Tip:
Highlight text to annotate it
X
Lindim të gjithë nga e njëjta materie
Por, nuk lindim të tërë të barabartë
Kush do të jesh? Çfarë do të bëhesh?
Disa njerëz lindin për të udhëhequr e ndryshuar jetët e popujve të tyre
Të tjerë për të qenë mediokër, të kalojnë pa u vënë re
Por për disa
Jeta është një betejë e vazhdueshme që ofron zero mundësi
Atëherë, si mundet asgjëja... të bëhet diçka?
Vetëm në shkollë Zeros i kushtohej vëmendje
Aty mori mësime të rëndësishme rreth vlerës që do të kishte në shoqëri
E që për të ishte e ndaluar të shumëzohej
Ndonjëherë Zero ndjehej si një numër shumë më i rëndësishëm
Por fëmijët donin vetëm t’i kujtonin se Zero mbetet Zero pavarësisht se nga cila anë drejtohej
Teksa Zero rritej, ndjehej gjithnjë e më i vetmuar
Pavarësisht defekteve të tij numerike, Zero e dinte që kishte diçka për të ofruar
Zero nuk i lejonte kurrë situatat e këqija ta vinin përposh...
Ai nuk donte të ishte numër negativ
Zero ishte zgjuar edhe herë të tjera me plagë e lëndime në trup...
Por këtë herë ishte ndryshe
Për herë të parë Zero nuk po ndjehej më i vetmuar
Në prani të shoqes së tij të re, ai ndjehej po aq i rëndësishëm sa një Tre...
Madje sa një Katër
Por ndjesia më e mrekullueshme
Ishte ajo e përkatësisë
Një jetë e tërë vetmie tashmë ishte tretur në të shkuarën
Së bashku me mendimin se dashuria e tyre ishte e ndaluar
Teksa bota vazhdonte pa të
Zero pyeste veten sesi do të mund t’ia bënte pa dashurinë e tij?
Foshnja mbante shenjën e infinitit
Numri më i madh e më i respektuar që njerëzit kishin parë ndonjëherë
Zero e kuptoi atëherë që nga asgjëja...
Ai pat krijuar diçka me të vërtetë të mrekullueshme
Fillimi
Translated by: Translated by: Mars Gj