Tip:
Highlight text to annotate it
X
♪♪♪
♪♪♪
(Ray Comfort) Ti je ateist?
Sigurisht që jam ateist, po.
(Ray Comfort) Pse je ateist?
Pse jam ateist? Sepse nuk ka Zot.
Ateizmi supozon që mund ta përgënjeshtrosh ekzistencën e një Zoti.
Agnosticist është një term më i saktë, por unë jam një ateiste.
(Ray Comfort) A je ti ateist?
- Po. - Unë jam ateist, po.
- Po, jam. - Po.
(Ray Comfort) Pra, ti s'je ateist?
Jo, nuk jam.
(Ray Comfort) Pra, anon në atë anë për shkak të evolucionit?
Po.
Unë s'besoj në, që është dikush në qiell
që jeton në qiell.
- Ti beson në evolucionin? - Sigurisht që besoj, po.
(folës mashkull) Faqja "Shkenca Direkt" thotë për evolucionin darvinian:
"Ai mund t'i kthejë dinozaurët në zogj, majmunët në njerëz
dhe gjitarët amfibë në balena".
Çfarë tregoi Darvini në veprën e tij rreth evolucionit
dhe përzgjedhjes natyrore është që ne nuk kemi pse t'i drejtohemi
ndonjë force apo fuqie të mbinatyrshme
për të shpjeguar zhvillimin e jetës në tokë gjatë kohës.
Proceset e vazhdueshme që janë të vëzhgueshme në botën e sotme.
(Ray Comfort) A mendoni se ai është një besim?
Mendoj se është vetëm fakt.
Mendoj më tepër si fakte.
Ka shumë prova dhe s'mund të hidhet poshtë.
(Ray Comfort) A mendoni se ai është një besim?
- Jo, është shkencë. - Është mënyra se si ka ndodhur.
Është logjike.
Më kupton, të gjithë shkencëtarët pak a shumë bien dakord me këtë.
Është më tepër një fakt.
(Ray Comfort) Kur fillove ta besosh atë?
Kur fillova të mendoj për veten.
(Ray Comfort) Kur fillove ta besosh atë?
Kur mora pjesë në orën e parë të biologjisë.
Gjithçka filloi të ketë shumë kuptim.
Mësuesi e bëri shumë të lehtë për ta kuptuar.
Unë i besoj në përgjithësi komunitetit shkencor.
Ka më shumë kuptim se çdo fe apo diçka tjetër.
Fosilet që kanë gjetur për gjithë ata njerëz shpellash,
***-sapiensi, dinozaurët-- tregojnë prova të qarta.
Unë besoj në shkencë.
(Ray Comfort) Për çfarë studion në këtë universitet?
Biologji.
- Po studion për biologji? - Po.
- A beson në evolucionin? - Po.
- Për çfarë studion? - Gjeologji.
- Kimi. - Biokimi.
Politikat dhe shkencat mjedisore.
Unë jam një fizikan.
Biokimi.
(Ray Comfort) Në rregull, a beson në evolucionin?
Po, besoj.
- A beson në evolucionin? - Po, besoj
- Sigurisht. - Po, besoj.
Po, besoj në evolucionin.
- A beson në evolucionin? - Po.
- A je një besimtar i fortë? - Po.
- A je një besimtar i fortë? - Po.
- Po. - Po.
Absolutisht.
(folësi) Metoda shkencore qëndron në "mbledhjen e të dhënave
përmes vëzhgimit dhe eksperimentimit". - Science Daily
(Ray Comfort) A mund të më jepni një provë të vëzhgueshme
që evolucioni është i vërtetë?
Diçka të cilën nuk kam pse ta pranoj nëpërmjet besimit?
- Po. - Ndonjë provë të vëzhgueshme?
Dua të them, hidhi një sy asaj që ndodhi 65 milionë vjet më parë.
(Ray Comfort) Prit pak, s'mundem, kjo ka ndodhur 65 milionë vjet më parë.
Unë besoj, po, miliona vjet.
(Ray Comfort) Pra, kjo nuk mund të vëzhgohet.
Ne mund ta gjurmojmë evolucionin përmes të dhënave të fosileve.
(Ray Comfort) A mund të jeni specifike, më jepni vetëm një?
Midis 6 dhe 7 milionë vjet më parë.
Qindra mijëra e deri në miliona vjet.
- Pra, është një kohë mjaft e gjatë. - Po.
- Miliona vjet? - Po.
(Ray Comfort) Pra, nuk mund të vëzhgohet?
Evolucioni nuk është i provueshëm gjatë kohës.
(folësi) "Ne jemi të dënuar të jetojmë vetë për disa dekada
dhe kjo është tepër ngadalë, një njësi matëse tepër e vogël
për ta parë ecurinë e evolucionit", Riçard Doukinsi.
"Ne nuk shohim asnjë prej këtyre ndryshimeve të ngadalshme gjatë ecurisë,
derisa dora e kohës ka shënuar intervalin e epokave...".
Çarls Darvini.
(Ray Comfort) Kemi llojin e qenit: kojotën dhe qenin shtëpiak;
dhe kemi dhe llojin e maces: ku futen macet,
tigri dhe kotelet; dhe kemi racën njerëzore.
Pra, Darvini tha që do të ketë një ndryshim të llojeve
me kalimin e viteve,
pra, a mund të më jepni një shembull të një prove të vëzhgueshme
ku të kemi një ndryshim të llojeve?
Po për shembull, të dhënat e fosileve tregojnë
paraardhësin e përbashkët të të gjithë mishngrënësve,
që macet dhe qentë ishin dikur të lidhur,
të bashkuar nga një paraardhës i përbashkët.
(Ray Comfort) Sa kohë më parë?
Kjo, unë besoj, ishte, nja, 60 milionë vjet më parë.
(Ray Comfort) Nuk dua diçka që do të më duhej ta pranoja me besim.
Dua që të jetë e vëzhgueshme.
Provë e vëzhgueshme.
Epo, nëse e kërkon thjesht këtu në rrugë,
në të vërtetë nuk mund të të tregoj shumë
nëse bëhet fjalë për prova të vëzhgueshme.
Pra, ne duhet në fakt t'i shqyrtojmë të dhënat ekzistuese
për të nxjerrë konkluzionet tona.
(Ray Comfort) Atëherë, ne duhet që të kemi besim?
Ne duhet që të kemi një sasi besimi.
(Ray Comfort) A mund të mendoni për një provë të vëzhgueshme
për evolucionin darvinian,
ku ai tha që duhet të ketë një ndryshim të llojit?
(mashkull) Si një majmun në një njeri, kjo është ajo për të cilën e ke fjalën?
(Ray Comfort) Po, një ndryshim të llojeve.
Nuk besoj që ka vërtet ndonjë provë për këtë akoma.
Epo, majmunët janë të vetmit
me një gisht të pestë siç kemi dhe ne.
(Ray Comfort) Edhe kolat kanë një gisht të pestë. A e dije këtë?
(femër) Nuk e dija këtë.
