Tip:
Highlight text to annotate it
X
Kjo muzikë kaq e bukur, muzika e hyrjes…
“Marshi i Elefantit” nga Aida – muzika që kam zgjedhur të më luhet në varrim…
(Të qeshura)
…besoj e kuptoni pse. Ka tone fitimtare.
Unë vetë - s’kam për të ndjerë gjë, por po të mundja,
do të ndihesha fitimtar që kisha arritur të jetoja,
dhe që kisha jetuar në këtë planet të shkëlqyer;
që më ishte dhënë rasti të kuptoj
diçka në lidhje me, e para përse kisha ardhur këtu, përpara se të mos isha .
A ma kuptoni aksentin e lehtë britanik?
Edhe unë, si gjithë të tjerët, u mahnita dje me prezantimin për kafshët.
Robert Full, Frans Langing e të tjerë…
bukuria e gjithçkaje që na treguan.
E vetmja notë e pakëndshme qe komenti i Xhefri Kacenbergut për kalin mustang,
“krijesa më e përsosur që ka vënë Zoti mbi tokë."
Tani, kuptohet, të gjithë e dijmë që ai s’e ka seriozisht,
megjithatë sot, në këtë vend s'mund t’i masësh fjalët mirë
(të qeshura)
Unë jam biolog dhe teorema qendrore e fushës sonë: teoria e krijimit,
teoria darviniane e evolucionit sipas përzgjedhjes natyrore
Natyrisht që pranohet nga rrethet profesionale në të gjithë botën.
Në rrethet jo-profesionale jashtë Amerikës, ajo përgjithësisht injorohet.
Ndërsa në rrethet jo-profesionale në Amerikë
ngjall aq shumë armiqësi…
(të qeshura)
…sa mund të thuhet pa frikë se biologët amerikanë janë në gjendje lufte.
Aktualisht, lufta është bërë aq shqetësuese,
me gjyqe që hapen sa në një shtet në tjetrin,
saqë e ndjej të nevojshme të them diçka për të.
Nëse keni ardhur të dëgjoni ndonjë leksion për Darvinizmin
atëherë më vjen keq, por duhet të më lexoni librat
që s’keni për t’i gjetur dot në librari këtu rrotull
(të qeshura)
Gjyqet e sotëm
merren më së shumti me të ashtuquajturin varjant të ri të kreacionizmit
të quajtur Projektim (Disajn) Inteligjent ose PI.
Mos u mashtroni. PI nuk sjell asgjë të re.
Vazhdon thjesht kreacionizmi me një emër të ri.
I ripagëzuar – e kam zgjedhur me vetëdije këtë fjalë -
(të qeshura)
… për arsye taktike, politike.
Argumentet e të ashtuquajturve teoricinent të PI-së
mbeten po ato argumente që janë hedhur poshtë vazhdimisht,
që nga koha e Darvinit e deri në ditët e sotme.
Një lob i efektshëm evolucionist
po bashkërendon përpjekjet në emër të shkencës,
dhe unë përpiqem të bëj ç’është e mundur t’i ndihmoj,
por ata nervozohen kur njerëz si unë guxojnë të thonë
se jemi jo vetëm evolucionistë, por edhe ateistë.
Iu duket sikur po iu prishim terezinë, besoj se e kuptoni pse.
Duke mos pasur argumente bindëse për teorinë e tyre, kreacionistët
kapen pas fobisë së përgjithshme ndaj ateizmit.
Po t’iu mësosh evolucionin fëmijëve në klasën e biologjisë,
do t’i kthehen menjëherë drogës, vjedhjeve dhe perversioneve seksuale.
(të qeshura)
Në fakt duhet thënë se teologët e shkolluar, duke nisur nga vetë Papa
janë mbështetës të palëkundur të evolucionit.
Ky libër “Në kërkim të Zotit të Darvinit” nga Keneth Miller
është një nga sulmet më të efektshëm kundër Krijimit Inteligjent
që njoh unë, dhe ç’ka e bën edhe më të efektshëm
është fakti që është shkruar nga një i krishterë i përkushtuar.
Njerëz si Keneth Miller mund t’i quash të dërguar nga Zoti në lobin evolucionist...
