Tip:
Highlight text to annotate it
X
www.titrashqip.net
PETRIT BLLACA
19 MARS, 2003.
Nuk ka dyshim se lufta ka nisur dhe
kryeqteti irakian po përjeton shok.
Lëreni atë. Hapësira është e kufizuar.
Ngutuni, duhet të nisemi menjëherë!
Të gjithë poshtë!
Gjeneral ...
Gjeneral Al Rawi, duhet të nisemi menjëherë.
Ngutuni!
Ayad, shko në makinë, unë jam pas teje.
Sayyed, dërgoni njerëzit në strehimore.
Thuaju të presin thirrjen time.
-Po, Gjeneral.
ZONA E GJELBËR
KATËR JAVË MË VONË
Dëgjoni, është një depo ushtarake.
Vlerësimi i inteligjencës është se ka mundësi të jetë
reagens nervor, reagens i ngulfatjes,
patogjene të gjalla. Qindra njerëz ishin
këtu gjatë gjithë mëngjesit, vendi është
i sigurt, jini të koncentruar,
kjo është e gjitha.
Të shtëna nga e djathta.
-Të shtëna nga e djathta në njëqind metra.
Kush është kryesori?
Këndej.
Melton. Çfarë bëjnë këta këtu?
Ky vend është AShM (weapons of mass destruction)
AShM (Armë për Shkatërrim Masiv).
Nuk kam mjaft njerëz për t'a
ngritur perimetrin mbrojtës,
kemi një snajper këtu.
-Po kulla e madhe prapa?
Nuk kam mjaft njerëz që të hyjnë
dhe të sigurojnë atë.
Inteligjenca thotë se brenda kemi
reagensë të gjallë kimik.
Duhet të nisemi, na duhet që
këta njerëz t'i ...
Nuk e di se çka këta njerëz po bartin tani,
më duhet të hyj, po futem.
Nuk mundesh, nëse tani e fut grupin,
ti je përgjegjës.
Mblidhuni. Situata është e tillë
që 35 vetë janë dërguar dhe një
e kemi humbur, nuk e siguruan
vendin, ne jemi këtu tani.
Armët janë në pjesën veri-perëndimore,
ka një snajper në atë kullë atje.
Sa më shpejt duhet ta vrasim.
Nisemi para dhe na duhen dy gjuajtës.
Michaels, më duhet mbrojtje,
Convey, gjithashtu, ji këtu.
Duhet të flasim për këtë.
-Kjo është katastrofë.
Edhe është. -Asgjë nuk kanë
siguruar, e do të duhej.
Kush po hyn? Jerry, nuk e di se çka po del,
më duhet të hyj menjëherë.
Mbajeni të hapur, unë do të jem këtu.
-Ekipi tjetër le të jetë gati.
Largojeni municionin nga kamioni.
Qëndro prapa me gjuajtësit, ata do
të të fusin.
Gati? Lëvizni!
Snajper, ku është?
-Lartë.
Do ta heqi në rrugicë.
Dëgjo, Michaels, dëgjo.
AShM-ja është në këtë ndërtesë.
përbirohu deri tek dera e pasme dhe
shiko se mos e sheh snajperin.
Merre Sickers-in dhe Sims-in.
Më duhet ta kaloj rrugicën, kam
nevojë për zjarr për mbulesë.
Në tre shkojmë në të majtë.
Nisu!
Nisu!
E kam, kati i gjashtë, dhoma në
jug-lindje.
Unë do ta nxjerri. Hiqeni qafe menjëherë
si ta shihni atë. -Porosia e pranuar.
Tani!
E rregulluat? -Rregulluar, treshja po del.
Michaels, kontrollo.
-Përpara.
Përpara.
Përpara!
Hymë.
Organizoni pajisjet, të gjithë
të jenë të pajisur.
Këtu nuk ka shenja të ndonjë energjie.
-OK, hape.
Asgjë, përveç toaletit këtu.
Qenka plot me glasa zogjësh?
-Duket kinse askush nuk ka qenë këtu 10 vjet.
Ky nuk është vend me AShM.
-Paketohuni.
Gjetët ndonjë gjë? -Nuk ka asgjë.
Këtu jemi.
Prej nga ato informata?
-Doni që ta verifikoj edhe një herë objektivin e katërt?
Jo, jemi në vendin e duhur,
skema është e saktë.
Prej nga ka ardhur, nga OKB-ja?
-Duket se është e dhënë e jona.
Si kanë menduar se ka diçka këtu?
Kjo është hera e tretë me rradhë.
Shkojmë.
E dëgjuat shefin, nisuni.
Shkojmë!
AEROPORTI NDËRKOMBËTAR SADDAM
Incizojeni helikopterin e mesëm,
afrojani kamerën daljes.
Si po shkojnë gjërat ? -Ditë e bukur.
- Po mendojmë të përparojmë, është e rëndësishme.
E armët? -Edhe kjo po më nervozon.
Po i japim të gjitha nga vetja,
do të gjejmë armë.
Mos u shqetësoni.
E gjithë bota po vështron, duan ta dinë
se ku janë.
Sigurohuni që unë dhe Zubadi të
jemi në autoblindë.
Jack, le të na përcjellin të tutë.
Clark, më duhet burimi.
A e di se sa e ndjeshme është kjo?
Është aq i mbyllur sa nuk e di
se a mund të arrij deri te ai.
Ti je kryesori në administratë dhe
nuk mund t'i qasesh burimit tënd?
Lorey, po e marrim në pyetje, kjo merr
kohë dhe e kemi në rend të parë.
T'i dhashë të gjitha që i kam për të
deri tani, çfarë do tjetër?
Nuk dua të të dëgjoj ty,
atë dua.
Ta shoh se çka mund të bëj.
Mirë se vini.
Çfarë është ndjenja kur kthehesh?
Keni menduar se do të ishte kështu?
Të marr frymë në qytetin tim të lindjes.
Po i thërras Irakienët për ta festuar çlirimin.
Ku është Koloneli Bethel?
-Prapa është.
Do të shihemi atje. -Po.
Më vjen mirë të të takoj.
-Çka u bë me të dhënat?
Nuk do merremi tani me këtë.
-Na duhet, atje nuk ka asgjë.
Çdo gjë është zbrazët. -Jini të vëmendshëm,
do të ketë një furnizim të madh.
