk duan te me hiqen:
Si me ngjau kjo gje kur une mendohej
se po beja gjithcka si duhej?
Nese shkenca rreth te ushqyerit te shendetshem ka qene e rreme,
a thua e tille ishte dhe per te tjere?
Dhe ne analizimin e ketyre pyetjeve
u bera pothuajse i fiksuar
ne te perpjekurit per te kuptuar lidhjen e vertete
midis obezitetit dhe rezistences se insulines.
Tanime, shume hulumtues besojne se obeziteti
eshte si rrjedhoje e resistences ndaj insulines.
Logjikisht, kur do te trajtosh rezistencen ndaj insulines,
i detyron njerezit te bien ne peshe, apo jo?
Trajton obezitetin.
Po sikur te jete pikerisht e kunderta?
Po sikur obeziteti te mos jete shkaku i rezistences ndaj insulines?
Ne fakt, po sikur te jete sintoma e nje problemi shume me te madh,
maja e nje ajsbergu?
E di qe tingellon pak e cuditshme, pasi jemi ne mesin
e nje epidemie obeziteti, por me degjoni pak.
Po sikur obeziteti te jete nje kamuflazh
i nje problemi shume me te rende qe
i ka rrenjet ne qelize?
Nuk jam duke sugjeruar ketu qe obeziteti eshte beninj,
por ate qe po sugjeroj eshte qe mund te jete e keqja me e vogel
e dy te keqijave te metabolizmit.
Mund ta mendoni rezistencen ndaj insulines si aftesia e limituar
e vetes per te shperndare karburantin,
sikunder iu referova para nje minute,
te marresh kalorite qe sigurojme me ushqimin
dhe ne menyre proporcionale te djegim nje pjese e te ruajme tjetren.
Kur behemi rezistent ndaj insulines,
homeostaza ne kete lloj ballancimi prishet.
Pra tanime, kur insulina i thote qelizes,
dua te djegesh me shume energji
sesa qeliza e konsideron te sigurt, ne te vertete ajo pergjigjet,
"Jo faleminderit, do ta ruaj kete energji."
Dhe duke qene se ne qelizat e dhjamit nuk i gjen
ato makineri komplekse qelizore qe gjendet ne qeliza te tjera,
eshte vendi me i mire per ti ruajtur.
Shume prej nesh, rreth 75 milion Amerikane,
pergjigja e rezistences ndaj insulines
mund te jete qe ta ruaj ne formen e dhjamit e jo e kunderta,
te kesh rezistence insuline ne pergjigje te dhjamosjes.
Kjo eshte ne te vertete nje ndryshim i vogel,
por me pasoja te renda.
Konsideroni analogjine e meposhtme:
Mendoni per gerricjet qe pesoni ne lekure
kur ne menyre rastesore perplasni gjurin ne tavolinen e kafes.
Padyshim qe plaga dhemb shume dhe
ju nuk e pelqeni faktin qe eshte nxire, por te gjithe e dime
qe plaga ne vetvete nuk eshte problemi.
Ne fakt, eshte e kunderta, eshte nje pergjigje e shendetshme ndaj nje traume,
jane qelizat imunitare qe vrapojne aty ku ndodhi demtimi
qe te ndihmojne qelizat e atyshme dhe te ndalojne
perhapjen e infeksionit ne pjese te tjera te trupit.
Tani, imagjinoni sikur ne te mendonim se plaga eshte faktikisht problemi,
dhe zhvillojme cdo kerkim
dhe kulture mjeksore rreth trajtimit te plageve:
krem maskimi, ilace kunder dhimbjes, e shume te tjere,
duke injoruar teresisht faktin qe njerezit
jane ende duke perplasur kercirin ne tavolina kafeje.
Sa me mire do te ish po te trajtonim shkaqet--
duke i thene njerezve te jene me te kujdesshem
teksa ecin neper sallon--
ne vend te efektit qe krijohet?
Te kuptosh shkakun dhe efektin,
ben te gjithe diferencen e mundshme.
Ta kesh gabim, industria farmaceutike
mund te vazhdoje te jete fitimprurese per investuestit e saj
por per njerezit me kerci te vrare nuk permiresohet asgje.
Shkaku dhe efekti.
Ajo c'ka jam duke sugjeruar eshte
se ndoshta kemi shkakun dhe efektin e gabuar
kur falsim per obezitet dhe rezistence ndaj insulines.