(të qeshura)
…sepse nxjerrin në pah gënjeshtrën se evolucionizmi, në fund të fundit,
është i barasvlershëm me ateizmin.
Nga ana tjetër, njerëz si unë iu prishin terezinë.
Sidoqoftë, këtu do desha të thosha një fjalë të mirë për kreacionistët.
Hapni veshët mirë, se s’është gjë që e bëj gjithmonë.
(të qeshura)
Mendoj se ata kanë të drejtë për një gjë.
Më duket se kanë të drejtë kur thonë që evolucioni
është thelbësisht armiqësor ndaj fesë.
E thashë më lart që, të marrë një për një, shumë evolucionistë, si Papa,
janë edhe fetarë, por më duket se gënjejnë veten.
Jam i bindur se të kuptuarit drejt i Darvinizmit
e gërryen nga rrënjët besimin fetar.
Ndoshta mund t’iu duket sikur kam ardhur këtu për të predikuar ateizmin
dhe dua t’iu siguroj që s’kam ndërmend aspak ta bëj një gjë të tillë
Me një auditor kaq të ngritur sa ky – sa ju këtu –
do të ishte njëlloj sikur t’i predikoje korit kishtar.
Jo, unë vetëm se do të doja t'iu nxisja...
(të qeshura)
...përkundrazi, unë vetëm sa do të doja të nxisja te ju ateizmin luftarak (Militant).
(të qeshura)
(duartrokitje)
Megjithëse kjo sikur i jep një ngjyrim të keq.
Po të doja – po të isha në anën e atyre që luftojnë për ruajtjen e besimit fetar
do t’ia kisha pasur shumë frikën forcës pozitive të shkencës evolucioniste,
dhe të çdo lloj shkence në përgjithësi, por evolucionit në veçanti,
si frymëzuese dhe nxitëse, pikërisht sepse është ateiste.
Vështirësia e çdo teorie të krijimit biologjik qëndon te
shpjegimi i improbabilitetit të madh statistikor të ekzistencës së gjallesave.
Improbabilitetit statistikor në drejtim të një ndërtimi të qëndrueshëm…
ose, nëse do të kërkonim fjalë tjetër, kompleksitetit.
Arsyetimi standart kreacionist – faktikisht ka vetëm një, të gjithë aty dalin -
niset nga improbabiliteti statistikor.
Gjallesat janë tepër të ndërlikuara për t’u pranuar si të krijuara rastësisht;
prandaj duhet të kenë pasur një projektues.
Ky argument s'ka se si të mos i bjerë kokës së vet.
Që projektuesi të jetë në gjendje të projektojë diçka tepër të ndërlikuar,
ai duhet të jetë vetë edhe më i ndërlikuar, pa llogaritur këtu
gjithë ato gjëra të tjera që do t'i duhet të bëjë më pas,
si të falë mëkatet, të bekojë martesat, të dëgjojë lutjet…
…të mbështesë anën tonë në luftë…
(të qeshura)
…të kundërshtojë jetën tonë seksuale, e kështu me rradhë.
(të qeshura)
Kompleksititeti është problem që kërkohet të zgjidhet nga teoria e biologjisë,
por që s’mund të zgjidhet duke futur një element edhe më kompleks,
që do ta ndërlikonte edhe më tej problemin.
Përzgjedhja naturore e Darvinit është kaq çuditërisht elegante,
pikërisht sepse e zgjidh problemin duke shpjeguar kompleksitetin
duke u nisur nga thjeshtësia.
Praktikisht, ajo jep zgjidhje duke na ofruar një rrafsh të pjerrët,
ngritjeje graduale, hap pas hapi.
Sidoqoftë, këtu do të desha të theksoja
që elegance e Darvinizmit është shkatërruese për fenë
pikërisht ngaqë është kaq elegante, kaq e patundur, kaq e fuqishme,
kaq e fuqishme ekonomikisht.
Ajo mbart në vetvete ekonominë muskuloze të një ure të varur.
Teoria e Zotit jo vetëm që është teori e gabuar.
por në parim, ajo rezulton e paaftë të kryejë misionin e vet.