(Ray Comfort) A mendoni që ne kemi evoluar nga kolat?
Jo.
Shkova në, Uashington.
Pashë një ekspozitë të tërë ku ishte--
- Në Institutin Smithsonian? - Po, në Smithsonian.
(Ray Comfort) Unë kam qenë atje. Janë pak a shumë disa imitacione të balsamosura,
duke qëndruar si rreth një zjarri.
E di që të gjithë flasin për hallkën munguese
për njerëzit dhe çfarë jo.
Unë besoj që ekzistojnë lidhje që janë atje
të cilat ne nuk i kemi gjetur akoma.
Do t'u besoj atyre ekspertëve,
konkluzioneve të atyre ekspertëve.
Unë kam një besim të fortë në idetë evolucionare
mbështetur në provat e paraqitura.
(Ray Comfort) A mund të mendoni për një provë të vëzhgueshme
për evolucionin darvinian, një ndryshim të llojeve?
Unë vetë nuk e kam parë,
por besoj atë që tekstet shkollore më thonë rreth kësaj, pra.
(Ray Comfort) Pra, ti ke besim në ekspertët?
Unë kam besim në ekspertët, po.
Mendoj se ngjan me atë se si njerëzit fetarë kanë besim
që Zoti ekziston vërtet, edhe unë kam besim në ekspertët
duke e ditur se për çfarë ata flasin.
(Ray Comfort) Metoda shkencore është që ajo duhet të jetë e vëzhgueshme dhe e përsëritshme,
pra, a mund të më jepni vetëm një provë të vëzhgueshme
për evolucionin darvinian?
Në rregull, unë do të thosha për-- është një shembull i madh
shiko gjenetikën e peshkut gjembaç.
(Ray Comfort) Çfarë është ky?
Po peshqit gjembaç janë një koleksion shumë interesant
i specieve që ishin izoluar kohët e fundit
mbas fundit të Epokës së Akullit.
(Ray Comfort) Çfarë janë bërë ata?
Ata janë specie të ndryshme të peshqve gjembaç.
(Ray Comfort) Ata qëndruan si peshq?
Po, sigurisht.
(Ray Comfort) A mund të mendoni për një provë të vëzhgueshme
ku ka një ndryshim të llojeve?
Peshqit.
Qeniet njerëzore janë akoma peshq.
(Ray Comfort) Qeniet njerëzore janë peshq?
Pse, po, sigurisht që janë.
(Ray Comfort) Sa kohë më parë ndodhi kjo?
Disa miliardë vjet, milionë vjet.
- Disa milionë vjet më parë? - Po.
- Si është kjo e vëzhgueshme? - Nuk është.
Ne erdhëm nga toka si një gjitar,
dhe njëri gjitar krijoi--
(Ray Comfort) Dolëm nga toka?
Po nuk dolëm ne nga deti?
Ëë? Epo, fillimisht në fillim,
Ne dolëm nga toka dhe deti.
Mbas shkatërrimit të madh të--
(Ray Comfort) Pra, a kishim ne mushkëri apo verza kur dolëm nga deti?
A do të dish diçka?
Ato që ishin det mendoj se kishin verza,
dhe ata që ishin në tokë kishin mushkëri.
(Ray Comfort) Po nëse ne dolëm nga deti, ne kishim verza në det?
A do të dish diçka?
Kush e di që ne dolëm nga deti apo që ne dolëm nga--
që ne evoluuam nga gjitarët?
- Pra, ju nuk e dini? - Ëë? Sigurisht që nuk e di.
Unë po pranoj që ata e kryen saktë shkencën e tyre.
(Ray Comfort) A mund të më jepni një shembull të evolucionit darvinian,
jo një adaptim apo ndryshim brenda llojit, por një ndryshim të llojeve?
[qeshje]
Këto janë ndryshime të llojeve.
(Ray Comfort) Ata janë akoma peshq.
Ata janë dallueshëm peshq të ndryshëm.
Ne kemi mijëra shembuj.
(Ray Comfort) A mund të më jepni vetëm një?
- Unë mund të të *** mijëra. - Vetëm një.
Për shembull,
Dua të them shiko eksperimentet e Lenskit në bakteret, pra.
(Ray Comfort) Pra, çfarë janë bërë bakteret?
Bakteret janë akoma baktere, sigurisht.
(Ray Comfort) Pra, ky nuk është evolucion darvinian.
Ky nuk është një ndryshim i llojeve, apo jo?
Është një ndryshim në strukturën gjenetike të baktereve.
(Ray Comfort) Por ato janë akoma baktere.
Pra, çfarë u bënë bakteret?
Një lloj i ri i baktereve.
(Ray Comfort) Është akoma një bakter. Nuk ka ndryshim të llojeve.
Për ta përmbledhur, prova e vëzhgueshme që ti më jep
për evolucionin darvinian është bakteret bëhen baktere.
Jo, kemi bakteret që fitojnë aftësi metabolike të reja.
(Ray Comfort) Ti the më parë që ka shumë prova për evolucionin.
Unë thjesht dua një provë të vëzhgueshme
për evolucionin darvinian. Vetëm një.
Por unë të dhashë disa. Ti nuk do--
(Ray Comfort) Jo disa. Unë dua një.
Prit, ti nuk e do këtë.
(Ray Comfort) Unë dua një shembull. Po, vërtet.
Po u përgjërohem njerëzve.
Ti më kërkove të të them-- ti më kërkove të të them
kur kam parë një specie që të evoluojë në një tjetër.
A nuk është kështu?
(Ray Comfort) Jo, një lloj në një tjetër.
Ekzistojnë 14 përkufizime të ndryshme për speciet,
kështu që dua një ndryshim të llojit.
Kur je duke folur për lloje ose ndryshime në familje,
je në fakt duke folur për makro-evolucion.
Ti je duke folur për ndryshime në nivelin që i ndan,
le të themi, macet nga qentë.
(Ray Comfort) Pra, a mund të më jepni një shembull për evolucionin darvinian?
Epo, kur ti thua për shembuj të kësaj,
atëherë duhet që në njëfarë mënyrë ta shikosh këtë gjatë një kohe më të gjatë.
Kjo nuk ka të bëjë fare me besimin.
Besimi është diçka që unë duhet ta—i padukshëm,
Unë duhet ta besoj atë.
(Ray Comfort) Tamam, i padukshëm.
Shiko, a e beson ti evolucionin?
Sigurisht që po.
(Ray Comfort) A je ti një besimtar në evolucionin?
Po, jam.
(Ray Comfort) Kur fillove të besosh në evolucionin?
Fillova ta besoj evolucionin
kur fillova të mendoj për veten.
(Ray Comfort) A është evolucioni një besim?
Evolu-- shiko, e di çfarë?
Evolucioni është një proces mendimi.
Është ky pranim
dhe shqyrtim i tërë alternativave.
Për shembull, hidhi një sy feve, feve të bëra nga njerëzit.
(Ray Comfort) Më lejoni t'ju pyes sërish. A është evolucioni një besim?
