Tip:
Highlight text to annotate it
X
Në 4 korrik 2011, ne publikuam një kërkesë online
për pjesëmarrje në një film të shkurtër mbi ndërvarësinë.
Vepra arti dhe video u dorëzuan nga e gjithë bota.
Ja çfarë u shpalos në to...
Kur në rrjedhën e ngjarjeve njerëzore...
bëhet gjithmonë edhe më e nevojshme
për të njohur cilësitë thelbësore
që na lidhin me njëri-tjetrin.
Atëherë na duhet të rivlerësojmë
ato të vërteta që i marrim për të qëna pa prova.
Që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë
dhe të gjithë janë të lidhur me njëri-tjetrin
Që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë dhe të gjithë janë të lidhur njëri me tjetrin.
Që ndajmë së bashku kërkimin e jetës
lirisë
lumturisë
ushqimit
ujit
strehimit
sigurisë
arsimit
drejtësisë
dhe shpresave për një të ardhme më të mirë.
Që dituria jonë e përbashkët
ekonomia
teknologjia dhe mjedisi
janë të ndërvarura në mënyrë thelbësore.
të ndërvarura.
Ajo që do të na shtyjë përpara ne si specie
është kurioziteti ynë
aftësia jonë për të falur
aftësia jonë për të vlerësuar
kurajoja jonë
dhe dëshira jonë për tu lidhur me njëri-tjetrin.
Që këto gjëra që ndajmë bashkë
si përfundim do të na ndihmojnë të zhvillohemi
drejt potencialit tonë të përbashkët maksimal.
Dhe ndonëse duhet ti marrim problemet tona seriozisht
nuk duhet ta marrim veten tonë kurrë tepër seriozisht
sepse një tjetër gjë që na lidh ne
është aftësia jonë për të qeshur
dhe përpjekjet tona për të mësuar nga gabimet tona.
Në mënyrë të tille që të mund të mësojmë nga e kaluara jonë
të kuptojmë më mirë vendin tonë në botë
dhe të përdorim diturinë tonë të përbashkët
për të krijuar një të ardhme më të mirë
Pra mbase ka ardhur koha
që ne si specie
që na pëlqen të qeshim
të bëjmë pyetje dhe të lidhemi
të bëjmë diçka rrënjësore dhe të vërtetë.
Për shekuj kemi deklaruar pavarësinë tonë
Mbase tani ka ardhur koha
që ne si qenie njerëzore
të deklarojmë ndërvarësinë tonë
Ndërvarësinë
Të deklarojmë ndërvarësinë...
le të valëzojë efekti [letitripple.org]
le të valëzojë efekti [letitripple.org] - deklaro
Let it Ripple: Filma Botërorë për Ndryshim në Lëvizje