Pra, duke iu kthyer taktikës së lobit evolucionist,
dua të argumentoj se më e mira që duhet bërë është të prishësh terezinë.
Këndvështrim im për sulmin kundër kreacionizmit.ndryshon nga i lobit evolucionist
Unë dua ta godas kreacionizmin duke sulmuar fenë në përgjithësi,
dhe në këtë pikë do të desha të diskutoja tabunë e fortë
ndaj të folurit keq për fenë,
gjë që do ta bëj me fjalët e të ndjerit Daglas Adams
një miku im i dashur i cili, ndonëse s’erdhi kurrë në TED,
padyshim duhet të ishte ftuar të vinte.
(Riçard Saul Urman: Ka qënë ftuar.)
Riçard Dokins: Ka qënë. Mirë. E dija që duhet të ishte ftuar.
Ai e niste një fjalim që regjistroi në Kembrixh,
jo shumë kohë para se të vdiste,
duke shpjeguar si vepron shkenca duke provuar hipoteza
të cilat fillimisht janë të hapura për t’u rrëzuar, dhe pastaj vazhdon.
Po citoj: “Feja nuk duket se vepron kështu.
Ajo ka në bazë disa ide, të cilat i quajmë të shenjta ose hyjnore.
Dhe me këtë do të thotë, ja ku keni një ide, ose nocion
për të cilin nuk jeni të lejuar të thoni asgjë të keqe.
Thjesht nuk jeni të lejuar. Pse? Sepse nuk jeni.
(të qeshura)
Pse qënka normale të kesh të drejtë të mbështetësh republikanët apo demokratët,
këtë apo atë model ekonomik, Makintoshin apo Uindous,
ndërsa që të krijosh një ide se si ka lindur universi,
kush e krijoji universin – jo, kjo është e shenjtë, e paprekshme.
Pra jemi mësuar të mos i sfidojmë idetë fetare
dhe është interesante të shohësh ç’rrëmujë shkakton Riçard
sa herë që hap sfida.” Këtu e ka fjalën për mua, jo për këtë.
“Të gjithëve iu ngrihen qimet përpjetë,
sepse nuk je i lejuar t’i thuash gjëra të tilla, megjithëse po ta shohësh logjikisht
nuk ka asnjë arsye përse këto ide të mos jenë fushë e hapur debati
si të tjerat, përpos asaj që, në një farë mënyre, ne kemi rënë në ujdi
që s’duhet të jenë.” Këtu mbaron edhe citimi nga Daglas.
Mendoj që jo vetëm shkenca është shkatërruese për fenë,
por edhe feja është shkatërruese për shkencën.
Ajo i mëson njerëzit të ngopen me ca mos-shpjegime të mbinatyrshme vogëlsish,
e u zë sytë për të mos parë shpjegime të shkëlqyera, të vërteta, të prekshme.
I mëson të pranojnë autoritetin, hyjninë e besimin,
në vend që të ngulin vazhdimisht këmbë për fakte.
Ja fotografia madhështore e Daglad Adamsit nga libri “Rasti i fundit për të parë.”
Siç e dini, Pasqyra Tremujore e Biologjisë është një botim tipik shkencor.
Unë, si redaktor nderi, kam marrë përsipër të përgatit
një numër special mbi pyetjen: “A ishte një asteroid ai që vrau dinosaurët?”
Studimi i parë është studim standart shkencor
që parashtron fakte, “Shtresa Iridiumi në Kufirin K-T,
Një krater i datuar me Potasium-Argon në Jukatan,
Indikon se Dinosaurët i vrau një Asteroid.
Studim shkencor fare normal.
Nderkaq tjetri pas tij: “Presidentit të Shoqërisë Mbretërore
i është Frymëzuar Bindja e Thellë – të qeshura –
“…se Dinosaurët i Vrau një Asteroid”
(të qeshura)
“Profesorit Hakstein i është Ndriçuar në Konfidencë Mendimi
Se Dinosaurët i Vrau një Asteroid.
(të qeshura)
“Profesor Hordli u Lartësua
Në Besimin e Plotë të Padiskutueshëm
(të qeshura)
Se Dinosaurët i vrau një Asteroid.”