Jo, evolucioni është-- ëë, po është.
Në një kuptim, po, mund të them që ai është një besim.
Kur ti thua ndryshim të llojeve,
a do të thuash evolucioni i një specie
nga një në një tjetër?
Po, këtë e kemi në veprim, në fakt, në Ishujt Galapagos.
(Ray Comfort) A mund të më jepni vetëm një shembull?
Po, ne kemi një shembull nga një grup zogjsh
që quhen trishtilat e Darvinit.
Hidhi një sy ndryshimit midis
trishtilave në këta ishuj që filluan të gjithë,
dua të them, kjo është shumë, shumë e vëzhgueshme.
(Ray Comfort) Por ky nuk është evolucion darvinian.
Nuk ka pasur asnjë ndryshim të llojeve.
Çfarë janë bërë trishtilat?
Ata janë bërë të rinj nga ana gjenetike dhe të rinj nga ana anatomike,
specie të ndryshme në mënyrë të dukshme.
(Ray Comfort) Pra, ata janë akoma trishtila?
Epo, sigurisht që ata janë akoma trishtila, po.
(Ray Comfort) Pra, nuk kemi asnjë ndryshim të llojit.
Zogj të vegjël që ai kishte vëzhguar që--
(Ray Comfort) Çfarë u bënë ata?
Sqepat e tyre, format e sqepave të tyre, ata--
- Ata janë akoma zogj. - Po.
Tre trishtila që kthehen
në lloje të ndryshme të zogjve, bazuar në--
(Ray Comfort) Ata janë akoma zogj.
Epo, për shembull,
Darvini dhe studimi i tij rreth evolucionit
të zogjve në ishull ku ai shkoi atje.
- Sqepat e tyre ndryshuan? - Sqepat e tyre--
(Ray Comfort) Por ata janë akoma zogj. Nuk ka asnjë ndryshim të llojeve.
Kjo është brenda llojit.
Jo, jo, jo, është thjesht evolucion në sqepat.
(Ray Comfort) Po ky quhet adaptim.
Ky nuk është evolucion darvinian.
Nuk ka asnjë ndryshim të llojeve.
Nuk ka të përfshirë një kafshë ndryshe.
Dua diçka që të më tregojë
besimin e Darvinit në ndryshimin e llojeve që të jetë shkencor.
Darvini foli për një ndryshim të llojit.
A mund të mendoni për një provë të vëzhgueshme
për evolucionin darvinian ku të ketë një ndryshim të llojit?
Ndryshim të llojit, ndryshim të llojit...
Do më duhet të mendoj për këtë pak më gjatë.
(Ray Comfort) A mund të më jepni diçka që unë mund ta shoh, ta vëzhgoj dhe ta provoj,
që të jetë metoda shkencore, për evolucionin darvinian,
një ndryshim të llojeve?
Ta provosh dhe ta vëzhgosh...
(Ray Comfort) A mund të më jepni provë të vëzhgueshme,
që të jetë metoda shkencore, për evolucionin darvinian,
një ndryshim i llojeve?
Në rregull, më duhet të mendoj për këtë.
Pra, ti do evidencën për këtë?
Dua të them...
[psherëtimë]
Unë nuk mundem, mendoj.
Është një pyetje e vështirë, në fakt.
Pra, mund ta përsëritësh pyetjen prapë?
(Ray Comfort) A mund të më jepni një provë të vëzhgueshme, vetëm një,
për evolucionin darvinian?
Më lejo të mendohem për këtë për një sekondë.
(Ray Comfort) Provë të vëzhgueshme,
diçka për të cilën nuk kemi pse të ushtrojmë besim?
Diçka që mund të vëzhgohet,
sikurse procesi shkencor, i vëzhgueshëm?
Kjo është një pyetje e mirë. Për të cilën s'jam krejt i sigurt.
(Ray Comfort) Pra, ti nuk mund të mendosh
për një provë të vëzhgueshme për evolucionin?
- Jo. - Si e di që është i vërtetë?
Nuk jam i sigurt.
(Ray Comfort) Pra, evolucioni darvinian nuk është i vëzhgueshëm?
Nuk është shkencor?
Mendoj se po.
(Ray Comfort) Pra, është joshkencor. Nuk mund ta vërtetosh.
Është shkencor në fakt. Mund ta provosh.
Mund të provohet, thjesht--
(Ray Comfort) Bëje për mua.
Ah, kjo është e vështirë.
Unë nuk-- është thjesht tepër e gjerë--
(Ray Comfort) Është jo i vëzhgueshëm, kjo është arsyeja.
Të duhen miliona vjet.
Po, saktësisht.
(Ray Comfort) Ti i beson biologjisë
dhe profesorët e biologjisë
e dinë se çfarë flasin,
dhe ata as nuk mund të më japin prova për një ndryshim të llojeve.
Epo, atëherë, nuk ka një provë të tillë.
Nëse ata nuk e japin atë, atëherë unë s'do të thosha që ka prova.
Unë thjesht ndjek atë që kam parë
dhe çfarë kam mësuar në orën e mësimit.
- Pra, ti beson? - Po.
- A e di se si quhet ky? - Çfarë?
- Besim i verbër. - Besim i verbër.
(folësi) "Besimi është dështimi i madh,
justifikimi i madh për t'iu shmangur nevojës për të menduar
dhe për të vlerësuar evidencën", Riçard Doukinsi.
(Ray Comfort) A besoni në projektimin inteligjent?
Sigurisht që jo.
(Ray Comfort) A mendon që gjithçka është projektuar në mënyrë inteligjente?
Jo, s'besoj që gjërat janë projektuar në mënyrë inteligjente.
(Ray Comfort) Mirë, ti dukesh si një njeri inteligjent,
kështu që do të të kërkoj diçka.
Dua që të më bësh një trëndafil, mirë?
Si do ta bëje një trëndafil?
Unë nuk i kam aftësitë për ta bërë këtë.
(Ray Comfort) Jo, prit, tani, nuk është projektuar në mënyrë inteligjente,
kështu që duhet të jesh në gjendje të më përgatitësh një trëndafil shumë shpejt.
A beson që një trëndafil është i projektuar në mënyrë inteligjente?
Sigurisht që jo.
Po që unë të di se çfarë të bëj,
duhet të di se çfarë është një trëndafil.
(Ray Comfort) Mirë, ai ka një farë.
Pra, duhet të fillosh me asnjë gjë
dhe duhet të krijosh një farë nga hiçi.
- Oh. - A mund ta bësh ti këtë?
Jo, unë s'mundem.
(Ray Comfort) A mund të bësh ti një trëndafil nga hiçi?
Jo.
S'mund të bëj vërtet diçka nga hiçi.
Ti kupton, është shkencë e thjeshtë.
- Një trëndafil nga hiçi? - Një trëndafil.
Tamam si-- nuk mundem, vërtet.
(Ray Comfort) Pse jo?
Unë? Thjesht nuk kam aftësi të mbinatyrshme.