Si kështu? -Po na fajësojnë për ngadalësi,
na duhet t'i përcjellim të gjitha.
Pak ma kadal, informatat nuk kanë vlerë.
-Mos të çojmë pluhur. Ata në Washington
nuk duan ta dëgjojnë këtë, u intereson vetëm
diçka për CNN.
Na duhet të bisedojmë, të dhënat
gabojnë. -Nuk është koha tani.
Në këmbë!
Uluni, ushtarë.
Sot do ta kryejmë një verifikim, të shohim
se ku jemi me AShM-të
dhe cilat janë planet për 24 orët
e ardhshme, dhe fjalën ia ***
kapitenit Johnatan Bowl.
Mirë se erdhët, sot do iu informojmë
mbi operacionin AShM, i cili do të
ndodhë në dhe rreth Baghdad-it gjatë
24 orëve të ardhshme.
Objektiva do t'i kemi vendet e rëndësishme, sepse
të gjithë në shtëpi presin informata se
kemi gjetur armë.
E kemi planin e përpunuar në detale,
kemi bashkëpunuar me punët e jashtme
dhe e kemi një plan të mirë i cili përfshinë
mediat më të mira në SHBA dhe Britani të Madhe.
Ata janë të përgatitur që t'i mbulojnë lajmet e mira.
Po? -Kam pyetje rreth të dhënave për nesër.
Jemi të sigurt se të gjitha këto janë të sakta?
Janë solide, të mira sa për fillim.
Cili është burimi? -Inteligjenca,
por është solid, aktual.
Burimi i njëjtë që e përdorim për çdo
vend që e kemi vizituar dhe e kemi hangër.
Do të bisedojmë dhe do të ma jepni
listën e vendeve ku keni qenë dhe
do të kujdesemi t'i keni informatat e sakta
dhe që keni qenë saktësisht në ato vende.
Nuk bëhet fjalë për vende por
mbi atë se atje nuk ka asgjë.
Tërhiquni... -Vetëm pak,
ta dëgjojmë.
Për shembull, shkojmë në vendin e quajtur
Divanial, javën e kaluar, njësia
101 ka pësuar viktima duke e
siguruar atë për neve.
Jemi futur brenda dhe gjetëm se
ajo ishte një fabrikë toaletesh.
Kjo është mos-ndërlidhje mes asaj
çka ka brenda dhe çka shohim atje.
Ekziston problem në të dhënat.
Ato informata janë të verifikuara, janë të mira,
puna juaj është t'i zbatoni dhe
të mos brengoseni se si janë përpiluar.
Është e qartë kjo?
Po. -Mirë, vazhdojmë.
Të dhënat janë të orës 04:00 të
mëngjesit, janë solide.
Stacioni i ardhshëm është kanalizimi
në Baghdad, duket si depo nëntokësore.
I kemi 12 rrugë të lira deri në qytet,
gjë që është mjaft
aktivitet në rugë, thuaju të gjithëve
të jenë të kujdesshëm.
Shef?
Po? -T'i lajmëroj të gjitha grupet?
Martin Braun, CIA.
-Myller.
E di, ju pashë në takim.
-Po shkoni në kanalizim të Baghdad-it.
Ashtu është. -Po humbni kohë, skuarda për helme
biologjike ka kontrolluar para dy muajsh, atje nuk ka asgjë.
Ja kartë-vizita ime, ke të drejtë,
kjo gjë nuk po përputhet.
Irakienët nuk po luftojnë, nuk e përdorin AShM-në.
Rrugës për këtu pashë
që po mbulonin diçka, këtu diçka nuk është
në rregull.
Merrni vesh se çka është.
Nëse gjeni diçka,
e keni numrin tim.
Më duhet ta fotografoj këtë.
-Urdhëro e bëje.
Willkins, shefi jam, eja këtu.
Prapa.
Djemtë le ta spastrojnë komunikacionin,
jemi në të hapur, duhet të jemi në lëvizje.
Mos më prek.
Mbylle!
Çka po ndodh?
-Janë të frustruar, po thotë se nuk kanë ujë.
Vetëm atë duan. -Nuk mund të bëjmë asgjë,
duhet t'i lëvizim automjetet.
Ktheji njerëzit në automjete.
Futu në makinë.
Mos u ndalni.
SHTABI I KOALOCIONIT TË QEVERISË SË PËRKOHSHME
iSH-PALLATI REPUBLIKAN I SADDAM-it
Po e festojmë konventën irakiane të lirisë
brenda zonës së gjelbër, po i presim
përfaqësuesit e të tri grupeve kryesore etnike,
Kurdët, Shiitët dhe Sunitët,
të cilët synojnë nivele të ndryshme të pushtetit
dhe shpresojmë që Zubaidi ta marrë
udhëheqjen, dhe, jeni të kënaqur tani?
Mendoj se jemi, por përveç shtypit
mbi problemet me popullin.
Ta lëmë këtë, që i përket stabilizimit.
-Zubaidi nuk ka qenë këtu për 30 vite rresht.
Ai është më e mira që e kemi për
një demokraci stabile.
Mi gjeni dhjetë persona në Baghdad
që e dinë se kush është ai.
Ai është mik yni, na ndihmon dhe
jemi të kënaqur me informatat
e marra nga ai.
-Zubaidi po na e shet lepurin në thes.
Ai dhe informatat e tij nuk janë
të besueshme, as edhe raportet.
Për këtë njerëzit po e humbin besimin
në agjenci, po e vë në pikëpyetje çdo
informatë që e pranojmë, nuk do
të kemi asnjë përparim.
Mos ia dorëzo shtetin njeriut të panjohur...
që raporton nga Washington-i.
Të gjithë nga ne këtu jemi ekpertë për lindjen
e mesme. Thuaj nëse ke ide më të mirë.
Na duhet ushtria irakiane që të na
ndihmojë. Ky vend është si fuçi baroti
nga ndarjet etnike. Tani Saddam-i është hequr, e ai ka qenë
që e ka mbajtur të qëndrueshëm këtë shtet.
Nuk do t'ia japim këtë popullit amerikan,
pasi e shkatërruam ushtrinë irakiane
Sigurisht, atje...ende po kërkojnë
një vend në Irakun e ri.