Profesor Hokinsit iu Komunikua Dogma Zyrtare
E Detyryeshme për gjithë Hokinsianët
Se Dinosaurët i vrau një Asteroid.”
(të qeshura)
Natyrisht, këto janë ekzagjërime.
Por ja, të marrim këtë tjetrën…
(duartrokitje)
…në 1987 një gazetar iu drejtua Xhorxh Bushit të madh dhe e pyeti
nëse i llogariste si qytetarë dhe patriotë si gjithë të tjerët edhe
amerikanët që janë ateistë .
Z. Bush dha përgjigjen famëkeqe.
“Jo, mendoj se ateistët nuk duhen konsideruar as qytetarë,
as patriotë.
Ky është një komb nën Zot.”
Mendjengushtësia e Bushit s’ishte aspak gabim i rastit,
lëshuar ashtu si pa u menduar mirë, që të tërhiqej më vonë.
Ai iu mbajt fjalës edhe kur i kërkuan disa herë ta sqaronte ose ta tërhiqte.
E kishte me gjithë mend.
Ose, më saktë, e dinte që kjo nuk i sillte rrezik për zgjedhjet, përkundrazi.
Demokratë e Republikanë, s’lënë rast pa tundur flamurin e fesë
në çdo fushatë që ndodhen. Të dy partitë kapen pas një kombi nën Zot.
Ç’do të kishte thënë për këtë Tomas Xhefersoni?
Me që ra fjala, unë s'e mbaj veten me të madh si britanik,
por s’rri dot pa e bërë krahasimin. (£ - portreti i Darvinit; $ - Besojmë te Zoti)
(duartrokitje)
Çfarë është praktikisht ateisti?
Ateisti është një njeri që, për Jahvein,
ka po atë mendim që ka çdo i krishterë normal për Torin, Baalin, apo Viçin e Artë.
Është thënë me kohë, kur flitet për shumicën e perëndive që njerëzimi ka besuar
historikisht, ne të gjithë jemi ateistë. Ca nga ne shkojnë thjesht një zot më tej
qeshura
(duartrokitje)
Sido që ta definosh ateizmin, ai mbetet nga ai lloj besimi akademik
që ka të drejtë ta mbajë çdo njeri, pa u sulmuar
si jo-patriot dhe si jo-qytetar i pazgjedhshëm.
Megjithatë, është fakt i pamohueshëm se po pranove hapur që je ateist,
është njëlloj si ta prezantosh veten si Z. Hitler, ose Zj. Bilzebab.
Dhe gjithë kjo buron nga përfytyrimi i ateistëve
si një lloj pakice e çuditshme, e rrallë.
Natalie Angier botonte një shkrim pak të trishtueshëm në “New Yorker”
ku përshkruante sa e vetmuar ndjehet si ateiste.
Duket qartë që ajo e sheh veten si një pakicë e sulmuar,
po ku ndodhen aktualisht ateistët amerikanë nga ana numerike?
Studimet e fundit japin ca përfundime vërtet frymëzuese.
Natyrisht, të krishterët marin pjesën e luanit në
numrin e përgjithshëm të popullsisë, me afro 160 milion.
Megjithatë, kush do të thoni ju përbën grupimin e dytë më të madh,
duke lënë bindshëm pas 2.8 milion çifutë, 1.1 milion muslimanë,
hindutë, budistët dhe gjithë fetë e tjera të marra së bashku?
Grupi i dytë nga madhësia, me afro 30 milion,
është ai që përshkruhet si jo-fetar ose laik.
S’ke se si të mos çuditesh kur sheh politikanët që kërkojnë vota
ndjehen si të trembur përballë, ta zëmë, lobit çifut.
Vetë shteti i Izraelit duket se ia ka borxh qenien e tij
votës së çifutëve amerikanë, ndërkohë që jo-fetarët janë të detyruar
të rrijnë të zhytur në harresë politike.
Po të mobilizohej si duhet, vota laike jo-fetare,
ajo do të ishte nëntë herë më e fuqishme se vota çifute.
Pse ndodh që kjo pakicë shumë më e madhe,
nuk bën asnjë përpjekje për të treguar dhëmbët e saj politikë?