(Ray Comfort) Të gjithë gjenitë në botë
s'mund të bëjmë një grimcë rëre nga hiçi.
Ne s'e dimë nga t'ia fillojmë.
- S'mundem. - Pse jo?
Nuk i kam miliona, miliarda vite.
Kjo do të ishte e pamundur fizikisht.
Dua të them, do të më duhet-- kjo është e pamundur.
(Ray Comfort) Si mund të thuash, atëherë,
që çdo gjë nuk është projektuar në mënyrë inteligjente?
Ku të lë ky arsyetim në shkallën e inteligjencës
nëse thua që çdo gjë nuk është projektuar në mënyrë inteligjente,
dhe ti s'mund të bësh as dhe një trëndafil?
Pse mendon që nuk është asnjë që t'u mësojë
projektimin inteligjent në këtë universitet?
(Ray Comfort) Sepse ata nuk lejohen ta bëjnë këtë gjë.
Ne mund të japim mësim çdo gjë që duam.
(folësi) Ka një arsye që projektimi inteligjent nuk mësohet
në institucionet tona mësimore.
Sipas fizikanit Viktor Stenger,
"Stafi ligjor i Fondacionit Liri nga Feja
[një grup monitori për kishën-shtetin]
ka pasur mjaft sukses për të bindur shumë institucione
si borde shkollash dhe këshille qytetesh
që ata po shkelin ligjin kushtetues
kur promovojnë aktivitete sektare".
Kjo përfshin projektimin inteligjent.
"Kur autoritetet nuk mund të binden,
Fondacioni Liri nga Feja ngre padi,
dhe i fiton ato më të shumtën e rasteve".
(Ray Comfort) Nuk kishte asgjë në fillim.
Shpërthim i madh i asgjëje që u bë diçka,
dhe më pas kjo u bë një trëndafil,
dhe gjirafa dhe kuaj dhe lopë.
Nuk po them që kjo është çfarë ndodhi.
Thjesht po them që nuk e di se çfarë ndodhi.
Kjo është çfarë shkencëtarët kanë teorizuar se ka ndodhur.
(Ray Comfort) Dhe ti u beson atyre?
- Deri në një pikë. - Pra, ti ke besim.
Kjo është e vërtetë, po.
(Ray Comfort) A mund të më jepni një përkufizim për organet rudimentare?
Si e mbështet kjo evolucionin?
Rudimentaret janë—është si--
Unë s'jam një biolog, kështu që po flas pak në tym në këtë rast,
por është si një organ i mbetur që nuk përdoret.
Si për shembull, apandesiti.
Lepujt kanë një apandesit të stërmadh për tretjen e barit.
Ne akoma kemi një apandesit rudimentar.
(Ray Comfort) Ti po thua që apandesiti është i padobishëm?
Për aq që ne mund ta mendojmë në këtë çast.
Kocka kokyks, ajo ishte, duhet ta dish,
shumë njerëz e konsiderojnë atë si bishtin e njerëzve.
(Ray Comfort duke folur) Kocka bisht thuhet se është organ rudimentar.
Pra, thuhet se është një mbetje evolucionare
që provon se ne jemi të lidhur me shimpanzetë.
Mirëpo, ajo nuk është një ***ë bisht, po është rruaza kokyks.
"Ajo e mori emrin kocka bisht pasi disa njerëz besojnë se
është një pjesë 'e mbetur' nga evolucioni i njeriut,
edhe pse ideja që kocka bisht
nuk ka asnjë qëllim është i gabuar".
"Kokyksi është një burim tejet i rëndësishëm i lidhjes
për tendinat, ligamentet dhe muskujt...".
Evolucionistët pohojnë edhe se apandesiti është organ i mbetur,
por nuk është kështu.
Apandesiti është, në fakt, pjesë e sistemit imunitar të njeriut.
Sipas revistës Amerikani Shkencor,
"Për shumë vjet, apandesitit i ishte dhënë
një funksion shumë i vogël fiziologjik.
Mirëpo tani ne dimë që
apandesiti luan një rol të rëndësishëm në fetus
dhe te të rinjtë.
Midis të rinjve,
tani mendohet se apandesiti është i përfshirë kryesisht
në funksione të imunitetit".
Unë do ta konsideroja veten një ateist, po.
(Ray Comfort) A mund të mendoni për një ateist të famshëm?
Unë besoj Neil deGrasse Tajsoni.
(Ray Comfort) Neil deGrasse Tajsoni tha:
"Unë s'mund të pajtohem me pohime
nga ateistë që unë jam një prej
atij komuniteti".
(Ray Comfort) A mund të përmendni disa?
Ateistë të famshëm.
Me sa duket jo.
Të fillojmë me Isak Njutonin.
(folësi) Isak Njutoni tha:
"Sistemi më i bukur i diellit, planetëve dhe kometave,
mund të burojë nga këshilla
dhe sundimi i një Qenie inteligjente dhe të fuqishme".
(Ray Comfort) A mund të mendoni për ndonjë ateist të famshëm?
Po. Jo.
- Një ateist të famshëm? - Po, një ateist të famshëm.
Po, babi im.
(Ray Comfort) Ai s'është i famshëm.
[qeshje]
(Ray Comfort duke folur) Uebfaqe nga skeptikë shpesh përfshijnë shembuj
të ateistëve të famshëm në një përpjekje për të fituar njerëz në radhët e tyre.
Por shumë më shpesh, në mos hiç, personalitetet e famshëm të cituar
nuk janë, në fakt, ateistë.
Ky është një poster ateist i përhapur në të cilin janë Ernest Heminguej,
Abraham Linkoln, Karl Sagan, Mark Twain, Thomas Xheferson,
Benjamin Franklin, Albert Ajnshtajn,
dhe Çarls Darvini, bashkë me fjalët:
"Ateizmi, mjaft i mirë për këta idiotë".
Pra, ideja, që ateizmi është për intelektualët.
Por prit pak.
Abraham Linkoln nuk ishte një ateist.
Ai tha:, "Unë e di që Zoti
është gjithnjë në anën e të drejtit.
Por është shqetësimi im dhe lutja ime e vazhdueshme që unë dhe ky komb
të jetë në anën e Zotit".
As nuk ishte Karl Sagan.
Ai pohoi qartë: "Unë jam një agnosticist".
Mark Twain e urrente fenë, por me siguri që nuk ishte një ateist,
duke thënë: "Asnjë prej nesh nuk mund të jetë aq i madh sa Zoti,
por secili prej nesh mund të jetë aq i mirë".
Benjamin Franklin tha:
"Perëndia qeveris në çështjet e njerëzve".
Thomas Edisonin do ta gjeni të renditur në Ateistët e Famshëm,
në Ateizmi Pozitiv,
dhe në uebfaqe të tjera ateiste, por ai nuk ishte një ateist.
Ai tha: "Është një mendje udhëheqëse e njerëzve
dhe e sendeve--
një Qenie Supreme i cili kujdeset për fatet
e botës".
Thomas Xhefersoni tha: "Mos thuaj asgjë për fenë time.