Kanë pritur kohë të gjatë. -Jo të gjithë e kanë
ndjekur Saddam-in.
Ekzistojnë njerëz me të cilët mundemi,
nëse do të kishte vlerë kjo pët ta.
Kemi shpenzuar tepër pasuri dhe jetëra
amerikanësh për ta
kthyer në pozitë atë gjeneral.
A e dini se çka po ndodh jashtë zonës
së gjelbër? Është kaos, nuk ka polici,
vrasje hakmarrëse për çdo natë dhe
populli pyet përse nuk po e ndalim këtë.
Po e humbim popullaritetin.
-Demokracia është njollosur.
Nëse këtij vendi ia heq medalet
dhe ia shkurton ushtrinë, do të kesh
luftë qytetare për gjashtë muaj,
po ta garantoj këtë.
Shkojmë tutje.
Vëllezër, kemi të dhëna
që Saddam-i ka ikur.
Amerikanët po e okupojnë gjithë vendin.
Po ballafaqohemi me zgjedhje të vështira,
përderisa njerëzit tani presin urdhëra.
Ajo çka tani vendosim, do ta përcaktojë
ardhmërinë e Irakut.
Po vazhdojmë andej nga udhëkryqi, drejt pozitës Charlie 3.
Çka po ndodh atje?
-Shef, një vendas është jashtë kontrollit.
Po vi andej.
Çka po ndodh?
Çka po ndodh? -Po thotë se duhet të
flasë me juve.
Nuk e di.
Pse po e bën këtë, je hidhëruar në mua?
-Harry.. Harry, ngrite...ngrite.
Mund të ngritem, pse po e bëni këtë, ë?
Po sikur dikush t'iu shtrijë juve në pluhur, do
pajtoheshit? Kjo nuk është e drejtë. -Qetësohuni.
Po mundohem të qetësohem, por ky tipi
më shtriu në tokë. -Përfundove?
Po, mbarova. -Si quhesh?
Farid Jusuf Abdullah,
ti më thirr Fredy.
Kam informata, po vozisja diku pesë minuta
larg nga këtu, i pashë disa njerëz.
Njerëzit e Saddam-it, po takoheshin,
iu pashë juve dhe erdha t'iu them.
Qetësohu, pse duhet të të besoj, Fredy?
-A mendon se është lehtë t'i drejtohesh një amerinkani?
Të gjithë po më shikojnë, po më shtrini në tokë,
dua të bisedoj me juve diku në qetësi.
Po groponi, pse? Duhet të bisedoni me këta njerëz,
a e dini se çka thonë ata?
Mendoni se dikush mund të vendosë diçka këtu derisa gjithë
këta njerëz shikojnë, dhe askush nga këta nuk e di?
Nuk ka logjikë këtu. Këtu jam për të ndihmuar.
Eja me mua.
Mirë jeni? -Në rregull është.
Çka po bëjmë?
Më duhen çelësat.
-Nuk po i besoni atij?
Dua ta marr makinën e Fredy-t
dhe edhe një tjetër.
Nëse nisemi me kamioneta,
do të na shohin.
Ma jep Ceeting-un, Pots-in, ama
Michaels-in dhe sile Perry-n.
Çfarë ka të re? -Jeni gati për punë?
Ta bisedojmë.
Misionin e kemi këtu.
-Po gropojmë gjithë ditën.
Dëshiroj të bëj diçka.
Irakiani u paraqit me informatën
se në dy-tre kilometra nga këtu
po mbahet një takim me personat e
mundshëm nga fletë-arrestet.
Dëshiroj ta përcjell dhe në makinën e
parë do ta marrim Irakianin.
Kiting, ti vozit, Pots, ti je prapa
dhe e mbulon Fredy-n.
Tjerët shkoni në kamioneta.
Si e dimë se ai nuk po na shpie
në kurthë? -Nuk e dimë.
Fillo të luash.
-E qartë është.
Shkojmë.
Fredy, a është ashtu?
Unë jam Flus, më vjen mirë.
Po na mundin. Amerikanët janë
gjithandej.
Po flet si tradhëtar.
-Njerëzit si ti na kanë sjellur deri këtu.
Si unë? Njerëzit si unë?
Ti je i verbër!
Fuqinë tonë Amerikanët po ua
japin Shiitëve dhe Kurdëve.
Duhet të luftojmë.
-Si t'i mundim Amerikanët?
Duke luftuar, para se të jetë vonë.
Shokë, rrugët janë plot anarki.
Dhuna në Irak po rritet
ndërsa Amerikanët po mundohen ta
ndërtojnë demokracinë.
Në fund, do ta kuptojnë se kanë
nevojë për ne.
Atëherë do ta japin ofertën dhe do të
merremi vesh për të ardhmen e vendit.
Zotëri, çka nëse nuk na kontaktojnë?
Në atë rast, do të luftojmë.
Perry, vazhdo drejt dhe në të parën
majtas shko prapa shtëpisë.
Kjo është shtëpia.
-Ndalu këtu.
Shëpia në skajin jug-lindor, ajo e
madhja e bardha me mur .
Kujdes, dikush po del.
Kanë qenë gjashtë apo shtatë
persona me armë.
E kemi njërin me çantë dhe
njërin me AK-47.
Perry, ku je? -Në pozicion.
Një BMW i zi me tre persona.
Ndaleni BMW-në, kur të niset këndej,
do ia presim rrugën, ta marrim
dhe menjëherë në shtëpi. Nisu!
Shkojmë!
Shkojmë!
Shkojmë!
Në dysheme! Poshtë!
Pastër!
Nuk ka dalje, po ngjitem lartë.
Pas meje, poshtë.
Kujdes, të shtëna.
Gati, ti në të djathtë.
Kam shkallë që çojnë lartë.
Pastër, jam shefi, më raportoni.
-E kemi zënë njërin.
Para nesh çdo gjë pastër.
-Jam Perry, më duheni këtu, menjëherë.
Po futem!
Në rregull është, burri juaj është mirë.
Bëni diçka, nuk po më kuptojnë.
Thuaju të qetësohen.
Nuk po i kuptoj, dialekt tjetër.
-Mos lejoni asnjë të dalë.
Poshtë është një kufomë.
Nuk guxoni të shkoni poshtë.
Qetësi!
Silleni Fredy-n.