Megjithatë, mjaft me sasinë. Po cilësia?
A ka ndonjë lidhje, pozitive apo negative,
midis inteligjencës dhe prirjes për të qënë fetar?
(të qeshura)
Studimi që citova më lart, që është studim i ARIS,
nuk i zbërthen të dhënat sipas shtresave ekonomiko-shoqërore, apo arsimit,
IQ-së apo të tjerave si këto.
Megjithatë, një shkrimi i kohëve të fundit i Pol G. Bell në revistën “Mensa”
të krijon një farë ideje për këtë.
“Mensa”, siç e dini, është organizatë ndërkombëtare
për njerëzit me IQ shumë të lartë.
Dhe nga një qëmtim në shkallë të gjerë i literaturës,
Bell përfundon se, po citoj: “Nga 43 studime të kryera nga 1927 deri sot
mbi lidhjen mes besimit fetar e inteligjencës ose nivelit arsimor
me përjashtim të katër prej tyre, të tjerët gjenë një lidhje të zhdrejtë.
Që do të thotë, sa më i lartë niveli i inteligjencës apo arsimit,
aq më pak ka të ngjarë që njeriu të jetë fetar.
Nuk i kam lexuar 43 studimet dhe s’mund të komentoj mbi analizën e gjerë
por do të desha të shihja më shumë studime në këtë drejtim
Dhe, nëse më lejohet t’i shtyj pak më tej gjërat, jam i bindur që,
edhe në këtë sallë këtu ka njerëz
që s’e kanë të vështirë të financojnë studime kërkimore të mëdha për t’i dhënë
përgjigje kësaj pyetjeje, dhe e shtroj propozimin, sepse ka vlerë.
Ndërkohë, më lejoni t’iu tregoj disa të dhëna
të botuara dhe analizuara si duhet,
mbi një grup të veçantë, pikërisht mbi shkencëtarët më të shquar.
Në 1998, Larson dhe Uitham
organizuan një anketë me ajkën e shkencëtarëve amerikanë,
ata që ishin nderuar duke u zgjedhur në Akademinë Kombëtare të Shkencave.
dhe, në këtë grup të përzgjedhur,
besimi te Zoti vetjak bije në shifrën shkatërruese shtatë përqind.
Rreth 20 përqind janë agnostikë, dhe pjesa tjetër mund të quhen pa frikë ateistë.
Të njëjtat shifra dilnin edhe kur matej besimi te pavdekësia e njeriut.
Kur flitet për shkencëtarët biologë, shifrat janë edhe më të ulta,
Vetëm 5.5 përqind besojnë te Zoti. Shkencëtarët fizikanë 7.5 përqind.
Nuk kam parë shifrat përkatëse për shkencëtarët elitarë
në fusha të tjera, si historia apo filosofia,
por do të çuditesha po të dilnin ndryshe.
Pra, kemi arritur në një gjendje vërtet të spikatur,
në një mospërputhje qesharake midis inteligjencës amerikane,
dhe elektoratit amerikan.
Mendimi filosofik për natyrën e universit,
mbështetur nga shumica dërrmuese e shkencëtarëve më të mirë amerikanë,
dhe ndoshta nga shumica e inteligjencës në përgjithësi,
është kaq i papranueshëm për zgjedhësit amerikanë,
saqë asnjë kandidat që kërkon të zgjidhet nga populli s`guxon ta pranojë publikisht.
Nëse s’gabohem, kjo do të thotë që postet e larta,
në vendin më madhështor të botës,
s’mund të kapen kurrë nga shtresa me e aftë për t’i mbajtur ato, nga inteligjenca
nëqoftëse kjo nuk është e gatshme të gënjejë për bindjet e veta.
E thënë troç, mundësitë politike në Amerikë,
janë shumë të vogla për njerëzit
që janë njëkohësisht edhe inteligjentë, edhe të ndershëm.
(duartrokitje)
Nuk jam qytetar i këtij vendi, ndaj shpresoj të mos më merrej për mendjemadhësi
po të shprehja mendimin se diçka duhet bërë.
(të qeshura)
Dhe se çfarë është kjo diçka e kam thënë me kohë.