Ajo është e njohur vetëm për mua dhe për Perëndinë tim".
Albert Ajnshtajni e refuzoi Biblën si Fjalën e Perëndisë
dhe tha që Krijuesi ishte i pakuptueshëm
dhe që Perëndia duke qenë personal ishte fëmijëror.
Ai vajtoi: Duke parë këtë harmoni të kozmosit të cilën unë,
me të kuptuarit tim njerëzor të kufizuar,
jam në gjendje të kuptoj,
ka ende njerëz që thonë se nuk ka Zot.
Por ajo që më zemëron në të vërtetë është që ata më citojnë
mua për të mbështetur këto pikëpamje".
Ai tha kategorikisht: "Unë nuk jam një ateist"
dhe duke iu referuar atyre që e mohojnë Krijuesin,
ai përdori termin "ateistë fanatikë".
Çarls Darvini tha: "Unë nuk kam qenë kurrë një ateist".
Pra, nga të tetë burrat e famshëm në këtë poster,
është vetëm njëri i cili ishte një atesit: Ernest Heminguej.
Sipas biografit të tij, pas më 1961, Heminguej, citoj,
"futi dy saçma në shotganin Bos me kalibër dymbëdhjetë,
e vuri fundit e tytës në gojën e tij,
tërhoqi shkrehësin dhe i hodhi trutë e tij në erë".
Ja, pra, njeriu në poster kur flasim për ateizmin.
Mbani mend që ndonëse disa nga këta burra
pohojnë se besojnë në Zotin,
nuk do të thotë medoemos që ata janë besimtarë
në Krijuesin e vetëm të vërtetë të zbuluar në Shkrimet e Biblës,
apo që ata janë të krishterë të vërtetë.
Megjithatë, kur ateistët i përdorin teistët ose agnosticistët
për të mbështetur programet e tyre të pabesa,
ata po tregohen të pandershëm.
Dhe sërish, nga ata të cilët pohojnë
që parimet morale janë relative për çdo njeri,
pandershmëria e volitshme nuk duhet të jetë një surprizë.
(Ray Comfort) A besoni në absolutësi morale?
Jo, nuk besoj.
(Ray Comfort) A është i gabuar përdhunimi?
Përdhunimi është i gabuar në kulturën tonë, po.
(Ray Comfort) A është i gabuar përdhunimi gjithmonë?
Varet në fillesat që ke.
Nëse thua që ti ke respekt për qeniet e tjera njerëzore,
atëherë po, përdhunimi është i gabuar gjithmonë.
(Ray Comfort) Pra, ka parime absolute morale?
A është përdhunimi absolutisht i gabuar?
Në mendimin tim, është.
(Ray Comfort) Pra, kush i cakton rregullat?
Ne i caktojmë.
(Ray Comfort) Pra, nëse Hitleri i caktoi rregullat dhe ai kishte shumicën?
Nëse Hitleri i caktoi rregullat, po,
ne do të jetonim në një shoqëri
që Hitleri do e konsideronte të moralshme,
por që unë nuk do ta konsideroja të moralshme.
(Ray Comfort) A e vuri në praktikë Hitleri mbijetesën e më të fortit?
- Jo. - Çfarë po bënte ai, atëherë?
Ai po vriste njerëz.
(Ray Comfort) Por kjo është mbijetesa e më të fortit.
Jo, kjo s'është mbijetesa e më të fortit.
(Ray Comfort) Është, është luani që ha antilopën.
Jo, ka shumë më tepër për evolucionin
se thjesht ky lloj modeli i ashpër “vrit dhe vritu"
që ti ke në kokën tënde.
(Ray Comfort) Por unë kam parë një citim nga Riçard Doukinsi që thotë:
"Evolucioni në [gjendjen] më të papërpunuar të tij është jashtëzakonisht i egër".
Po, është.
(Ray Comfort) Kjo ishte Hitleri që vuri në praktikë evolucionin.
Kjo nuk do të thotë që kjo ishte e moralshme.
(Ray Comfort) Ishte e pamoralshme.
Askush nuk po thotë që evolucioni është një proces i moralshëm.
Evolucioni është një proces shumë i ashpër dhe i egër.
(Ray Comfort) A besoni në evolucionin?
- Po, besoj. - A keni një qen?
- Po. - E doni qenin tuaj?
Po, e dua qenin tim.
Po, e dua. I dua kafshët.
(Ray Comfort) Mirë, pra, qeni yt i veçantë dhe
komshiu yt i neveritshëm po mbyten.
Ti mund të shpëtosh vetëm njërin prej tyre.
Cilin do të shpëtoje?
Hmm, kjo është një pyetje e vështirë.
Unë mund të shpëtoj vetëm njërin?
(Ray Comfort) Përse po ngurroni?
Unë mendoj që do të shpëtoja qenin tim.
Nuk e di përse po ngurroj, vërtet.
Sepse, nuk e di,
ndihem sikur njerëzit do të më shohin si një njeri të keq
nëse do të thosha qenin.
Do të shpëtoja qenin tim.
(Ray Comfort) Pra, komshiu yt nuk ia vlen të shpëtohet?
Epo, ai nuk ia vlen të shpëtohet më shumë se qeni im.
Unë do të shpëtoja qenin.
Dua të them, do të doje të shpëtoje kafshën.
Pra, do të doja të shpëtoja qenin tim.
Epo, ne jemi kafshë. Besoj që jemi të gjithë të barabartë.
Unë s'mendoj që njerëzit kanë si, një më të lartë, si, vend.
(Ray Comfort) Pra, ti mendon që qentë janë më të vlershëm se qeniet njerëzore?
A besoni në evolucionin?
Po, besoj.
(Ray Comfort) Pra, është thjesht një çështje e mbijetesës së më të fortit.
Komshiu yt është një shimpanze dhe ti ke një qen,
dhe ty të pëlqen qeni më shumë sesa të pëlqen shimpanzeja.
A do të ishte e drejtë kjo?
Pak a shumë, po.
Dua të them, është mbijetesë e më të fortit, dua të them--
- Mbijetesë e më të fortit? - Po, pak a shumë.
(Ray Comfort) Ti the që beson në evolucionin.
Pra, është thjesht një çështje e mbijetesës së më të fortit?
Po.
(Ray Comfort) Nëse ai mbytet, ai mbytet, punë e madhe.
Oh, epo po, kjo është e vërtetë.
- A je ti ateist? - Po.
(folësi) "Çdo fetus është më pak njerëzor se një derr i rritur", Riçard Doukinsi.
(Ray Comfort) Pra, ju s'mendoni që ekziston Zoti?
Më tepër sa di.
(Ray Comfort) A ndihesh rehat të flasësh për gjëra frymërore?
Unë s'di shumë për këto gjëra,
pasi ato nuk janë vërtet të afta për njohuri.
Kur vdesim, ne ndalojmë, në fakt, ndalojmë së jetuari.
(Ray Comfort) Nga e di ti?
Sepse është thjesht çfarë janë faktet.