Drejtojeni, duhet të bisedojmë.
Fredy, eja.
Kam ardhur për informata,
jo për këtë.
Parashtroja pyetjen, thuaji që
je përkthyes.
Pyete se çka është kjo?
-Atë e ka pasur në xhep.
Tha se nuk punon asgjë.
Pyete për emrin.
Sahid Hamza. -Kjo është shtëpia e tij?
Kjo është shtëpia jote?
Thuaji të përgjigjet ose gjërat do të përkeqësohen për të.
Pyete se për çka ishte ai takim.
Tabelat i takojnë gjeneralit
Mohamed Al Rali-t.
Michaels, a i ke ato letrat me vete?
-Po! -Ma jep mbretin (xhandarin).
Ky ishte njeriu që doli nga prapa?
Ta shoh.
Ky është ai?- Po, e kam parë poshtë.
Ky është gjeneral i Saddam-it.
Al Rali, e di se kush është ky?
Koha kaloi. Shkojmë, të gjithë.
Duhet të dijë për AShM, ky vjen me mua.
Fredy, eja me mua.
Michaels, sille tek muri.
Pots, merre njeriun dhe sile këtu.
Vendosi për muri.
Këndej, Fredy, përkthe.
Thuaji që dua të di për
armët për shkatërrim masiv.
A e di se ku janë armët?
Çka di për armët, ku janë?
Vetëm gjeneral Rali di për to.
Vetëm ai e di të vërtetën.
Programin e posaçëm e drejton ai personalisht.
Si ta gjej?
Po pyet se a mund t'ia mbroni familjen?
Nëse ma mbroni familjen, do të tregoj
se si mund ta gjeni.
Dhe nga ai do ta kuptoni të vërtetën.
Në rregull.
Pyete për librin. Ato janë shifra, harta?
Scot-i atje. Short-i prapa.
Ti je Myller-i? -Po.
Ku janë dy tjerët?
-Çka?
Të mungojnë edhe dy veta.
Këta janë njerëzit e mi.
Ky është përkthyesi im, çka po
ndodh, kam urdhër
që t'i sjelli, tani janë rrugës.
Qetësohu, kjo gjë shkon përtej njerëzve tu.
Tani është i imi. Shkojmë.
Libri. E ka marrë librin tim.
Çka po ndodh?
E kam, po thotë se dikush ia ka
marrë librin.
E përmendi librin.
-Çka?
Po thotë se e keni librin, nëse e keni, mos bëni shaka.
Nuk e di se për çka e keni fjalën.
Largoji duart nga unë, derr.
Ma jep atë libër të mallkuar, Myller!
Q**u, nuk e kam librin.
Luftë të këndshme.
Hej, ku është Fredy?
-Tipi që çalon?
Shkoi në atë rrugicë.
-Mendova se po e ruanit.
Ku i kam armët?
Ia kam dhënë atë libër të mallkuar.
Nisu, Michaels.
Shkoni rrotull.
E kam, ndalu!
Kapeni!
Çka u bë? Pse po ikje?
-Pse po më ndiqni?
Ma jep librin. -Ja ku e ke.
Do ta ktheja librin.
E futi Irakienin në helikopter,
të sulmoi ty, çka të bëja?
Çka të bëj që të më besosh.
-Kthehuni të gjithë në kamiona.
Shkojmë.
Çka të bëj tjetër?
Vi me informatë, e merr, e do librin, ta ***.
Mendon se mund ta lë veturën,
A di se çka do të thotë ajo për mua?
Çka të ka ndodhur me këmbën?
-Këmba më ka mbetur në Iran.
Që nga viti 1987. Unë luftoj për vendin tim.
Ma jep informatën dhe do të të
shpërblej për çka bëre sot.
Shpërblim? Mendon se këtë po
e bëj për para?
Mendon se nuk ma ndien për vendin tim.
Mendon se nuk shoh se çka po ndodh?
Që populli nuk as ujë as rrymë,
mendon se këtë po e bëj për shpërblim?
Nuk mendon se këtë e bëj për veten time,
për vendin tim?
Atë çka ti e dëshiron këtu, unë e
dua më shumë se ti.
Dëshiroj t’i ndihmoj vendit tim.
Kush është? -Shef Myller, kam diçka
që do të të interesonte.
Nuk është koha për lojëra, më thuaj çka ke.
Sot në mëngjes jam ballafaquar me
Muhamed Al Rali-n.
Gjeneralin? -Po, atë nga letrat (xhandari).
Fol me mua, jam në zonën e gjelbër,
pallati republikan përskaj pishinës.
Jam nisur.
Rreshter Willkins, të bisedojmë.
Na duhet ta marrim të burgosurin
dhe ta gjejmë gjeneralin.
-Atë do ta bëjë policia.
Beetle nuk sheh më larg se dosjet në tavolinë.
Do t'i thërrasësh? -Do ta shfrytëzoj librin
dhe do ta shkëmbej me ndihmë.
Për çka po flet? -Pse kurrë nuk gjejmë
asgjë në ato vende?
Duhet të ketë ndonjë arsye.
Këtu jemi ta kryejmë punën dhe të kthehemi
në shtëpi, arsyet janë të parëndësishme.
Për mua kanë rëndësi.
Me gjithë respektin, unë nuk mund ta bëj këtë.
Kuptoj, do ta ndaj dhe do ta marr me vete ekipin
tim dhe Perry-n, ti me
Beetle-in dhe tjerët kthehuni.
Fredy, do punë?
-Po.
Hyr në veturë dhe nisu pas nesh.
Nga? -Pallata Republikane.
Nuk është moment i duhur. -Kam pritur
kohë të gjatë.
Po i *** të gjitha nga vetja.
-Nuk jam paraqitur për këtë.
E kam kërcënuar reputacionin tim me
tregime, nuk do më tradhëtosh.
Shumë gjëra janë në pyetje dhe nuk do i
kërcënoj vetëm se ti shet gazeta.
E ke ditur marrëveshjen, unë ta *** tregimin,
ti mua anonimitetin.
Mjaft me pritje, e edhe gazetave,
nëse nuk iu ndihmon për ''Magelan''-in,
do ta gjej dikë që mundet.
O Zot, a kemi kohë për këtë?
Ata fitojnë picë dhe birrë?