Me aq sa e njoh unë TED, mendoj se ky është mjedisi më ideal për t’ia nisur.
Përsëri, kam frikë se do të kushtojë shumë para.
Na duhet një fushatë ndërgjegjësuese,
që ateistët amerikanë të shpallen hapur.
(të qeshura)
Kjo ndoshta do të ngjante me fushatën e organizuar para disa vitesh
nga homoseksualët
megjithëse, nuk duhet të biem aq poshtë sa të nxisim
që njerëzit të dalin në publik kundër dëshirës së tyre.
Në shumicën e rasteve, njerëzit që do të shpallen vetë hapur
do të ndihmojnë për të rrëzuar mitin se ateistët kanë diçka të keqe.
Përkundrazi,
ata do provojnë që ateistët janë shpesh nga ata lloj njerëzish
që mund të shërbejnë si model i mirë për fëmijët.
Nga ata që agjentët e reklamava i përdorin për të ofruar prodhimet e tyre.
Nga ata njerëz që kanë mbushur këtë sallë.
Pra duhet krijuar një efekt orteku, një informacion pozitiv,
i tillë që, sa më shumë emra të kemi, aq më shumë të jemi në gjendje të mbledhim.
Kuptohet kurba e ngritjes nuk do jetë e njëtrajtshme, do të ketë pika ngopje.
Me t’u arritur masa kritike,
do të pasohet nga një përshpejtim i papritur i rekrutimit.
Dhe përsëri do të duhen para.
Më duket se vetë fjala “ateist”
përmban ose mbetet një pengesë
shumë më e ekzagjeruar se kuptimi i saj i vërtetë, një pengesë për njerëz
që në rrethana të tjera do të kishin qënë të gatshëm të shpalleshin vetë si të tillë.
Atëherë, ç’fjalë duhet përdorur që t’i prekim telat,
t’i lyejmë rrotën, t’i fërkojmë kurrizin? Darvini vetë parapëlqente fjalën agnostik –
dhe jo sepse s'donte t'i prishte qejfin mikut të tij Haksli, që e krijoi atë fjalë.
Darvini thoshte: “Unë s’kam qënë kurrë ateist,
në kuptimin që të mohoj qënien e Zotit.
Mua më duket se fjala që do ta pfjala agnostikrshkruante pak a shumë saktë,
gjendjen time mendore do të ishte pikfjala agnostikrisht fjala agnostik.”
Jo vetëm kaq, por ai u kap çuditërisht keq me Eduard Aveling.
Aveling ishte një ateist luftarak,
që nuk arriti ta bindte Darvinin
të pranonte përkushtimin që i kishte bërë në hyrje të librit të tij mbi ateizmin –
histori që, rastësisht, nxiti edhe krijimin e mitit fantastik,
sipas të cilit Karl Marksi qe përpjekur t’ia përkushtonte “Kapitalin” Darvinit,
gjë që s’është e vërtetë. Në të vërtetë ishte Eduard Aveling.
Ngatërresa erdhi ngaqë vajza e Marksit ishte dashnore e Avelingut,
dhe pas vdekjes së të dyve, Darvinit dhe Marksit,
shkrimet e Marksit u përzjenë me ato të Avelingut,
dhe rastisi që një letër e Darvinit ku shkruhej: “I dashur zotëri, shumë faleminderit,
por nuk dua të ma përkushtoni mua librin,”
u muar gabimisht sikur i drejtohej Marksit,
dhe kjo krijoji një mit të tërë, të cilin ndoshta e keni dëgjuar.
Një legjendë tipike,
sikur Marksi ka dashur t’ia përkushtojë “Kapitalin” Darvinit.
Sidoqoftë, ishte Aveling, dhe kur u takuan, Darvini e sfidoi Aveling:
“Përse e quan veten ateist?”
“Agnostiku,” ia ktheu Aveling, “është thjesht ateist i respektuar,
ndërsa ateisti është thjesht agnostik agresiv.”
Darvin u ngrys, “E përse u dashka të jesh kaq agresiv?”
Darvini mendonte se ateizmi do t’i shkonte më tepër për shtat inteligjencës,
ndërsa njerëzit e zakonshëm nuk ishin ende, citoj, “pjekur për të.”