Si, nëse ti ndalon së marri frymë në këtë çast,
ti do të konsiderohesh i vdekur.
(Ray Comfort) Jakob, nëse ti do të ishe një makinë dhe të fiket motori,
kjo që the do të ishte e drejtë, është diçka e pajetë.
Por ti je një qenie njerëzore, biologjike dhe e gjallë
me jetën e Perëndisë brenda teje.
Ne jemi një qenie mekanike
pasi ne kemi pjesë të ndryshme që--
- Po nuk ka jetë në ty? - Po, ka jetë në mua.
(Ray Comfort) Ky është shpirti yt.
Në rregull, a mund t'u përgjigjesh disa pyetjeve?
Janë pyetje mjaft të qarta.
- Sigurisht. - A je një njeri i mirë?
(Ray Comfort) A do të mund të shkosh në parajsë?
Do të doja të mendoja kështu.
A mendoj unë që jam një njeri i mirë? Po.
(Ray Comfort) A je ti një njeri i mirë, moralisht?
Po, jam.
(Ray Comfort) A mendon që je një njeri i mirë?
Po.
Më pëlqen të besoj kështu, po.
(Ray Comfort) Sa gënjeshtra ke thënë në tërë jetën tënde?
S'do të isha në gjendje t'i numëroja.
Nuk e di nëse mund t'i mbaj mend.
(Ray Comfort) A mund të tregohesh i sinqertë me mua?
Po.
(Ray Comfort) Sa gënjeshtra mendon se ke thënë në tërë jetën tënde?
Oh, mjaft gënjeshtra.
- Të panumërta. - Të panumërueshme.
(Ray Comfort) Si do të më quaje nëse do të thosha shumë gënjeshtra?
Gënjeshtra të panumërta, ti do të më quaje një gënjeshtar, apo jo?
Sigurisht.
(Ray Comfort) Si e quan dikë që ka thënë mijëra gënjeshtra?
- Gënjeshtar. - Pra, çfarë je ti?
Unë jam një gënjeshtare.
(Ray Comfort) A ke vjedhur ndonjëherë diçka në tërë jetën tënde,
edhe nëse është e vogël?
Po, kam vjedhur.
(Ray Comfort) A ke marrë ndonjëherë diçka që ishte e dikujt tjetër?
- Patjetër. - Sigurisht.
Po, e kam bërë.
(Ray Comfort) Kjo quhet vjedhje.
- Pra, çfarë je ti? - Një gënjeshtare dhe një hajdute.
Unë jam gënjeshtare dhe hajdute.
(Ray Comfort) A e ke përdorur ndonjëherë kot emrin e Zotit?
Oh, çdo ditë.
(Ray Comfort) A e ke përdorur ndonjëherë kot emrin e Zotit?
Oh, gjatë gjithë kohës.
(Ray Comfort) A e ke përdorur ndonjëherë kot emrin e Zotit?
[bip] ndoshta po.
(Ray Comfort) A e ke përdorur ndonjëherë kot emrin e Zotit?
- Po. - Vërtet, e kam.
(Ray Comfort) Kjo quhet blasfemi.
Është shumë e rëndë ta përdorësh emrin e Zotit si një fjalë mallkimi.
Unë s'besoj në të blasfemuarit, përderisa nuk besoj në Zotin.
Pra, nëse nuk beson në Zotin, si mund të blasfemosh?
(Ray Comfort) Epo, nëse unë s'besoj në një ligj të caktuar
dhe prapë e shkel atë ligj,
injoranca e ligjit nuk përbën justifikim.
Pra, ne prapë jemi fajtorë, edhe nëse e mohojmë ekzistencën e një ligji
apo edhe nëse nuk e kemi ditur për të.
Edhe një pyetje dhe e vlerësoj sinqeritetin tënd, Jakob.
Jezusi tha nëse e shikon një grua dhe ke epsh për të,
ti kryen tradhti bashkëshortore me të në zemrën tënde.
A e ke parë ndonjëherë një femër me epsh?
Pse, po,unë shikoj shumë femra me epsh në zemrën time.
Patjetër.
(Ray Comfort) A e ke parë një djalë me epsh?
- Me epsh? - Epsh.
- Oh, po. - Sigurisht.
Jo kohët e fundit.
Vërtet, e kam bërë.
(Ray Comfort) A ke pasur lidhje fizike jashtë martesës?
Jo, akoma jo.
(Ray Comfort) A shikon pornografi?
Po.
(Ray Comfort) Ti po lakmon femrat, e kupton.
A ke parë ndonjëherë një femër me epsh?
Patjetër.
(Ray Comfort) Pra, Pjetër, vetë e pranove që je një hajdut gënjeshtar,
një blasfemues dhe kurorëshkelës në zemër
dhe këto janë vetëm katër nga Dhjetë Urdhërimet.
Çfarë po të them është thjesht mosbesimi në ferrin
nuk e bën atë të largohet.
Një gjykatës duhet të sigurojë që të zbatohet drejtësia nëse është një gjykatës i mirë
dhe është njëlloj me Perëndinë.
Nëse vdesim në mëkatet tona, Perëndia do të na ***ë drejtësi.
Bibla thotë që asnjë hajdut, asnjë gënjeshtar, asnjë kurvar,
asnjë blasfemues, asnjë kurorëshkelës nuk do të trashëgojë mbretërinë e Perëndisë.
Pra, Xhulia, nëse vdes në mëkatet e tua dhe Perëndia të jep drejtësi
duke qenë se Ai është i shenjtë dhe i përsosur moralisht, ti do të përfundosh në ferr
dhe e urrej shumë që kjo të të ndodhë ty.
O njeri, do e shisje njërin nga sytë e tu për 1 milionë dollarë?
- Ndoshta jo, jo. - Të dy për 100 milionë dollarë?
Jo, e vlerësoj shikimin shumë.
(Ray Comfort) E shikon se sa të çmuar janë sytë e tu për ty,
sa më shumë e çmuar është jeta tënde dhe ti po thua:
"Nuk e çaj kokën nëse mallkohem nga çdo gjë që është e mirë"?
Sigurisht që shqetësohesh. Ti ke një vullnet për të jetuar.
Tani, me lejo të të tregoj diçka që ti e di nga intuita.
Ti e di që krijimi është provë për Krijuesin.
Perëndia ta ka dhënë këtë dritë (njohuri).
Ne s'kemi prova për një Krijues.
- Po, kemi. - S'kemi, në fakt.
(Ray Comfort) Kam një tregues të brendshëm.
Kam një informator të brendshëm
dhe më tregon që ti e di që Zoti ekziston
dhe arsyeja që ke zgjedhur evolucionin
është sepse kështu i largohesh përgjegjësisë morale.
Evolucioni nuk i largohet përgjegjësisë morale.
(Ray Comfort) I largohet, do të thotë që instinktet e tua kafshërore,
epshi dhe pornografia
dhe kurvëria dhe kurorëshkelja, janë të gjitha thjesht instinkte kafshërore.
Kjo është e gjitha. Ti je thjesht një kafshë.