Më duhet të bisedoj me atë,
do ju lë ca kohë vetëm.
A marrim birra? -As edhe një.
Çka ka ndodhur? -Kemi gërmuar rreth vendit
dhe një vendas na ka lajmëruar
për një takim në afërsi, të personave nga
fletëarresti.
E kemi sulmuar shtëpinë dhe ai kishte të drejtë,
Al Rali ka qenë aty.
Sigurt që ishte ai? -Sigurt,
patëm problem me sigurimin.
Shkëmbyem zjarr dhe ai na shpëtoi.
Këtë libër e kam marrë nga Sahid Hamza.
Ai ishte kryefamiljari dhe derisa
mundohesha të kuptoj se çka kishte
ndodhur, u paraqitën FS (Forcat Speciale)
dhe e morrën.
Dreqi ta hajë. -Ku e kanë dërguar,
nëse më lejoni t'i qasem,
do ta gjej Al Rali-n.
Të dy ne po kërkojmë AShM, ashtu?
Është më e komplikuar se kjo.
-Për mua nuk është.
Do të të zhvendosi, ka ndërtesa
të zbrazta në anën tjetër,
hiqe uniformën dhe për një orë lajmërohu në zyrën time.
-Do jem i gatshëm.
Pse e ke hundën e përgjakur?
-Tregim i gjatë.
Ajo është njësia për AShM.
-Si e di këtë?
Po të shkruan në armë, Lory Dwain,
Wolstreet Journal, si po shkon?
Nuk gjetëm asgjë.
Hej, rreshter Perry.
Do të gjejmë. -Është frustruese, apo jo?
-Ngapak.
Në lidhje me çka keni biseduar ti dhe Martin-i?
-Nuk mund ta them.
Po vjen i freskët nga terreni që ta pish një pije,
diçka po ndodh këtu!
Pyete atë. -Po të pyes ty, a ka logjikë për ty që ende
nuk kemi gjetur asgjë?
Jo, nuk ka.
Dikush na ka thënë se është atje.
Nëse gjen diçka, më thirr.
Do ta kem në mendje.
BURIMI I RI KONFIRMON PROGRAMIN IRAKIAN TË AShM-së
Një zyrtar i lartë Irakian, nën shifrën ''MAGELLAN'', ka dhënë
informata të besueshme mbi programin irakian të AShM-ve.
''MAGELLAN''-i ka identifikuar lokacione të veçanta,
Botulin Toksin në një ndërtesë
në Al Mansour.
Besohet se ''MAGELLAN''-i ka takuar një zyrtar të SHBA-ve
në një lokacion të pa-konfirmuar,
por detalet e operacionit
mbesin të klasifikuar si sekret i madh.
Ku po fshihet? Ku është Al Rali?
Sa kohë po zgjatë? -Dhjetë minuta.
I ke pesë fëmijë, të cilët do të
dëshironin ta shihnin babain e vet.
Je i përfshirë, e kështu edhe familja jote është e përfshirë.
Dua vetëm të përgjigjesh, ku mund ta kërkojmë
dhe pastaj mund të shkosh.
Ku është Al Rali?
Më duhet adresa, ku mund ta gjej?
Do ta marr përgjigjen, diçka do të më thuash.
Do të të liroj dhe do ma ***ësh adresën.
Ku është Al Rali?
Libri. -Thotë se duhet ta ketë librin.
Prap libri, çka ka në të?
Ashtu do ta gjeni, ka emra dhe
lokacione të shtëpive të sigurta të Al Rali-t.
A është aty Myller-i?
-Shkallëve përpjetë, djathtas.
Clark Paunstoun, njësia speciale e Pentagonit,
keni bërë punë të mirë me Hamza-në.
-Ju falemnderit.
T'iu përcjelli? -Bën.
Keni qenë me ETU ekipin (Ekipi për Tranzicion Ushtarak)?
-Po.
Administrata e vlerëson punën tuaj,
duhet ta rregullojmë punën e AShM-ve.
Që të mund të vazhdojmë me sfidat,
Hamza mund të ndihmojë,
i ka konfirmuar disa fakte,
thotë se ia keni marrë një fletore shënimesh.
Të gjitha ia kam dhënë Martin Brown-it,
pyeteni atë.
Martin-i nuk do e pranonte këtë,
është i rrezikshëm, por është kohë të gjatë
në Lindjen e Mesme dhe ka shumë ide të ngulitura në kokë.
Njësitë tona po mundohen t'u kthehen informatave.
Nuk dua ta ngulfas Martin-in,
atij nuk i pëlqen kjo çka bëjmë ne.
Ai është i kalibrit të vjetër e neve na duhet
gjak i freskët. Këtu e ke shansin.
E di se loja e tij është momentale, por mund
të ndihmoj nëse kërkon diçka më të përhershme.
Po bëjmë punë të mirë, do ta rehabilitojmë këtë,
njerëzit po na vështrojnë.
Do ta kem parasysh këtë.
Nëse dëgjon diçka mbi librin, më lajmëro.
Më ka vizituar miku yt nga Pentagoni.
Paunstoun? Njësia e tij i ka shtyrë
gjithë ato të dhëna
që i keni ndjekur ju tërë kohën.
-Magellan?
Kush është ai, jeni njoftuar me të?
-Jo, ai po e mban fort,
kështu që na duhet të kuptojmë se çka po ndodhë.
Marrëveshja është që të verifikohet libri,
disa adresa janë përreth Baghdad-it.
Ka mundësi që atje të jetë Al Rali.
Jemi gati? -Jo ende, po presim
mbështetjen ushtarake.
Bëni presion, e dua secilën adresë nga libri.
Për çka bëhej fjalë në takim?
-Mbi çka do të bëhej fjalë, të të akuzojnë?
A mendon se Al Rali-t i intereson lufta?
-Nëse nuk ia bëjmë një ofertë, do të ketë.
Të merreni vesh me xhandarin?
-Çka po bën këtu?
Ke ardhur me nonjë qëllim, cilin?
-Të gjej armët dhe të shpëtoj jetëra.
Nuk kam gjetur asgjë, dua ta di se pse.
Nuk ka përgjigje të lehta, nëse e do këtë,
shko puno me Paunstoun-in,
kemi vetëm zgjidhje të vështira.