Që, në thelb, s’është gjë tjetër veçse ai miku ynë i vjetër, “mos na e prish terezinë.”
S’ka asnjë të dhënë që Aveling t’i ketë kërkuar Darvinit të zbresë nga kali.
(të qeshura)
Sidoqoftë, kjo ka ndodhur para më shumë se 100 vjetësh.
Ta do mendja se ne duhet të jemi rritur që nga ajo kohë.
Tani, një miku ynë, një çifut inteligjent jo dhe aq i besimtar,
i cili, me që ra fjala, e mban Sabahun
thjesht për solidaritet kulturor,
e përshkruan veten si “agnostik i zanës së malit.”
Ai nuk pranon ta quajë veten ateist,
sepse, në parim, është e pamundur të provosh diçka negative,
ndërkohë që agnostik, në vetvete, mund të nënkuptojë që ekzistenca e Zotit
do të ishte rrjedhimisht po aq e mundshme sa edhe mos-ekzistenca e tij.
Pra, miku im është thjesht agnostik në lidhje me zanën e malit,
megjithëse edhe kjo s’i dihet, apo jo? Si puna e Zotit.
Kështu ka dalë shprehja “agnostik i zanës së malit”,
Megjithatë, Bertrand Rasëll provon të njëjtën gjë
duke marrë shembullin e një çajniku hipotetik në orbitën e Marsit.
Në lidhje me pyetjen a vërtitet apo jo ndonjë çajnik në orbitën e Marsit,
duhet të jemi të gjithë agnostikë,
por kjo s’do të thotë se ne marrim mundësinë e të qënit të një çajniku afër Marsit
po aq seriozisht sa edhe mundësinë e të mosqënit.
Lista e gjërave për të cilat duhet qënë agnostikë
nuk mbaron as me zanën e malit, as me çajnikun. Është pafund.
Nëse ti zgjedh të besosh ekzistencën e vetëm njërit prej tyre,
qoftë ky unikorni, zana e malit, çajniku, apo Jahvei,
atëherë të mbetet ty të na shpjegosh përse,
kurse ne të tjerët s’kemi për borxh të të mbushim mendjen pse jo.
Ne, që jemi ateistë, jemi edhe a-zanaistë, dhe a-çajnikistë,
(të qeshura)
megjithëse nuk e shohim të arsyeshme t’i theksojmë këto,
dhe pikërisht për këtë ai miku im përdor shprehjen agnostik i zanës së malit
si etiketë për atë që shumica e njerëzve do ta quanin ateist.
Megjithatë, nëse duam t’iu bëjmë thirrje ateistëve të fshehur të shpallen hapur
do të duhej të gjenim diçka më të mirë se sa titulli
agnostik i zanës së malit apo i çajnikut për ta mbajtur si simbol në flamur.
Si iu duket humanist?
Kjo fjalë ka mbështetjen e një rrjeti botëror shoqatash të mirëorganizuara,
botimesh, dhe gjërash të tjera tashmë të konsoliduara.
I vetmi problem që kam me këtë term është theksi te njeriu.
Një nga gjërat që në ka mësuar Darvini,
është që specia njerëzore është veçse një,
ndër miliona kushërinj, të afërt, e të largët.
Ndërkohë që ka mundësi të tjera si natyralist.
Megjithëse edhe kjo mund të të ngatërrojë,
sepse edhe Darvini do ta ketë menduar termin natyralist,
në kuptimin që natyralisti është e kundërta e supernatyralistit.
Kuptim në të cilin edhe përdoret nganjëherë.
Por Darvinin do ta kishte ngatërruar kuptimi tjetër i fjalës natyralist, që ai
vetë ishte, padyshim, por jo në kuptimin që e përdorin disa të tjerë,
që e ngatërrojnë me nudizmin.
(të qeshura)
Dhe këta mund të rastisin të jenë anëtarë të turmave linçuese britanike
që sulmuan vjet një pediatër duke e ngatërruar për pedofil,
(të qeshura)
Mendoj se alternativa më e mire që mund të gjenim për ateist do të ishte non-teist.