Bibla kërkon përgjegjësi morale
dhe thotë se këto gjëra janë të gabuara
dhe ja përse kjo nuk është e pranueshme për ty.
Ja përse ti nuk je duke e kërkuar të vërtetën.
E kam gabim?
Le të shohim.
- E kam gabim? - Unë mendoj se e ke gabim.
(Ray Comfort) Unë po them që ti e di nga intuita që krijimi
është provë për Krijuesin.
Perëndia ta ka dhënë ty këtë dritë të brendshme,
prandaj kur vështron aftësitë gjeniale të dorës krijuese të Perëndisë,
ti e di që Ai ekziston për shkak të krijimit.
Ti je një qenie njerëzore unike, e krijuar në shëmbëlltyrën e Perëndisë
me një ndjenjë të drejtësisë dhe të së vërtetës dhe të ndershmërisë.
Perëndia të dha ty një ndërgjegje. Është e qenësishme.
Shoqëria i jep formë, por është e qenësishme.
Ti e di të drejtën nga e gabuara.
Ti ke shkelur ligjin e Tij,
dhe nuk do të doja që të përfundoje në ferr.
Jakob, nëse e kupton problemin dhe nëse mund ta shohësh,
mundimi yt për momentin është për shkak se ti e do mëkatin,
ngaqë të pëlqen kënaqësia që të jep mëkati
dhe ti nuk do që t'i ***ësh fund.
Ti je si ai burri me një kuletë në brez të mbushur me ar
që sapo ka rënë në det.
Po të them që nëse nuk e heq qafe atë kuletën në brez
që peshon 35 kilogram, ajo do të të fundosë poshtë.
Nuk ka rëndësi se sa kënaqësi të jep,
nuk ia vlen të humbësh jetën për të.
Gail, ti nuk je një bishë.
Ti je një qenie njerëzore, e krijuar nga Zoti sipas shëmbëlltyrës së Tij
me dinjitet dhe vlerë dhe qëllim.
A e di se çfarë bëri Zoti për mëkatarët fajtorë
që ne të mos shkojmë në ferr? Ndonjë ide?
- Ëë-ëë. - Jo.
(Ray Comfort) Epo, Perëndia u bë një qenie njerëzore, 2,000 vjet më parë,
Jezusi nga Nazareti,
dhe Ai vuajti dhe vdiq mbi një kryq,
duke marrë dënimin për mëkatet e botës.
Unë dhe ti kemi shkelur ligjin e Perëndisë dhe Jezusi pagoi gjobën tonë.
Kjo do të thotë që Perëndia mund ta largojë ligjërisht çështjen tonë ligjore
për shkak të vuajtjes, vdekjes dhe ringjalljes së Shpëtimtarit.
Perëndia mund të të thotë: "Ti mund të dalësh nga salla e gjyqit"
sepse dikush pagoi gjobën tënde.
Dhe më pas çfarë mund të bëjë tani Perëndia
është të na veshë me drejtësinë e Krishtit,
kështu që në Ditën e Gjykimit, ti je i sigurt nga zemërimi i Perëndisë
dhe drejtësia e Tij
për shkak të vdekjes dhe ringjalljes së Shpëtimtarit.
Nëse pendohesh dhe e vendos besimin në Të,
Perëndia do të të ***ë një qëndrim të drejtë në sytë e Tij.
Ai do të të pastrojë menjëherë nga mëkatet e tua,
dhe Ai do të të ***ë dhuratën e jetës së përjetshme.
Fjalët e Tij të fundit mbi kryqin ishin: "U krye".
Me fjalë të tjera, borxhi është paguar.
Ai erdhi për të marrë dënimin mbi Veten e Tij.
Prandaj, duke qenë se gjoba tonë u pagua nga një tjetër,
Perëndia mund ta largojë ligjërisht çështjen tënde gjyqësore.
Është shumë e vështirë të besosh që dikush do të jetë i gatshëm
të paguajë një borxh që nuk është i Tiji.
(Ray Comfort) Bibla thotë që Perëndia është dashuri,
dhe Ai është i mirë dhe bujar dhe i mëshirshëm,
dhe në mirësinë e Tij të madhe Ai u bë një qenie njerëzore
dhe vuajti për ne.
- A ka kuptim kjo? - Kjo ka kuptim, po.
- Sa vjeç je? - Jam 22 vjeç.
(Ray Comfort) Kur do vdesësh?
S'ia kam idenë.
(Ray Comfort) Epo, Zoti e di saktësisht çastin e vdekjes tënde
dhe mund të jetë sonte, mund të jetë nesër.
Nuk po përdor taktika frikësuese. Ky është thjesht realitet i çiltër.
150,000 njerëz vdesin çdo 24 orë
dhe të gjithë ata ishin duke planifikuar javën tjetër, pa dyshim.
Kështu që të lutem mendo për këtë.
A ke një Bibël në shtëpi?
Jo.
(Ray Comfort) Nuk po flas për një fe
që thotë se ti duhet të përpiqesh për të shkuar në parajsë.
Po të tregoj që Bibla thotë se parajsa është një dhuratë falas nga Perëndia.
Ti nuk mund ta meritosh jetën e përjetshme.
S'ka rëndësi se sa fetar je, se sa i mirë je.
"Perëndia e tregon dashurinë e Tij ndaj nesh,
në atë që, kur ende ishim mëkatarë,
Krishti vdiq për ne",
dhe më pas Ai u ngrit prej së vdekurish dhe e mposhti vdekjen.
Ja se si e shpreh Bibla:
"Jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit,
dhe kjo nuk vjen nga ju,
po është dhurata e Perëndisë, jo nga veprat,
që të mos mburret askush".
Pra, jeta e përjetshme është një dhuratë falas nga Perëndia
dhe ajo vjen për shkak të mëshirës së Perëndisë,
jo në sajë të diçkaje që bëjmë ne. A ka kuptim?
Po, ka kuptim.
(Ray Comfort) A ke një Bibël në shtëpi?
Po.
(Ray Comfort) Unë kam qenë duke e lexuar
Biblën çdo ditë për më shumë se 40 vjet.
Ajo nuk përmban asnjë gabim, Majk.
Çdo gabim që ne mendojmë se gjendet në të janë gabimet tona
dhe ti mund t'i besosh Fjalës së Perëndisë.
Dua të them, mendo se si ti u beson profesorëve dhe librave të shkencës
që të thonë se ti je një gjitar i familjes së shimpanzeve?
Ti e beson këtë.
Pra, sa më tepër duhet t'i besosh ti Perëndisë që nuk gënjen?
Më lejo të të tregoj se sa të gabueshëm jemi.
Gërmëzoje fjalën "shop" (anglisht për "dyqan").
- Shop? - Shop.
S-H-O-P.
(Ray Comfort) Çfarë bën ti kur je para një drite jeshile?
- Ndaloj. - Dritë jeshile.
Oh.
(Ray Comfort) E shikon, ne jemi të gabueshëm. Ne bëjmë gabime.