Nëse do të dish se çka u bë me armët,
na duhet ta gjejmë gjeneralin dhe ta arrestojmë.
Ai do ta thotë të vërtetën dhe të na ***ë rastin
që ta ngrisim vendin pa gjakderdhje.
E do apo nuk e do punën?
-E dua.
Mirë është. Hamza është në fletëarrest,
Paunstoun-i e ka burgosur.
Si do të arrini deri te ai?
-Jo unë, por ti.
Ja shifra, atje e kemi edhe një
të burgosur, me ndihmë e të
cilit mund të të fusim.
Roja e dobët republikane,
përdore si arsyetim që të
arrish deri te Hamza.
Ja një milion dollarë të gatshme,
thuaji Hamza-s që paratë janë të tijat
nëse na jep atë që na duhet.
Thuaji që nëse ma dorzon Al Rali-n
dhe shukatet deri sa ta arrestoj,
ai dhe familja e tij do të shkojnë
nga vendi deri në fund të javës.
T'i them që të mos i tregojë
hetuesit amerikan?
Ashtu është.
Kam menduar se jemi në të njëjtën anë.
Mos u bëj naiv.
Myller, ta kanë lejuar transferin,
menjëherë po të lirojnë nga njësia.
Ke zgjedhur anën e gabuar.
Pas meje, Fredy, duhet të jemi të shpejtë.
Nga po shkoni?
Pse po aktron, ma jep Lengly-n.
Ja autorizimi, e dua librin.
Washington-it i ka ardhur në majë të hundës,
ti dhe gjenerali i keni prishur të gjitha.
Lengly e ka konfirmuar.
E kam.
Rri larg kësaj.
Shfrytëzoni burimet lokale,
prioritet i lartë.
Ndihmoni që Iraku të ecë drejt një të
ardhmeje më të mirë.
Bashkëpunoni për veten, për familjen
dhe për shtetin.
Më rri afër, Fredy.
OGA. -Ta takoni të burgosurin?
Ta takoj Abdullah Ferhat-in.
-Da pretresem torbu.
Ky është përkthyesi im.
Duart lart, këmbët hapur.
Çfarë ka në xhep?
-Cigaret.
Në rregull. -Urdhëroni.
Këndej.
Nuk është patjetër.
-Procedura standarde.
Rreshter, më duhet bisedë e besueshme
me të burgosurin,
dilni jashtë. -Si urdhëroni,
do të jem jashtë.
Dëshiron ta dijë pse e kanë sjellur?
Sepse ai është roje republikan.
Rreshter, ky na ka ofruar të dhëna,
e keni të burgosurin
me emrin Hamza. Mund të ma
identifikojë, sillenni
këtu për identifikim.
Për këtë iu duhet EJ7-5.
E kam operacionin, ekipin e kam në vend
dhe të gatshëm të niset, më duhet tani.
Sa do të zgjasë?
-Dy minuta.
Mirë.
Fredy...
Po shkon në identifikim.
Hamza, ngritu.
Thirreni mjekun.
Thirreni mjekun, thashë!
Po pyet se përse ia bëre këtë.
Po thotë se gjenerali ka bërë gjithçka
ka kërkuar në takim.
Cili takim?
Tha në Jordan.
Largohuni. -Çka po ndodh?
Si Jordan?
Do hamë për pesë minuta.
Ku është Muhamed Al Rali?
-Nuk e di.
Na duhet të bisedojmë mbi
''Magellan''-in. -Do të të thërras.
Çfarë ke? -Kam lexuar artikujt tu,
ke thënë se para lufte,
burimi irakian për AShM-në, me emrin
''Magellan'', është takuar me zyrtarë të SHBA-ve,
më duhet të di për atë takim.
-Nuk mund të flas me ty për burimet.
E ke njoftuar? E di se kush është?
-Sigurisht që jo, ai është
nga brendia e Irakut.
-Si e di se është e vërtetë ajo çka ai thotë?
Sepse kontaktoj përmes ndërmjetësuesit
të besueshëm. -Të besueshëm?
Ke qenë në një vend të ''Magellan''-it.
Në Divanej, Dekrit?
Jo. -Atje nuk ka asgjë.
Të dhënat e ''Magellan''-it
janë të pasakta.
Kush është ndërmjetësuesi?
-Nuk dua të flas për burimet.
Kjo është arsyeja e luftës.
Së paku më thuaj se si ka ndodhur kjo.
Si dikush si ti mund të shkruajë gënjeshtra?
Më thuaj çka di.
Njëherë morra një thirrje nga
një zyrtar i vjetër nga Washington-i.
Më tha se e ka tregimin, të vërtetën mbi
Saddam-in dhe takohem me të dhe
ai ma jep në dorë raportin e burimit,
informatat e ''Magellan''-it.
Por, kur e vërteton tregimin?
-Ishte zyrtar i vjetër,
kishte qasje në deklaratën e ''Magellan''-it.
Vetëm ka kërkuar që të mos i publikoj
lokacionet e takimeve.
Lokacionet? -Që mos ta rrezikoj burimin.
Ishte Jordani.
Takimi është mbajtur në Jordan.
Po.
Mund ta mbash atë një milion dollarë,
Al Rali është ''Magellan''-i.
Po e marrin në pyetje ''Magellan''-in, po e mbajnë.
-Të themi se nuk është ashtu.
John, kujdesu për të hollat.
Hamza ka thënë se Al Ravi
është njohur me të përmes zyrtarit në Jordan.
E njëjta thuhet edhe për ''Magellan''-in.
Kjo është më shumë se rastësi.
Nuk ka kuptim, nëse Paunstoun e ka
njoftuar Al Rali-n në Jordan, çka po fshehë ai?
Çka nëse i ka thënë diçka që nuk ka
dëshiruar të dëgjojë, sikur t'i ketë thënë
që nuk ka AShM.
Mi jepni të gjitha mbi lëvizjet e Al Ravi-t
jashtë Irakut. Nga Shkurti 2003, të gjitha.
Të gjitha kanë kuptim, të dhëna të gabueshme,
pse ekipet nuk kanë gjetur asgjë.
Ndoshta këtë po e shikojmë gabimisht.
Kjo është teori, nuk ka fakte.
-Mos u bën naiv.
Al Rali ka qenë në Jordan
më 5 Shkurt 2003.