Këtij termi i mungon nënkteksti i fortë se pa dyshim nuk ka Zot,
ndërkohë që mund të përqafohet lehtë nga agnostikët e çajnikut dhe zanës së malit.
Ai është krejtësisht i pajtueshëm me Zotin e fizikanëve.
Kur njerëz si – kur ateistë
si Stiven Hokins dhe Albert Ajnshtajn përdorin termin “Zot”,
kuptohet që e përdorin si shkurtim metaforik
për atë pjesë të thellë, misterioze, të fizikës të cilën s’arrijmë ta kuptojmë.
Non-teist e mbulon këtë dhe, ndërkohë, në dallim nga ateist,
i shpëton reagimit armiqësor histerik.
Megjithatë, unë mendoj se rrugëzgjidhja tjetër
do të ishte të arrije të kapje vetë thelbin e fjalës ateizëm,
pikërisht sepse ajo është fjalë tabu,
që përmban ngarkesën e armiqësisë histerike.
Do të ishte e më vështirë ta arrije masën kritike me fjalën ateist
se sa me fjalën non-teist,
ose me ndonjë fjalë tjetër jo-sfiduese.
Por po të mundnim ta arrinim atë që donim me vetë fjalën e tmerrshme ateist,
atëherë ndikimi politik do të ishte edhe më i madh.
E thashë më parë se po të isha fetar do t’i trembesha evolucionit. Po e shtjelloj.
Do t’i trembesha shkencës në përgjithësi, nëse ajo do të kuptohej si duhet.
Dhe kjo sepse këndvështrimi shkencor
është shumë më emocionues, më poetik,
më i mbushur me mrekullim të pastër se sa çdo gjë që struket
në arsenalet e zbrazura të imagjinatës fetare.
Sipas fjalëve të Karl Sagan, një tjetër hero që vdiq kohët e fundit,
“Si shpjegohet që thuajse asnjë nga fetë kryesore nuk i është kthyer
shkencës duke arritur në përfundimin: ‘Prit, se kjo qënka më e mirë nga ç’e dinim!
Universi qënka më i madh nga ç’thoshte profeti ynë,
më madhështor, më i ndërlikuar, më elegant!’”? Përkundrazi, thonë: ‘Jo, jo, jo!
Zoti im është një perëndi e vogël, dhe dua të mbetet e tillë.’
E re apo e vjetër, çdo fe
që do të theksonte madhështinë e universit
ashtu siç parashtrohet nga shkenca moderne,
do të ishte në gjendje të tërhiqte kontigjente nderimi dhe mahnitjeje
që vështirë se preken dot nga fetë konvencionale.”
Tani, këtu është mbledhur një audiencë elitë,
prandaj ma do mendja që rreth 10 përqind e juaja duhet të jeni fetarë.
Shumë prej jush ndoshta ndiqni normën kulturore se feja duhet respektuar,
megjithatë, dyshoj se një numër i konsiderueshëm juaji,
në thellësi dhe fshehtas e keni po aq zët fenë sa e kam edhe unë.
(të qeshura)
Nëse jeni një prej tyre, dhe natyrisht, shumë prej jush mund të mos jeni,
por nëse jeni një prej tyre, po iu kërkoj të mos vazhdoni më të jeni të sjellshëm,
të bëni një hap përpara dhe të shpalleni hapur e, nëse rastis të jeni edhe të pasur,
të nisni të mendoni se ç’mund të bëhet për ta ndryshuar gjendjen.
Në këtë vend, lobi fetar
financohet fuqimisht nga fondacione, për të mos folur për fitimet nga taksat,
nga fondacione si Fondacioni Templeton dhe Instituti Zbulimi.
Ne kemi nevojë për daljen e një anti-Templetoni.
Nëse librat e mij do të shiteshin aq sa librat e Stiven Hokins,
dhe jo sa librat e Riçard Dokins, këtë punë do ta kisha bërë vetë.
Njerëzit pyesin vazhdimisht: “Si iu ka ndikuar 11 Shtatori?”
Ja, pikërisht kjo është mënyra se si më ka ndikuar mua.
Mjaft më me të qënit të sjellshëm.
Shumë faleminderit.
(duartrokitje)