Pra, imagjino nëse ti bën një gabim
kur thua që i tërë ky krijim u formua bashkë
në sajë të një shpërthimi të asgjëje
që prodhoi gjithçka: stinët, zogjtë,
pemët, lulet, diellin, hënën, yjet
dhe mrekullitë e trupit njerëzor?
A do të mendosh për këtë?
Oh, po, jo unë mendoj për këtë shumë, më beso.
Im vëlla, siç e thashë, ai është një i krishterë i përkushtuar.
Ai është duke studiuar në Shkollën Teologjike të Jejlit tani,
Kështu që ai më flet për këtë gjatë gjithë kohës.
(Ray Comfort) Pra, di duhet të mendosh seriozisht për këtë.
Jeta është e mbushur me vendime.
Zbute zemrën tënde.
Mos ki kaq shumë besim të verbër në atë që të thotë shkenca
dhe ajo të lë ty pa asnjë njohuri të asaj
se çfarë ishte në fillim.
Ti nuk e ke idenë fare se nga ke ardhur,
ti nuk e di se çfarë je duke bërë këtu mbi tokë
dhe ti nuk e di se çfarë ndodh mbas vdekjes.
Pjetër, a mund ta kesh gabim për ekzistencën e Perëndisë?
Po. Dhe a mund ta kesh ti gabim për ekzistencën e Perëndisë?
(Ray Comfort) Jo.
Epo, atëherë, unë mendoj që ti je disi mendjengushtë.
(Ray Comfort) Epo, nëse do të të thosha ty:
"A mund ta kesh gabim për ekzistencën e gruas tënde?"
ti do të thoshe: Jo, unë e njoh atë".
Ti do të thoshe: "Mos u bëj qesharak.
Unë e njoh dhe e dua atë",
dhe unë e njoh Zotin dhe unë e dua Zotin
dhe Ai e ndryshoi jetën time 41 vjet më parë,
menjëherë, brenda natës.
M'i fali mëkatet e mia dhe më dha dëshira të reja
kur unë nuk kisha asnjë dëshirë apo mendim për Perëndinë
për plot 22 vjet më parë, kur nuk isha një i krishterë.
Majk, faleminderit që biseduat me mua, e vlerësoj këtë.
Po, sigurisht, asnjë problem. Faleminderit dhe ti.
(Ray Comfort) Një gjë më shumë, duke qenë se ti je një njeri shumë inteligjent.
Gërmëzoje fjalën "shop" (anglisht për "dyqan").
Shop?
Si, S-H-O-P?
S-H-O-P.
(Ray Comfort) Çfarë bën kur je para dritës jeshile?
- Ndalon. - Dritë jeshile.
- Hmm? - Dritë jeshile.
Oh, ha-ha, shumë mirë.
(Ray Comfort) Pjetër, ti ke qenë shumë i sjellshëm me mua
Faleminderit shumë që biseduat me mua.
Në përgjithësi unë nuk bisedoj me kreacionistë,
sepse nuk më bën mirë për tensionin.
(Ray Comfort) Pra, a do të mendosh për këtë?
Ëë-ëë.
Unë mendoj për këtë shumë, në fakt.
Unë mendoj për vdekjen dhe se sa e brishtë është jeta
dhe se si ajo mund të mbarojë vetëm brenda një sekonde
dhe më pas nuk do të jetë asgjë.
(Gail E. Kennedy, PhD) E dini, problemi me ata që
nuk janë në gjendje të shohin evolucionin, mendoj unë,
është sepse ata nuk kanë imagjinatë.
(folësi) "Të dhëna anatomike të evolucionit të njeriut nga peshqit".
Qeniet njerëzore janë akoma peshq.
(folësi) "Veshët e njeriut evoluuan nga verzat e peshqve të lashtë".
Ne dolëm nga toka si një gjitar.
(folësi) "Krahët më të rëndë të dinozaurëve çuan në evolucionin e zogjve".
(Ray Comfort) A mendon që ne jemi të lidhur me derrat?
A mendoni se kemi një paraardhës të përbashkët në derrat?
Po.
(folësi) "Prova që dinozauri T-Reks i frikshëm evoluoi në një zog".
(Ray Comfort) A mendoni që jeni një gjitar i shimpanzeve?
- Po, jam. - A je ti një gjitar që flet? - Jam.
(Ray Comfort) A je një kushëri i bananeve?
Pse, po
(folësi) "Kur balenat ecën në tokë".
(student) Unë po pranoj që ata e kanë kryer në mënyrë korrekte shkencën e tyre.
Në përgjithësi unë i besoj komunitetit shkencor.
Unë do t'iu besoj asaj që bënë ata ekspertë,
atje ku dalin ata ekspertë.
Evolucioni darvinian mbështetet mbi besim
dhe përsëri, sipas Riçard Doukinsit
"Besimi është, dështimi i madh,
justifikimi i madh për t'iu shmangur nevojës për
të menduar dhe për të vlerësuar evidencën".
Evolucioni darvinian kërkon besim të madh.
Por njohja e Perëndisë shihet qartë nga tërë njerëzimi.
"Cilësitë e Tij të padukshme, fuqia e Tij
e përjetshme dhe hyjnia e Tij, duke qenë të dukshme
nëpërmjet veprave të Tij që nga krijimi i botës,
shihen qartë, me qëllim që
ata të jenë të pafalshëm,
sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan
as e falënderuan si Perëndi,
përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre
dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua.
Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë".
Faleminderit që gjetët kohën për të parë filmin
"Evolucioni përballë Perëndisë".
Nëse doni të keni më shumë informacion rreth shërbesës sonë,
ju lutemi vizitoni LivingWaters.com.
Ray Comfort ka shkruar një sërë librash
mbi ateizmin dhe evolucionin për t'ju ndihmuar më tej studimin
tuaj mbi këtë çështje tejet të rëndësishme.
Në LivingWaters.com mund të mësoni edhe për
Shkollën e Ungjillëzimit Biblik përmes internetit;
për programin tonë ndërkombëtar televiziv,
"Rruga e Mjeshtrit";
transmetimin e përditshëm në internet "Zona e Komfortit";
dhe “Rrënjë”, një seri në DVD me Rei, Kirk Kameron
dhe familjen Duggar.
Ne jemi tepër të përulur
kur shohim se si Perëndia i ka përdorur xhirimet tona të mëparshme
për të ndikuar njerëz përreth globit
dhe për të përhapur ungjillin e lavdishëm të Jezu Krishtit.
Ne duam të shohim kopje falas të DVD-së, "Evolucioni përballë Perëndisë"
në duart e studentëve të universiteteve në tërë botën.
Për të zbuluar se si mund të ndihmoni për të realizuar këtë,
ju lutemi vizitoni LivingWaters.com.
Faleminderit shumë që keni bashkëpunuar me ne
për të frymëzuar dhe pajisur të krishterët
që të përmbushin Mandatin e Madh.
♪♪♪
♪♪♪
♪♪♪
♪♪♪
♪♪♪
♪♪♪
♪♪♪