Kjo është tri ditë para se të paraqitej ''Magellan''-i.
Na e trego lëvizjen e Paunstoun-it në të
njëjtën kohë.
E kemi biletën me datë të njëjtë,
udhëtari Clark Paunstoun
ka shkuar nga Washington-i në Jordan.
Martin, kemi raporte mbi sulmin në
shtëpinë e sigurt të Al Rali-t
Autonomia jugore.
Paunstoun-i po e ndjek Al Ravi-n.
Nuk dëshiron të dalë e vërteta.
Më duhet ta kuptoj se ku është shtëpia e dytë e sigurtë.
Ndal.
Ku është Muhamed Al Rali?
Ku është?
Më trego. -Edhe po ta dija, nuk do të të tregoja.
Këndej.
Fredi, përkthe, thuaju t'i transmetojnë porosinë
gjeneralit Al Rali.
Na duhet të takohemi sonte.
Thërret shefi Myller.
-Po?
E kam, Tahir Al Malik.
Njëri nga komnadantët e Al Rali-t.
Ku është? -E kam liruar. I thashë
t'ia përcjellë porosinë.
Se sonte do të takohemi në stacionin e autobusëve.
Nëse e sjelli të gjallë, do të kemi dëshmi.
Nëse flet, do ta kemi të vërtetën mbi AShM-të.
Bëj atë që duhet. Nëse e arrin këtë,
ka shansë ta mbash këtë.
Tani u drejtova për atje.
E keni seriozisht që do të takoheni me
Al Rali-n, a e dini se çka
i ka bërë këtij vendi?
Po mundohemi të shpëtojmë jetëra,
disa njerëz mendojnë se kjo mund të parandalohet.
Dëgjoni, po shkojmë në Adamej,
po shkojmë vetëm, përkujdesuni që
të kemi mbështetje.
Kjo që po bëni, kujdes se çka po ndodhë.
Sonte duhet ta kryesh punën tënde, Fredy.
Shkojmë.
Zotëri, e kanë vrarë Kasem-in.
Më tregoni. -Erdhën për mua,
por më shpëtoi një ushtar amerikan.
Dëshiron të takohet me juve.
Kjo është marrëveshja që e kemi pritur?
Oficerë dhe marinarë të SHBA-ve të Abraham
Lincoln-it, të dashur Amerikanë.
operacionet e mëdha në Irak
kanë mbaruar dhe SHBA-të dhe
aleatët tanë kanë fituar.
Po? -Këtu Brigs-i, kemi problem,
burimet e mija janë shuar.
Raporti thotë se e ka marrë ushtria dhe
se askush nuk është paraqitur.
Ku është Myller-i? -Rrini në linjë.
Më duhen të gjithë në gjurmuesin MET delta 85- xti.
Po shkon nga stacioni veri-perëndimor.
Për 12 minuta do të jetë atje.
Po takohet me Al Rali-n.
Tashmë është në rrugë.
Çka të bëj? -Përcille Myller-in,
do të na shpiejë drejt te ai dhe
kur ta gjesh Al Rali-n,
asgjësoje.
E Myller-i?- Nuk ka autorizim,
nuk mund ta arrestojë.
Mos e lejo të pengojë.
Dua ta *** një deklaratë.
-Tani?
Vetëm këtë mundësoje.
Këtu Vangard 6, më duhet qasje me pamje në Adamej.
Dëshiroj paraqitje në radion ushtarake
dhe transferim në celularë në rreze prej 30 mile.
Këtu Vangard 6, Alpha 1.
-Këtu Alpha 1.
Kthehuni nga stacioni i Adamejit,
menjëherë. Kemi njeriun e identifikuar
nga fletëarresti i Muhamed
Al Rali-t.
Pranuar.
Jemi nisur.
Paunstoun-i poshtë ka thirrë takim me gazetarë, diçka të madhe.
Ky është stacioni.
Kujdes, dy ekipet, po kaloj matanë,
mi jepni 30 sekonda e pastaj më përcillni.
U paraqit dikush.
Po shkon në rrugën kryesore, në perëndim.
Falemnderit që erdhët kaq shpejt.
Kemi një deklaratë të bujshme.
Obligim yni është ta eliminojmë
tiraninë e Saddam Husein-it
dhe ta kthejmë Irakun në një demokraci moderne
dhe funkcionale.
Ambasadori Brummer e ka nënshkruar
urdhrin i cili e shpërbën
forcën aktuale ushtarake të Irakut.
Me këtë shpërbëhet e gjithë forca ushtarake dhe para-ushtarake.
Punë ushtarake, inteligjenca dhe sigurimi kombëtar.
Të gjithë oficerët, ushtarët dhe figurat tjera
ushtarake janë liruar nga detyrat.
Partia irakiane po shkarkohet nga veprimi momental.
anëtarët e partisë do të largohen nga spitalet,
shkollat dhe instituvionet tjera publike.
Kjo është lindja e udhëheqjes së re në
Irak dhe le ta dijë bota
se ndryshimet më në fund po vijnë në Lindjen e Mesme.
Ende po lëvizi në jug-perëndim.
-Pranuar.
A e ke? -Po e shoh.
E kam humbur kontaktin.
Dreqi ta hajë!
Janë futur në vetura?
-Shkojmë.
Këtu MET TD, na duhet ndihmë,
një ushtar amerikan është kidnapuar.
Të gjitha njësive, na duhet ndihmë
në Adamej.
Cili është pozicioni dhe statusi juaj?
-Gjindemi pesë blloqe në jug
nga stacioni i Adamej-it.
-Po lëvizin në lindje në dy vetura të vogla.
Pranuar. Ktheni veturat dhe
pritni udhëzimet tjera.
Delta 1-6, e kemi një ushtar i cili...
Momentalisht dy kilometra
në veri-lindje nga Adameji.
Është status i hapësirës së
stacionit të Adamejit.
Më duhet ta nxjerri nga atje.
Ma thirr menjëherë Myller-in.
Ta hajë dreqi, e kanë kidnapuar.
I kam dy vetura që lëvizin me shpejtësi.
Dy vetura u futën në garazhë.
-Ka një kullë uji në maje të ndërtesës.
Alpha 1, po shkoj këmbë,
vazhdo udhëheqjen.
Alpha 1, kërkojmë cakun.