Ndoshta duhet ta pyesim veten,
a eshte e mundur qe rezistenca ndaj insulines shkakon rritje ne peshe
dhe semundje qe lidhen me obezitetin,
te pakten ne shumicen e njerezve?
Po sikur te qenit obez eshte thjesht nje pergjigje e metabolizmit
ndaj dickaje shume me teper kercenuese,
nje epidemi e fshehur,
ajo per cka duhet te shqetesohemi me shume?
Le ti hedhim nje sy fakteve.
E dime qe 30 milion amerikane obeze
ne USA nuk vuajne nga rezistenca e insulines.
Dhe meqenese ra fjala, ato nuk duket te jene ne
ndonje rrezik me te madh per semundje se njerezit e dobet.
Nderkohe, dime qe 6 milione njerez te dobet
ne USA jane rezistent ndaj insulines,
dhe meqenese ra fjala, ata mendohet te jene ne rrezik me te madh per
ato semundje metabolike qe permenda me siper,
ne dallim nga grupi i obezeve.
Une nuk e di pse, por ndoshta kjo vjen si rezultat i faktit qe
ne rastin e tyre, qelizat nuk e kane kuptuar ende
se c'duhet te bejne me tepricen e energjise.
Pra nqse nje njeri mund te jete obez dhe mund te mos kete rezistence ndaj insulines,
ose mund te jete i dobet e ta kete,
kjo tregon se obeziteti mund te jete nje kamuflazh
per ate qe po ndodh.
Pra, po sikur te jemi duke luftuar nje lufte te gabuar,
te luftojme obezitetin ne vend te rezistences ndaj insulines?
Edhe me keq, po sikur fajesimi i obezeve
do te thote qe po fajesojme viktimat?
Po sikur disa nga idete tona thelbesore mbi obezitetin
jane gabim?
Personalisht, nuk mund ta kem me luksin e arrogances
mos flasim pastaj per luksin e sigurise se plote.
Kam idete e mia te asaj c'ka mund te jete problemi,
por jam e hapur per sugjerime.
Hipoteza ime, sepse te gjithe me pyesin,
eshte kjo.
Nese e pyesni veten, se nga se perpiqet te mbrohet qeliza
kur behet rezistente ndaj insulines,
pergjigja ndoshta nuk eshte, teprice ushqimore.
Por me gjasa, teprice glukoze: sheqeri ne gjak.
E dime qe dritherat e perpunuara
e ngrene nivelin e sheqerit ne gjak ne nje kohe afatshkurter,
dhe ka edhe arsye per te besuar se sheqeri
mund te coje direkt ne rezistence ndaj insulines.
Nqse keto procese psikologjike vihen ne pune,
hedh hipotezen qe mund te jete shkaku i marrjes se
drithrave te perpunuara, sheqerit ne mase, ajo cka sjell
epidemine e obezitetit dhe diabetit,
por nepermjet rezistences ndaj insulines,
dhe jo si efekt i mbingopjes ose mos berjes ushtrime fizike.
Kur humba 20 kg disa vite me pare,
e bera thjesht duke kufizuar keto gjera,
cka sugjeron qe kam nje anesi
bazuar ne eksperiencen time personale.
Por kjo nuk do te thote qe anesia ime eshte e gabuar,
dhe me e rendesishmja, te gjitha keto mund te provohen shkencerisht.
Por, shkalla e pare eshte te pranosh mundesine
se besimi yne rreth obezitetit,
diabetit dhe rezistences ndaj insulines mund te jene te gabuara
dhe si rrjedhoje duhen testuar.
Ve bast karrieren time ne kete gje.
Sot, ja dedikoj te gjithe kohen time punes mbi kete problem,
dhe do te shkoj kudo te me coje shkenca.
Kam vendosur qe ajo c'ka nuk mundem dhe nuk do te bej me
eshte te pretendoj qe i kam pergjigjet kur nuk i kam ato.
Kam qene i perulur per gjithcka nuk njoh
Vitin e fundit, kam qene mjaf me fat
qe kam punuar mbi kete problem me nje grup te mrekullueshem
hulumtuesish te obezitetit dhe diabetit ne vend,
dhe pjesa me e bukur eshte qe,
sikunderse Abraham Lincoln e rrethoi veten me nje grup pune rivalesh,
dhe ne kemi bere te njejten gje.
Kemi rekrutuar nje grup pune me shkencetare rival,
me te miret dhe me te ndriturit por qe te gjithe kane hipotezat e veta
rreth asaj cka mund te jete ne zemer te epidemise.
