Tip:
Highlight text to annotate it
X
Prapaskenat e Move On
Më të mirat në GJERMANI
Jemi këtu, në destinacionin final të kësaj aventure të pabesueshme,Berlin.
Kemi njerëz në taraca ndërtesash,
duke u fshehur pas pajisjesh.
Me edhe tre ditë të mbetura për të xhiruar,
do të krijojmë disa nga skenat më të tensionuara të filmit.
Kemi shumë pjesëmarrës në set
dhe një grup pune të gatshëm për ta finalizuar këtë film.
Është shumë emocionuese të jesh këtu,
dhe mua më pëlqen shumë!
Si mund të përfundonim filmin tonë të rrugës
dhe të mos ju jepnim atë që keni pritur prej kohësh,
një intervistë me yllin tonë,Z.Mads Mikkelsen.
Po i afrohemi fundit,
kështu që po fillojmë të ndjehemi pak të lodhur,
por vazhdojmë përpara.
Si filloi Move On për ty?
Në fakt filloi me një telefonatë nga Asger,
i cili më tregoi se kishte një projekt të çmendur në duar.
Unë mendoj se ai është njeriu i duhur për një projekt si ky.
Ne kemi udhëtuar nëpër Europë,
për të xhiruar në të gjitha shtetet.
Unë e kam shijuar shumë,
më duket shumë rock & roll.
Po karakteri që luan?
Ai është një profesionist,
transportues,
agjent,
vrasës.
Ai ka parë edhe më mirë,
ndërkohë që ka patur një pushim prej 4 vjetësh
përpara se të rikthehej në mision.
Nuk tregon shumë në fakt për të kaluarën e tij.
Si ishte për ty të punuarit së bashku me fituesit?
Ka patur fitues të ndryshëm për projekte të ndryshme,
nga shtete të ndryshme.
Për ta kjo është një ditë e veçantë.
Ne jemi të mësuar me ambjentin e punës të xhirimit të një filmi,
kamerat, mjetet që lëvizin.
E marrim të mirqënë çdo gjë që ndodh aty.
Për ta është një ditë e madhe
dhe ne tentojmë ta harrojmë këtë gjë.
Kur ne i shtrëngojmë dorën,
bëjmë ndonjë foto apo flasim për pak me ta,
ai është një moment i veçantë për ta.
Në fakt,gjithmonë do të mbash mend ditën tënde të parë në nje film,
kur ishe i ri, nuk dije se çfarë të thoje
dhe vetëm mendoje "shpresoj të mos bëj ndonjë gabim" .
Për ta është një ëndërr
dhe këtë mund ta shikosh shumë lehtë të reflektuar në fytyrat e tyre.
Le të takohemi me disa pjesëmarrës.
Unë pata një ditë të mrekullueshme,
të cilën do ta mbaj mend gjithë jetën time.
Ia vlente!
Unë isha Isha i mrekulluar që do të luaja me Mads Mikkelsen,
sepse jam një admirues i zjarrtë i tij.
Ishte e mrekullueshme
një skenë e vogël me Alexandra Maria Lara,
shumë e këndshme.
Më thanë: "Të lutemi, trembu shumë dhe vrapo me nxitim!" ,
sepse këtë gjë bën kur dikush të drejton një pistoletë.
Më tregoni fytyrat tuaja të trembura!
Ky ishte Berlini.
Për mua ndalesa e rradhës është Londra,
do të kthehem që të bisedoj me Asger,
producentët dhe montazhierin
për të zbuluar se çfarë po ndodh në dhomat e montazhit.
Qëndroni me ne