-Në një kilometër nga këtu.
Sot do të të vras, ushtar.
Kush je ti? -Quhem Roy Myller,
jam oficeri kryesor i ushtrisë së SHBA-ve.
Çka do? -Kam ardhur t'iu arrestoj.
Jam i vetëdijshëm që për javë të tëra, para
lufte, keni kontaktuar me zyrtarë të SHBA-ve.
E di se keni dashur t'i thoni të gjitha mbi
programin irakian të AShM-ve.
-Cilin program? Nuk ekziston.
Këtë ia kam thënë edhe zyrtarit.
Të gjitha i kemi asgjësuar.
Ai, qeverisë time i ka thënë se ia keni
konfirmuar që programi ende është aktiv.
Ka gënjuer, për këtë jemi këtu.
A e ka vërtetuar ndokush tregimin e tij?
-Jo.
Qeveria juaj ka dashur të dëgjojë gënjeshtra.
Kanë dashur që Saddam-i të largohet dhe
kanë bërë atë që kanë qen të detyruar.
Për këtë edhe jeni këtu.
Nisuni.
Alpha 1, jam Vengard 6, ma jepni lokacionin.
Alpha 1, jemi në gjysmën e kilometrit.
-Ndajuni, ekipi Alpha të shkojë
në perëndim, Bravo në lindje,
unë do të shkoj në veri dhe jug.
Nisuni drejt pozicionit dhe pritni
lejen time. -Pranuar.
A keni ndonjë porosi për mua?
Nëse vini me mua, në Washington
ka njerëz që
do të punojnë me juve, të cilët kuptojnë
se edhe më tej na duhet ushtria irakiane
që ta mbajë këtë vend.
Pse atëherë qeveria juaj po e shpërndan
ushtrinë, duke na bërë kështu të egjër.
Pse të ndahemi në pjesë-pjesë?
Po e rrezikoj jetën për t'ua
thënë të vërtetën mbi AShM-të.
E ku është vendi im?
Në grumbullin e letrave.
Po vijnë Amerikanët.
Shpejt! Po vijnë Amerikanët!
Vërtet, përse jeni këtu?
Është dashur të më dërgoni në pallat.
Tani do të tregoni se si po
planifikojnë të më zënë.
Të gjithë në pozicione.
-Alfa dhe Bravo në pozicione.
Bravo 1, jemi gati.
Vengard 6, Alpha 1, jemi
në pozicion.
Duhet të vini me mua, nuk do të
fitoni asgjë nëse luftoni.
Duhet të niseni tani, para se të
bëhet vonë.
Po mendojnë se lufta ka mbaruar, vetëm se
jeni në Baghdad.
Do ta shihni se veç sa ka filluar.
Shkojmë.
Para!
Amerikanët janë këtu.
Vrite!
Poshtë!
Nisu!
Na duhen ende njerëz!
-Shko me Amir-in.
Këndej, Gjeneral!
Pastër është.
Kam diçka, dy armiq janë nisur në lindje.
Ka edhe një, është në ndjekje.
Vengard 6, këtu South 6,
dy armiq dhe një tjetër
kanë dalur nga caku dhe po shkojnë rrugicës
në veri-lindje të lokacionit tuaj.
Rrethina le të jetë e pastër,
jam duke punuar me transporter.
Më fut brenda, ta këpus fare.
Poshtë!
Shtij në Amerikanin!
Vengart 6, caqet po lëvizin në veri.
E kam humbur kontaktin vizuel.
Na duhet të lirohemi nga helikopteri.
Merru me helikopterin.
-Do ta sjellim.
Po të mbuloj.
E kam.
Këtu Delta, vazhdoni në atë
drejtim, caku po kalon përmes
fushës së hapur dhe po shkon drejt veriut.
Këndej!
Kalo.
Ndalu aty.
Je i sigurt se këtë e duan në Washington?
Lëshoje atë armë. Menjëherë, Fredy!
Çka ke bërë ashtu?
Nuk je ti ai që vendos se çka do të bëhet këtu.
Largohu nga këtu, shko në shtëpi.
Do ta mbyllim këtë zonë.
Gjithkah do të ketë ushtarë,
shko në shtëpi, derisa mundesh.
INFRMATAT E NXJERRA NGA NJË
ZYRTAR I RANGUT TË LARTË
KANË SHKAKTUAR LUFTËN
Ky nuk është një fillim i ri për Irakun.
Fundi i tiranisë dhe fillimi i lirisë.
Sa gjatë do të jetë ushtria e SHBA-ve
në Irak? -Sa të jetë nevoja.
Dita e madhe.
Mirëmëngjesi, si jeni?
A mund ta komentoni aksionin e mbrëmshëm?
Myller? -Desha që personalisht t'ua
dorëzoj raportin tim.
Falemnderit, për rrugicën?
-Po. -Dëgjova për këtë.
Fjalë të mëdha, por pse mendon se
ndokush do të të dëgjojë?
E di se çka jam duke bërë.
Çfarë the? -E keni shpikur
''Magellan''-in, për të fituar
atë që doni
Nuk e di se për çka je duke folur.
Kur këtë ia ke përcjellur Washington-it, a e keni
ditur se ishte gënjeshtër apo nuk ua ka ndier fare?
Asgjë më nuk ka rëndësi.
AShM-të nuk kanë rëndësi.
Sigurisht që ka rëndësi.
Arsyeja për t'u futur në luftë gjithnjë ka rëndësi.
Ka rëndësi!
A e di se çka ke bërë këtu dhe çka
do të ndodhë herën tjetër kur
të na duhen që të na besojnë njerëzit?
Nuk e kthejmë kokën prapa, kemi fituar.
Bir bushtre .
Kjo është e papranueshme!
-Nëse nuk të pëlqen, shko.
Zotërinjë, ju lutem.
-Nuk do të na qeverisë marioneta amerikane.
Irakun duhet ta udhëheqë një irakian.
KËTË HERË LE TË JETË TREGIM I DREJTË
SHIH BASHKËNGJITJEN
FALSIFIKIMI I TË DHËNAVE MBI AShM-të,
E VËRTETA MBI ''MAGELLAN''-in
DËRGUAR;
FUND
Përktheu dhe përshtati: PETRIT BLLACA
për: www.titrashqip.net