Disa mendojne qe eshte sasia e madhe e kalorive te konsumuara.
Te tjere mendojne se eshte konsumi i madh i nje diete te yndyrshme.
Per te tjere problemi qendron te konsumi i drithrave dhe niseshtese.
Por ky grup pune i hulumtuesve multi disiplinor,
mjaft te edukuar dhe mjaft te talentuar,
jane dakort ne dy gjera.
E para, ky problem eshte shume i rendesishem
per te vazhduar ta injorojme thjesht sepse ne mendojme se i dime pergjigjet.
Dhe e dyta, nese pranojme te jemi gabim,
nese pranojme te sfidojme njohurine e deritanishme
me eksperimentet me te mira ofruar nga shkenca,
problemi mund te zgjidhet.
E di qe eshte mjaft joshese te dashurit te mesosh pergjigjen qe tani,
politikat dhe masat, rekomandimet dietike--
ha kete, jo ate--
por nese duam ta idenitfikojme ekzaktesisht,
na duhet te bejme nje shkence mjaft rigoroze
para se te nisim te japim rekomandime.
Shkurtimisht, per te adresuar kete, programi yne i kerkimit
eshte i fokusuar rreth tre temave ose pyetjeve kryesore.
Se pari, si ndikojne ushqimet e ndryshme qe konsumojme
ne metabolizem, hormone dhe enzima,
dhe nepermjet cfare mekanizmi molekular?
Se dyti, duke u bazuar ne keto te dhena,
a munden njerezit te bejne ndryshimet e nevojshme ne dieten e tyre
ne nje menyre qe te jete e sigurt dhe praktike implementimi?
Dhe si perfundim, kur e identifikojme
se cfare jane ndryshimet e sigurta dhe praktike qe njerezit mund ti bejne dietes se tyre,
si mund ta drejtojme sjelljen e tyre drejt atij drejtimi
qe te behet e perditshmja
dhe jo perjashtimi?
Te diturit se cfare duhet te besh nuk do te thote
qe ti gjithomone do ta besh ate.
Ndonjehere eshte e nevojshme te vendosim te dhena rreth njerezve
per ta bere me te lehte, dhe besojeni ose jo,
kjo gje mund te studjohet shkencerisht.
Nuk e di se si do te perfundoje ky udhetim,
por kaq gje me duket e qarte te pakten:
Nuk mund te vazhdojme te fajesojme pacientet mbipeshe dhe diabetike
sic bera une.
Shumica prej tyre faktikisht duan te bejne gjene e duhur,
por ata duhen te dine se cfare eshte kjo,
dhe duhet te funksionoje.
Enderroj per diten kur pacientet tane
do mund te dobesohen
dhe ta kurojne veten nga rezistenca e insulines,
pasi si profesionist mjekesie,
ne e kemi djersitur bagazhin tone mendor
dhe e kemi sheruar veten nga rezistenca ndaj ideve mjaftueshem
per t'ju kthyer idealeve tona te origjines:
mendje hapur, me kurajon per te hedhur tutje idete e djeshme
kur ato nuk japin rezultate,
dhe te kuptuarit qe e verteta shkencore nuk eshte fjala e fundit,
por ne evolim i vazhdueshem.
Ti qendrosh besnik asaj rruge do jete me mire per pacientet tane
dhe me mire per shkencen,
Nese obeziteti nuk eshte gje tjeter vec kamuflazhi
i semundjeve te metabolizmit,
c'e mire na vjen duke i ndeshkuar ato qe vuajne prej saj?
Me ndodh te mendoj per naten ne urgjence
7 vite me pare.
Do desha te mund te flisja serish me ate grua.
Do te desha ti thoja se sa keq me vinte.
Do ti thoja qe si mjeke, i dhashe
sherbimin me te mire klinik qe munda,
por si qenie njerezore,
nuk e trajtova si duhej.
Nuk kishe nevoje per gjykimin tim.
Ti kishe nevoje per simpatine dhe keqardhjen time,
dhe mbi te gjitha kishe nevoje per nje mjek
i cili te ishte i gatshem te konsideronte
faktin qe ti mund te ishe jashte kornizave te sistemit.
Ndoshta sistemi, pjese e se cilit isha dhe une,
nuk ju ndihmoi.
Nese jeni duke e pare kete tani,
shpresoj te mund te me falni.
(Duartrokitje)